Tinka Kurti kujton mes lotësh aktorët e teatrit "Migjeni" që nuk jetojnë më: Nuk mund të harrohen

3 Nëntor 2019, 20:27Kulturë TEMA

Mes emocioneve dhe lotëve, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti në 70-vjetorin e Teatrit “Migjeni” kuijtoi kolegët e saj, të cilët tashmë nuk jetojnë më.

“Jam e vetmja që jetoj me krjmin e teatrit”, tha e emocionuar Tinka Kurti, ndërsa në sallë mbizotëronin duartrokitjet.

Tinka Kurti: I drejtor sytë nga salla dhe falënderoj gjithë pjesëmarrësit. Ndoshta do të çuditeni çfarë do të them. Edhe i shoh moshat e tyre dhe jam unë e vetmja që jetoj me krijimin e teatrit. 

Nuk mund të harroj Paulin Lacaj, nuk mund të harrohet Vitore Ujka, Antoneta Fishta. Pak ishim.

Ne e provuam të ishim aktorë sepse vetëm 8 u aprovuam, 8 asat. Mes tyre isha dhe unë, por e fundit, jo e para.

Kam pasur fatin të punoj me ata artistë, ata me kanë ushqyer me gji artin, ata më kanë dhënë dorën që mund të ecet në jetë, që të mos jem kurrë prapa.

Sepse kam jetuar në teatër si gjysmë profesioniste për 5 vjet. I thosha vetes unë jam me këta dhe duhet të matem mirë.

Pas 5 vitesh diçka ndodhi, ishte një moment shumë interesant dhe ndenjta në teatër. Kam qenë shumë e lumtur që kam punuar në këtë teatër dhe me këta aktor. Erdhën prapa gjithë ata aktorë të mëdhenj të mirë. Por unë kujtoj ata të vjetrit që mua më kanë ushqyer aq mirë.

4 komente në “Tinka Kurti kujton mes lotësh aktorët e teatrit “Migjeni” që nuk jetojnë më: Nuk mund të harrohen”

  1. Teatri i Shkodres eshte pasuri kombetare: Kopraci i Zef Jubanit, Gjaku i Arbrit me Tinken,jane maja ne te cilat askush pas tyre nuk ngjitet.
    Per dramaturgun Fadil Kraja ,per te madhin Pavlin Selimi ,skeqet e te cilit te vena ne personazhet e Zef Dedes ,Zylyha Miloti,Tano Banushi
    Palin Preka ishin perla humori.Po ketyre koloseve te interpretimit e shkrimit i qendrojne hijerende platforma regjizoriale te regjizoreve me te njohur ne fillimet e para e deri ne ditet tona por regjizore si Andrea Skanjeti e Serafin Fanko te paperseritshem kane mbetur te skalitur ne mendjet e spektatoreve.Ky teater nuk do te ishte plotesisht pa vete ndertesene tij e cila per nga arkitektura eshte nje mo
    nument ne vete.Ndertesa,ata qe shkruan e ata qe interpretuan rritur ne nje ambjent spektatoresh cilesore ishin nje:Tempull kulture !

  2. gjergji says:

    Nuk ka dyshim se ne shkelqimin e Teatrit Migjeni patjeter ka ndihmue pa as ma te voglin dyshim aktoret e medhej Lec Bushati e Preng Lekunda,Lec Ndreka.

  3. NNP says:

    Si nuk keni turp e nuk pranoni se arti ne Shkoder shkelqeu ne saj te pushtetit te Enverit te MADH. Pse tani ngordhi arti ne Shkoder.MOSMIRNJOHJA ESHTE GENI I SHKODRIANEVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje