Lulzim Basha në përpjekje për të futur dy vila në një thes

Nga Mero Baze

Lulzim Basha e ka ndarë mendjen të mos rikthehet më tek pallati. Ka vendosur të jetojë në një vilë që është pak më e vogël se apartamenti që kishte në një kat pallati. Është gati të rrijë dhe pa pishinë. Është gati të paguajë qiranë 3 mijë euro në muaj. Dhe e ka gjetur zgjidhjen, të mos ja paguajë Papulit, se atë e quajnë oligark. Do t’ia paguajë dikujt tjetër, që nuk do na e thotë tani për tani. Në fakt, do t’ia paguajë vetes, se vilat janë të tijat.

Një sms e tij dje në emisionin e Arian Çanit, shpjegon qartë gjithë gënjeshtrat e tij prej ditës së parë që ju publikua jeta e re në dy vilat luksoze (bashkë me kunatin).

Në fillim tha jam me qira. Por nuk ka asnjë kontratë qiraje.

Më pas tha që iku nga apartamenti përkohësisht, se ishte dëmtuar nga tërmeti. Në fakt, nuk është dëmtuar nga tërmeti.

U ankua që vila është më e vogël se apartamenti dhe nuk ka pishinë. Këtu mund të ketë të drejtë.

Por si në asnjë rast tjetër në Shqipëri, ky është një rast flagrant, kur kandidati për kryeministër i Shqipërisë, nuk pranon të bëjë një sqarim të plotë dhe të qartë mbi një pasuri që në vlerë blerje i afrohet 1 milionë eurove dhe në qira mujore, 3 mijë eurove.

Do të mjaftonte një sqarim i shkurtër, i tipit: “Unë Lulzim Basha kam blerë dy, ose një vilë tek Kompleksi…..me vlerë….që burojnë nga të ardhurat e mija. Aktualisht vila gjendet në adresën….me pronarë …..”

Nëse do shkruante kaq rreshta, që i ka detyrim ligjor, nuk ka pse të përflitet emision më emision, e gazetë më gazetë, se ku është vila, e kujt është, kush ja ka falur, a ka pishinë, a ka sipërfaqe më të madhe, a më të vogël etj.

Fakti që Lulzim Basha nuk e bën këtë, jo vetëm që është provë e mjaftueshme që ka blerë në rrugë joligjore dy vila luksoze, por po bën betejë për të fshehur dhe të vërtetën.

Në sms-në e dërguar në emisionin e Arian Çanit, ai shtoi një element të ri, pasi tha që vila nuk është në pronësi të pronarit të kompleksit, Agron Papuli.

Nga një hetim që i bëmë inventarit të 86 vilave që gjenden në kompleks, në pronësi të kompanisë “Clasik”, që i ka ndërtuar, janë akoma dhe 5 vila. Të tjerat kanë pronarë të rinj.

Atëhere, ose Lulzim Basha ka gjetur një pronar fallco që ka marrë përsipër pasurinë e tij, ose është duke ja blerë njërit prej këtyre.

Sidoqoftë, këto janë detaje që ai nuk ja fsheh dot publikut më. Do të ketë çdo ditë një gazetar që do ta pyesë për këtë çështje, që do ta fotografojë ku fle dhe që do t’ia mbaj gjatë në shtyp këtë histori, derisa ai të edukohet e të thotë një herë në jetë të vet, të vërtetën.

Ajo që tha dje tek emisioni me sms, vetëm sa ja komplikoi dhe më shumë betejën për të fshehur dy vila në thes. Nuk i fshen dot.

Ai e ka vetë në dorë të sqarojë të vërtetën, ose do t’ia sqarojmë ne, ditë pas dite, me letra dhe fakte.

Por atëhere do të jetë vonë për të, pasi në përpjekje për të mos humbur vilën, ai do të humbasë njerëzit që ende e besojnë se ajo nuk është vilë, por një vizatim 3D i Edi Ramës, si ato të inagurimeve.

Në fakt janë dy vila luksoze, të dyja të tij dhe familjes së tij. Dhe ai duket i gëzuar që ja ka arritur kësaj dite.

Nëse e mbani mend, ai dha shumë detaje nga vilat e reja në deklaratën e parë. Foli për metrat katrorë të tyre, për mungesën e pishinës etj.

I vetmi dëshpërim që duket se ka, është pse ja kemi zbuluar.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Lulzim Basha në përpjekje për të futur dy vila në një thes”

  1. Jimi says:

    Mero! Ti mire ben qe publikon paftyresine e ketij lapanjozi, po sa per ate se sa do te ndikoje kjo tek mbeshtetesit e tij, apo se sa ai do ti druhet ligjit, per kete “paudhesi”, as t’mos shkoj nepermend nje gje e tille ! Ai dhe taborri i ketyre horrave nuk e kane pasur dhe as do ta kene per here te pare e te fundit nje gje te tille ! Keta kane 30 vjete qe po e terrorizojne dhe poshterojne kete popull dhe askujt prej tyre nuk i hyri gjemb ne kembe prej ligjit! Edhe kur ka patur raste si ai Azem Hajdarit, kjo ishte lufte brenda llojit, e cila edhe ne te ardhmen nuk do te mungoje, dhe kjo skote hienash vetem kesaj lufte i druhet, se per ligjin as qe rruajne fare, Ne keto institucione jane instaluar pikerisht ata njerez qe i perkasin kesaj skote si Gjin Gjoni , Adriatik Llalla, apo si ky horri i fundit i emeruar prokuror i Durresit Arjan Ndoja . Ata e kane zene demin per briresh dhe s’ka bir kurve qe i shkul me.

    1. Raimond vlonjati says:

      Ja tani po hidhen ne sulm samurajt e Saje qorrit duke gjetur sebep te mbrojne super hajdutin keyeminister , sikur e kane baba qafor

      Nuk diskutohet fare qe Basha eshte nje rrembythje dhe hajdut i qelbur ,
      Por ama nuk mund te krasahoet fare se ne zanatin e hajdutit , ky Janissari i Erdoganit , Edi Rama , eshte 100 here me hajdut dhe me i pacipe ne mega- vjedhhe ,ku i esht sulur problnave publike dhe po i ndan me milioneret e tij ,
      ne implikime ne krime me kriminele ordinere ,qe i beri depudete e Kryetare Bashkie,
      me trafikante droge qe i beri ministra Rendi, , me korrupsione skandaloze , ku 1km ruge e shtron per 20 milion euro.

      Esht ky Kryeminister me babezine tij per te vjedhur cdo gje cdo gje ,
      vampiri i jetes se Shqiptareve te thjeshte ,’ plus qe ky hajdut Kryeminister po emeron Prokurore gjithe tarafin e tij

      Porse eshte me fat , sepse ka perballe ne Opozite nje budalla , halabak e hajdut te rendomte si Basha ,i cili ne vend se te shkoje te filloje shkollen nga klasa e 5-te te mesoje tabelen e shumezimit ,
      e kane vendosur ne krye te PD.

      1. Cudia says:

        Ne krye te PDse e vune dhe po e mbajne njerez si ty Rajmond. Keshtu qe shiko me mire trute e tua kur akuzon Saimir Tahirin se atij nuk i doli asgje nga shpifjet tuaja por trute e tua prej alabaku jane njelloj si te komandarit tend Basha. Ju te PDse jeni bere te gjithe tu futesh brenda nje salle te madhe e te beni seminar per tabelen e shumezimit. Juve tu shumezosh te gjitheve u del perfundimi zero.

      2. tekniku says:

        Pirdh pirdh te cfryhesh,dielli nuk mbulohet me shoshe.

  2. Mashkullori says:

    Po dhe ky,le te deklaroje si ustaj i tij,Sali Berisha.A nuk ka thene Saliu per Vilen ne Gjirin e Lalzit,se eshte e kunatit te tij?
    Le te thote dhe ky qe eshte e kunatit dhe mjafton…Por nuk ja mban,sepse ka hall se mos ja dredh kunati…

  3. Lul kastraveci pa fara says:

    Vetem ilir floriri presidenti mun ta zbuloj te verteten,se ai e pyet per oren dhe luli i pergjigjet me muniken….
    Sa per shpellaret e pedhit mburren me lulin qe ka bler vila,ndersa prokuroria meret me vetingun…
    Nuk e dime mendimin e saliut,se po tha nje fjale ai monster kunder lulashit,do shikoni se si do i versulen hienat komuniste te pedhit

    1. Arben says:

      Hajde hajde. Lulzim Basha rri në vilë që kushton 3000€/m2 muaj qeraja. Nuk merr shembull nga KrM ynë që ka vuajtur dhe vetëm 3000€ kishte gjithë pasurinë të deklaruar dhe jetonte në pallat parafabrikat deri para se vendosen t’i dhuronin vilën në Linzë për sevap.

      1. Durimi says:

        Dole Arben si fenda nga breket

  4. Fredi says:

    Modh fare! Nje plehre mashtrues ordiner

  5. 😹😹😹😹😹😹😹😹😹😹 says:

    LULUSHI GËNJEN DHE KUR TË PËRGJIGJET SE SA ËSHTË ORA. .

  6. gashi says:

    jam dakort me ty mero, por ti harron me qellim te shkruash per porositesin e ketij artikulli, per kryeministrin ne detyre edi rama, qe banonte ne nje apartament perballe drejtorise se policise dhe sot jeton ne vilat e tij ala bunker ne surrel si zhyl verni, 200 vjet perpara ne fukarenjve. thone qe edhe wc e ka prej kristali, qe shikon mutin si iken deri tek katunaret… thone qe eshte perrallore, ti ymer duhet te kesh qene ndaj na bej ndonje artikull dhe per qelbesiren kryeminister

  7. Zigur Qarri says:

    Te lumt Mero,më ne fund i paanshem.Sa mire bën qe flet per Vilen ne Surrel te Edvin Escobar D’Rames,per te cilen i tha studentes nga Vlora,
    se e kishte bërë me Leket qe kishte fituar ne kurbet,si te gjith emigrantet(megjithese eshte shqiptari i vetem qe u kthye nga kurbeti pa asnje
    Lek ne xhep),por qe harroi te nesermen se çfar kishte thene nje Ditë më pare,sepse deklaroi,se Vilen ne Surrel e kishte bërë me Leket e Gruas!
    Ktheje pllaken Mero sa nuk eshte vone,nese deshiron qe te mbjetosh ne gazetari edhe dhjete vite,ndryshe do te groposesh ne nje Dite me
    supermashtruesin drogaxhi,si mbrojtesi i se keqes.

  8. ETHEM LALAJ says:

    Z.Mero.Rrini qete.Vila kaloi ne pronesi te Lulushit.Ashtu si vilat e pronat e tjera ne Tirane,Golem,Tepelene,Vlore,Hollande e kudo ku ka shkelur kemba e tij.Dhe ky njeri i ben me qellim…dhe me urdher te SB.Nuk ka burre nene qe ti ndali.Ata kane kapur 100 %, drejtesin,100 % medjet e shkruara dge vizive.
    -Vila e Lulushit po shkon si KINOSHQUPI ne Tirane e kudo ne shqiperi me vendime gjyqsore kirruptive me urdher te SB.
    -Rasti i Prekurorit Ndoja dhe gjyqtares Qeleshi-mikes se Argites,tregon se vendi eshte kapur nga MAFIS-SALI-LULI-LIKE…dhe Rama po punon e lufton ne RRETHIM.Kjo mafie nuk çahet pa topin e “Mato Grudes”.

  9. Fredi says:

    Saliun e vuri UDB ne krye te Pd.Dhe Lulin e vuri po UDB si zv te Saliut.Per sa kohe nuk do te reformohet politika ne Shqiperi si thote avokat Ngjela ne krye te Pd po dhe te qeverise Salinj dhe Lulzima do te kete.

  10. taro says:

    Mero,mire ja ben Lulushit,ashtu i do muska drute, ashtu do dhe zoti Edvin,financuesi yt.

  11. MERO OSE YMER LEPIVE NOJ BYTY BURRI ME MUT THE QIME SOT? says:

    MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH BURRIT TE ELISA SPIROKARIT KURSE ELISA SPIROKARIT ME LEPI MUE KOQEN E DJATHT SE TE MAJTEN ME ILDA BEJLERI

  12. Tori says:

    O CUDIA; a e di qe ti ke te drejte ,megjithmend Tahirit nuk i doli gje ,Kajmakut nuk i doli gje,Valdrinit nuk i doli gje, Rroshit nuk i doli gje,Doshit e Frrokut nuk i doli gje,as Gjushit dhe Gjiknurit e te tjereve te denoncuar nga PD-ja nuk i ka dale gje por mua me cudit fakti qe si ka mundesi qe megjithse drejtesia eshte ne duart e Berishes (sipas jush )denohen te gjithe demokratet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *