Zyrtare: Bajerni Mynihut shkarkon trajnerin Niko Kovaç

Klubi i Bajernit të Mynihut ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Niko Kovaç.

Shkarkimi i Kovaç vjen pas disfatës së rëndë që Bajerni i Mynihut pësoi këtë jave ndaj Frankfurtin me shifrat 5-1.

“Rrugët tona me Kovaç ndahen”, shkruan klubi gjerman në postimin e tyre në Instagram.

Do të jetë Hensi Flik ai që do të jetë në krye të skuadrës për dy ndeshjet me Olimpiakosin dhe Dortmundin, siç bën me dije vet klubi.

Trajneri ka thënë pas largimit: “Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për klubin për momentin. Rezultatet, dhe gjithashtu mënyra se si ne luajtëm ndeshjen e djeshme, më bënë të marr atë vendim”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *