Jari e lidh atenatin në Shkozet me vilat e Lulit

Pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku u plagos një prokuror dhe dy persona të tjerë, Jari ka një shpjegim për demokratët:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Atentati në mbikalimin e Shkozetit ka lidhje drejtëpërdrejtë me Edvin Ramën, i cili kërkon të tërheqë vëmendjen nga dështimi që pati me akuzat ndaj Lulit, për dy vilat ku ai jeton.

Siç e dini, Edvin Rama sajoi një raport fallco teknik, sikur apartamenti i Lulit nuk është dëmtuar nga tërmeti, për të diskretituar Lulin që ka marrë dy vila për të futur kokën pas tërmetit.

Por Luli nuk ra pre e këtij provokimi.

Ai ju përgjigj qartë dhe prerë, se ai nuk ka ndërmend të lëvizë nga dy vilat që ka marrë, edhe pse sipërfaqja e tyre është më e vogël se e apartamentit në pallat ku jetonte, dhe se nuk ka pishina për të dyja.

Ky dështim i turpshëm i Edi Ramës përballë vendosmërisë së Lulit për të mos u larguar nga vilat dhe për t’u kthyer tek pallati, e detyroi Edi Ramën të sajojë një ngjarje tjetër, për të tërhequr vëmendjen.

Ndaj them se atentati në mbikalimin e Shkozetit është sajim i Edvin Ramës, për të mos rënë në sy dështimi që pati me Lulin në betejën kundër dy vilave që ai ka marrë sa për t’u strehuar pas ikjes nga pallati.

Ndaj është rasti për të përgëzuar Lulin për vendosmërinë e tij, e cila e detyroi Edi Ramën të shtyhet më tej në vepra kriminale, ngaqë nuk ja doli dot të krijojë skena, kur Luli kthehet në shtëpi me plaçka të ngarkuara në “dum dum” të vegjël dhe lali që i bën fotografi, duke thënë “shtëpitë janë të sigurta nga tërmeti”.

I juaji, Jari!”

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *