SHIFRAT/ Pushimet e shqiptarëve: më pak udhëtime jashtë vendit në vitin 2018

3 Nëntor 2019, 13:31Turizëm TEMA

Shqiptarët patën më pak mundësi për të bërë udhëtime jashtë vendit gjatë vitit të kaluar, duke zgjedhur atdheun për pushime.

Të dhënat vijnë nga Anketa e Turizmit e INSTAT, e cila tregon se në vitin 2018 shqiptarët kryen 730 mijë udhëtime jashtë për qëllime personale dhe rreth 13 mijë udhëtime për qëllime biznesi.
Ky tregues mat udhëtimet me të paktën 1 natë fjetje, që arrijnë në një total prej 4,5 milionë vizita, nga ku 3,7 milionë brenda vendit.

Në krye të listës së destinacioneve të preferuara qëndrojnë ato brenda Shqipërisë si Tirana, ndjekur nga Korça, Vlora dhe Durrësi. Ndërsa tek udhëtimet jashtë kryesojnë Greqia, Italia dhe Mali i Zi.

Sipas INSTAT, vitin e kaluar ka pasur një rritje të konsiderueshme për destinacione ekzotike si Tajlanda dhe Dubai, edhe pse zënë përkatësisht vetëm 0,06 dhe 0,02%  të udhëtimeve totale.

Ndër udhëtimet jashtë vendit vetëm 30,3% raportohen për pushime dhe kohë të lirë, ndërsa pjesa më e madhe i takon vizitave tek të afërm dhe miq me 47,2%. Për këtë arsye, shqiptarët preferojnë të akomodohen tek banesat e familjarëve, ndërsa një pjesë më e vogël zgjedhin hotelet ose apartamentet me qira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje