7 fakte që shpjegojnë “Skandalin e Unazës”

4 Nëntor 2019, 18:39Politika TEMA

Një vit pas asaj çka u cilësua “Skandali i Unazës së Tiranës”, opinioni publik është njohur përciptazi e kryesisht përmes akuzave politike ndërsa ka munguar argumentimi ligjor, i bazuar në dokumentet zyrtare. Derisa Prokuroria të përmbyllë hetimet dhe zbardhë të vërtetën, disa fakte janë tanimë krejtësisht të qarta për këdo që dëshiron tu referohet dokumenteve.

Akuza Nr.1: Qeveria vodhi 40 milion euro në projektin e Unazës!

Faktet: Nga Buxheti i Shtetit nuk është nxjerrë deri më tani asnjë qindarkë. Në asnjërin prej tre segmenteve nga Pallati me Shigjeta deri tek nyja e Sheshit Shqiponja nuk ka filluar ende puna pasi nuk janë prishur objektet që do duhet ti hapnin kantierin firmave private për të kryer punimet. Rrjedhimisht, deri më sot, e gjithë çështja e skandalit të Unazës së Tiranës përveçse ka shërbyer si ‘ushqim’ në luftën politike, nuk ka sjellë asnjë efekt ekonomik negativ për taksapaguesit. Thënë më thjesht, nuk ka asnjë dëm ekonomik.

Akuza Nr.2: Qeveria kishte ndërmend të vidhte 40 milion euro por u zbulua!

Faktet: Në infrastrukturën rrugore mekanizmi i financimit të ndërtimit të veprave është krejtësisht i kontrollueshëm. Së pari, kompania kryen volumin e punimeve me paratë e saj. Këto punime çertifikohen nga supervizori që ndjek zbatimin e projektit në terren sipas grafikut të punimeve i miratuar nga Autoriteti Rrugor. Pasi kryhet një volum i caktuar punimesh, kompania dhe supervizori i drejtohen Autoritetit Rrugor për të marrë pagesën për vlerën e punimeve të kryera dhe faktike në terren.

Pra, qartësisht skenari që kompanitë të merrnin 40 milion euro dhe të zhdukeshin nuk është i mundshëm, pasi ato nuk marrin dot lekë pa dorëzuar situacionet e punimeve të kryera në terren. Projekti i bërë publik për të 3 lotet ka volumet e punës dhe të dhënat konkrete për çdo element të rrugës. Pra, çdokush mund të kontrollojë në terren nëse fjala bie është ndërtuar një trotuar apo jo, një kanalizim apo një shtresë asfaltike. Që tre kompanitë fituese të mund të merrnin 40 milion eurot do duhej që të dorëzonin të përfunduar segmentin e Unazës së Tiranës nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja. Si mundet që qeveria të ndërtonte Unazën por edhe njëkohësisht të vidhte 40 milion eurot?!

Akuza Nr.3: Një kilometër rrugë kushton 20 milion euro pasi 2 kilometra bëjnë 40 milion euro!

Faktet: Aksi nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja përbëhet nga: a) 2.34 kilometër rrugë kategoria “Autostradë Urbane”. Korsikalimi 2×3.75 m; korsi emergjence 3m; trafik ndarësja me panelin antizhurmë; brez i gjelbërt; 2 bankina 0.7m. b) 6.63 kilometër rrugë dytësore shërbimi “Kategoria F” në të dyja anët e Unazës. 2 korsi me dy sense 3.5m + 2 bankina 0.5m; brez i gjelbëruar 1 m; 2 korsi biçikletash 2.5 m dhe trotuaret 2.5 m. c) 1.88 kilometër vepra inxhinierike. Në Lotin e pare Mbikalim Sheshi Shqiponja, nënkalim Sheshi Shqiponja, mbikalim nr.1.

Në Lotin e 2 nënkalim Lana, nënkalim tek Astiri dhe në lotin 3 mbikalim. Veprat inxhinierike kushtojnë 29,43 milion Euro, ose thënë ndryshe 73.6% e totalit të kostos së segmentit Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja. Vetëm 24.8% e kostos totale ose thënë ndryshe 9,93 milion euro kushtonin 8.97 kilometër rrugë prej të cilave 2.34 km rrugë kryesore dhe 6.63 km rrugë dytësore. 1.6% përbëjnë kostot plotësuese përfshirë depozitimin e mbetjeve. Pra, së pari nuk kemi të bëjme me 2 kilometër rrugë por me 8.97 kilometra. Gjithashtu, këto nuk kushtojnë 40 milion e as 20 milion por 9.93 milion euro.

Akuza Nr.4: Projekti i Unazës ka kostot të fryra pasi nuk kushton realisht 40 milion euro!

Faktet: Autoriteti Rrugor ka kryer llogaritjen e kostove bazuar në Manualin Teknik të Çmimeve të Punimeve të Ndërtimit. Ky dokument është përditësuar me çmimet e tregut dhe miratuar në 15 Korrik 2015, me propozim të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto. Manuali është dokument publik dhe kostoja e Unazës është përcaktuar pikërisht në formën volum punimesh, shumëzuar me çmimin e përcaktuar në manual. Për të kuptuar sa qëndron pretendimi për fryrje kostosh, do të krahasojmë koston e segmentit “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike” dhe segmentin “Shkolla Teknologjike- Sheshi Shqiponja”. Për efekt krahasimor, “Nyja e Shqiponjës” do të vlerësohet me vete pasi segmenti i mëparshëm i Unazës nuk ka një vepër të tillë infrastrukturore.

Segmenti “Komuna e Parisit-Pallati me Shigjeta” është projektuar dhe tenderuar në kohën e qeverisjes së Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës dhe atë të Partisë Demokratike dhe LSI në qeverinë qendrore. Ky segment ka 2 mbikalime; 2.05 km rrugë kryesore dhe 4.22 km rrugë dytësore. Ky segment i unazës ka kushtuar në total 29 milion euro. Brenda kësaj shume, përfshihet: 14,92 milion euro kosto e veprave inxhinierike (mbikalime-nënkalime); 14,03 milion euro kosto e 6.27 km rrugë kryesore dhe rrugë dytësore. Kosto mesatare për kilometër rrugë në këtë projekt arrin në 2,24 milion euro.

Ndërkaq, segmenti aktual “Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja” ka 2 mbikalime, 1 urë; 3 nënkalime; 2.34 kilometër rrugë kryesore; 6.63 km rrugë dytësore. Ky segment i unazës kushton 30 milion euro. Brenda kësaj shume, përvec kostos së depozitimit të mbetjeve, përfshihen: 19,74 milion euro kosto e veprave inxhinierike (mbikalime-nënkalime, pa nyjen e Shqiponjës); 9,93 milion euro kosto e 8.97 km rrugë kryesore dhe rrugë dytësore. Kosto mesatare për kilometër rrugë në këtë projekt arrin në 1,11 milion euro.

Në konkluzion: Çmimet e lëndëve të para që përdoren për ndërtimin e rrugës, sipas të dhënave të konfirmuara edhe nga INSTAT kanë ndryshuar me rreth 30% në rritje krahasuar me vitin 2012. Pavarësisht kësaj, segmenti i Unazës tenderuar në kohën e PD si kosto totale është 9% më i shtrenjtë se sa ai i tenderuar në kohën e PS. Qartësisht, kosto për kilometër rrugë në projektin e kohës së PS (1,11 milion euro/km) është gjysma e kostos për kilometër të projektit të kohës së PD (2,24 milion euro/km).

Akuza Nr.5: Kostoja e Nyjes së Shqiponjës është e fryrë dhe abuzive!

Faktet: Projekti fillestar për Nyjen e Shqiponjës përfshinte mbikalim 430 m; rrethrrotullim në nivel dhe nënkalim 310 m. Pra, një strukturë me zgjidhje inxhinierike me tre nivele dhe kostoja e saj arrinte në 9.7 milion euro. Për efekt krahasimor po ju referohemi disa veprave inxhinierike të cilat shumica e qytetarëve i njohin dhe i kanë përshkuar me mjete por nuk e dinë se sa kanë kushtuar.

Mbikalimi i Kamzës, ndërtuar në kohën e qeverisjes së PD përfshin vetëm 50 m mbikalim dhe një rrethrrotullim në nivel. Kostoja e tij ka qenë 8.4 milion euro. Mbikalimi i Shkozetit i ndërtuar në kuadër të bajpasit të Durrësit ka kushtuar 6.7 milion euro.

Konkluzion: Nëse do të llogariteshin të njëjtat volume pune me çmimet e sotme të lëndëve të para, mbikalimi i Kamzës do të kushtonte 10,9 milion euro ndërsa mbikalimi i Shkozetit do arrinte në 8.71 milion euro. Kushdo është i lire të shohë ndryshimin qoftë edhe nga ana vizuale e jo më nga pikëpamja teknike mes këtyre veprave dhe Nyjes së Shqiponjës.

Akuza Nr. 6: Qeveria favorizoi kompaninë “DH Albania” e cila fitoi garën me dokumente të falsifikuara!

Faktet: Bazuar mbi VKM e datës 29 Dhjetor 2014 dhe Ligjin e Prokurimit Publik, parashikohet shprehimisht se procesi i vetdeklarimit të të dhënave në garë bëhet nën përgjegjësinë e plotë të kandidatit ose ofertuesit. Është ky i fundit që sipas ligjit mban përgjegjësi për dokumentacionin e dorëzuar, vërtetësinë e tyre dhe përmbushjen e kritereve. Gara është e hapur dhe zhvillohet përmes platformës online të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Bazuar në përcaktimet ligjore, autoriteti kontraktor është përgjegjës vetëm për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave. Vetëm në raste kur ka dyshime të arsyeshme paraprake, autoriteti mund të kryejë një procedurë verifikimi. Në rastin konkret, në fazën e garës dhe deri pas shpalljes së fituesit dhe lidhjes së kontratës, nuk ka patur asnjë dyshim të arsyeshëm mbi vërtetësinë e dokumentacioneve.

Sapo u vu në dijeni për përdorimin e dokumenteve false në këtë garë, ARRSH: 1) Zgjidhi dhe anuloi kontratën me “DH Albania dhe Biba X”; 2) kallëzoi në prokurori rastin dhe vuri në dispozicion të gjithë dosjen; 3) kërkoi sekuestrimin e garancive të kontratës; 4) propozoi APP ndëshkimin e kompanive; 5) vuri në dispozicion informacionin e nevojshëm dhe kërkoi nga autoritetet amerikane verifikimin e dokumentacionit të pretenduar si i falsifikuar.

Aktualisht, ARRSH ka fituar në Gjykatën e Shkallës së pare Administrative të drejtën për të arkëtuar 1.8 milion eurot e sigurimit të kontratës.

Akuza Nr.7: Garat për 3 lotet e unazës u bënë fiktive pa konkurrentë!

Faktet: Procedurat e garave janë zhvilluar të hapura përmes sistemit eletronik të Agjencisë së Prokurimit Publik. Bazuar në VKM mbi rregullat e prokurimit publik, që të vazhdojë procesi i përzgjedhjes së fituesit në një procedurë duhet të pranohet së paku një ofertë e vlefshme. Pra, ligji e konsideron të pranueshme edhe nëse në një garë merr pjesë vetëm një konkurent. Subjekti “Vëllezërit Hysa” rezultoi se ishte futur në garë në të tre lotet por nuk kishte paraqitur ofertë.

Fakt që bazuar në ligj e konsideron të pavlefshëm këtë pjesëmarrje të kësaj kompanie. Fakti që në ritenderimin e kryer gjatë vitit 2019 për lotin e parë të Unazës u fut me ofertë konkrete subjekti “Vëllezërit Hysa” ashtu sikurse disa konsorciume kompanish të tjera tregon qartësisht se nuk ka patur kritere diskriminuese as në garat e mëparshme. Kompanitë janë në të drejtën e tyre të futen ose jo në një garë të caktuar.

(TemA)

11 komente në “7 fakte që shpjegojnë “Skandalin e Unazës””

  1. Gazetaruci informues says:

    Hahaha… sa eshte paguar ky shkrim pash zotin?

    1. ana says:

      Mos haj mut kot. Nese ke kellqe kundershtoje me argumenta. Fjale fjale dhe vetem fjale. Gjeja me e kollakshme ne bote. Llap , llap se dicka do ngelet. Pis milet!

    2. Ate thuaj me korbe says:

      Hahahahahaha o eshte paguar o eshte injorant ai qe e ka shkruar. Se te ishin ne rregull procedurat rruga do kishte filluar me kohe. Ashtu sic jane edhe ndertimet ne krah pa leje ashtu eshte edhe e gjithe procedura per rrugen.

  2. Devolli says:

    Artikull qesharak.
    Manuali i Cmimeve eshte nje genjeshter qe nga momenti qe jep te njejtin cmim per gjithe territorin e republikes.Kemi pas cmime per cdo qytet si dhe i ka Italiadhe sot, per cdo rajon.
    Krahasimi me punet e PD po aq qesharak. PD ka vjedhur po njesoj.
    Pa studim , pa gare , me projekt te porositur nga firmat. Turp.

  3. ilir says:

    kush e ka shkruar kete njoftim, zyra e kryeministrit ?

  4. Neveri says:

    Disa akuza per autoresine skandaloze te ketij shkrimi,qe ka marre persiper te justifikoje super skandalin e unazes se re!

    Akuza nr.1: Te guxosh te marres ne mbrojtje nje tender skandaloz duke e justifikuar ate me nje “Ligj te Prokurimit Publik “,po aq skandaloz dhe te mos guxosh te dalesh me emrin tend,eshte nje skandal edhe per gazeten qe e boton ate!
    Akuza nr.2: Anonimi justifikon qeverine dhe Autoritetin Kontraktor se kane vepruar drejt konform Ligjit te Prokurimit Publik ,por harron t’i permbahet ketij ligji,qe e ve me shpatulla per muri ate!
    Ja cfare percakton ky ligj(i ndryshuar) dhe po te zbatohej ai, ky tender jo vetem nuk do t’i jepej firmes mashtruese,por dosjen me dokumente fallco duhet ta kishin kapur ata e jo shtypi!

    LIGJ
    Nr. 103/2018
    PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9643, DATË 20.11.2006,
    “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
    Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
    Ministrave,
    K U V E N D I
    I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    V E N D O S I:
    Në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhen
    ndryshimet si më poshtë:
    Neni 1
    Në nenin 45 bëhen këto ndryshime:
    1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
    “1. Autoriteti kontraktor skualifikon nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të
    kontratave publike çdo operator ekonomik, nëse është ose ka qenë i dënuar me vendim
    gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:
    a) pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur,
    organizatë terroriste;
    b) korrupsion;
    c) mashtrim;
    ç) pastrim parash ose financim i terrorizmit;
    d) vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste;
    dh) organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së
    narkotikëve, si dhe i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
    e) falsifikim;
    ë) shfrytëzim i punës së të miturve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.
    Detyrimi për të skualifikuar një operator ekonomik zbatohet edhe kur personi i dënuar me
    një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose
    mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, operator ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese,
    vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij.”.
    2. Paragrafi i parë i pikës 3 ndryshohet si më poshtë:
    “Me qëllim plotësimin e kushteve të parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, operatori
    ekonomik duhet të paraqesë dokumentacionin si më poshtë:
    a) vërtetim mbi gjendjen gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet
    kompetent, që vërteton kushtet e parashikuara në pikat 1 dhe 2, shkronjat “a”, “b” dhe “c”.”
    3. Kudo ku përmenden, në titull dhe në përmbajtjen e këtij neni, fjalët “kandidatë ose
    ofertues” zëvendësohen me fjalёt “operator ekonomik”.

    Neni 2
    Hyrja në fuqi
    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    K R Y E T A R I
    Gramoz RUÇI
    Sic kuptohet,Autoriteti Kontraktor me pare se te shpallte fituesit duhet te kishte bere verikimet per ceshtjet e percaktuara ne kete ligj dhe jo te justifikohen me shprehjen surrogato se “po te kishte dyshime”!
    Si mund te kesh dyshime kur nuk ke bere verifikimet e caktuara ne ligj?
    Kjo eshte nje shkelje e rende ,qe do te conte para drejtesise ministra dhe te gjithe fajtoret per kete skandal!
    Por asgje nuk ndodhi,aq sa guxoi edhe kryeministri Rama te dale ne mbrojtje te ketij skandali duke pranuar atesine e tij!
    Ne se do kishte opozite te pergjegjeshme dhe prokurori te pavarur,sot qeveria Rama do te ishte shkarkuar dhe mbase shume prej tyre para gjyqit!
    Sofizmat e autorit anonim te ketij shkrimi surrogato,nuk kane asnje vlere pervec mbrojtjes se krimit!

  5. Komentuesi says:

    Kushdo qe ta kete shkruar keto jane fakte.Ne se ke bythe shko verifikoje dhe moe fol ne hava.

    1. Zagora says:

      I nderuar komentues!
      Shkrimi i mesiperm eshte komplet nje mashtrim qe i behet opinionit publik nga te korruptuarit e qeverise Rama!
      Ligji i Prokurimit Publik percakton qarte detyrimet qe duhet te zbatoje ARRSH para se te kualifikoje per konkurim subjektet ofertuese si me poshte:
      “1. Autoriteti kontraktor skualifikon nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të
      kontratave publike çdo operator ekonomik, nëse është ose ka qenë i dënuar me vendim
      gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:
      a) pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur,
      organizatë terroriste;
      b) korrupsion;
      c) mashtrim;
      ç) pastrim parash ose financim i terrorizmit;
      d) vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste;
      dh) organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së
      narkotikëve, si dhe i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
      e) falsifikim;
      ë) shfrytëzim i punës së të miturve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.

      Sic shihet pika “c” ben fjale per te verifikuar ne se subjekti po mashtron apo jo dhe pika “e” ne se subjekti ka fallcifikuar dokumentet apo jo!
      Lojrat e fjaleve qe beri kryeministri dhe tani ky shkrim mashtrues,hidhen poshte nga ligji i mesiperm dhe ARRSH ka shkelur ligjin me qellime korruptive!
      Pra ARRSH para se te fuste ne gare kete subjekt duhet te bente verifikime te plota per pikat e parcaktuara ne ligj e jo te mbyllte syte,meqenese eshte vete pjese e mashtrimit dhe fallcifikimit!
      Fakti qe kryeministri Rama e mbrojti ARRSH del qe edhe ai eshte pjese e ketyre veprimeve korruptive!
      Shifrat e dhena jane pa vlere qe kane nevoje per nje gjykim tjeter!

    2. Porti says:

      O komentues i mjere!
      Lexo ligjin me siper te kuptosh se qeveria e ka shkelur ate qellimisht per te bere korrupsion!

  6. Golemi i Kavajes says:

    Keshtu sqarohet publiku,keshtu vihen ne pune ekspertet dhe bejne sqarim me te detajuar per publikun.Kete duhet te kishte bere Qeveria qysh kur filluan akuzat dhe dyshimet.Nuk pastrohej e gjithe balta me nje fjale te kryeminstrit o cili u miundua te sqaroje opinionin per nuk ja doli.Gjerat mbeten te errta deri me sot ne diten qe u publikua “e zeza mbi te bardhe”.Le te dalen ekspertet dhe ,mbi bazen e ketyre treguesve, te bejne qe akuzuesit te kerkohne falje publike!

  7. naimi says:

    1- vertete vjedhje nuk ka patur, por vetem tentative…
    2- …
    3 – …
    turp, shkrim i paguar lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje