Andi Lila: Partizani ka probleme, Tirana e mbyll fazën e dytë 5-7 pikë para në krye të Superiores

Andi Lila është i bindur se Partizani do të lërë pikë rrugës dhe duke filluar nga Tirana, e skuadrat e tjera, të gjithë do të kenë mundësinë të arrinin kryesuesit.

Në “Sport News Plus”, futbollisti i Tiranës shpjegoi se ky besim vinte nga fakti se trajneri i të kuqve, Franko Lerda, ishte tip konfliktual.

“Bëri detyrën kundër një skuadre që është mes tabelës e poshtë, skuadër simpatike por me problemet e saj në këtë periudhë.

Skuadrat e tjera si Tirana, Kukësi e Teuta i favorizon shumë ky sezon se Partizani është kampion në fuqi dhe do të ruajë ritmin.

Trajneri i Partizanit është problematik dhe lojtarët nuk ndihen mirë kur ke trajnerin konfliktual. Duke parë Asanin si lojtari më i mirë i Superiores, sot është në stol. Ai kishte konflikt me Trashin. Nuk i bën mirë ekipit.

Jam i sigurt se Partizani do të lërë pikë rrugës. Duke folur me lojtarët, vitin e kaluar ishin grup me Gegën, sot nëse nuk je grup i fortë, është vështirë të ecësh përpara. Nuk them se ka përçarje, por nga jashtë mendoj se ka probleme. Mendoj se rrugës do ketë probleme nga të cilat do të fitojnë ekipet e tjera”, tha Lila.

Për paraqitjen e Tiranës ndaj Teutës
“Tirana ka bërë një pjesë të parë spekatakolare, nuk kam parë ekip që të dominojë frikshëm në atë mënyrë. Kjo skemë e re  me mbrojtësit e krahut që futeshin në qendër, e çakordoi pak kundërshtarin. Gjatë pjesës së parë ekipi i Teutës nuk po kuptonte se pse mbrojtësit e krahut luanin në qendër, Tirana dominoi frikshëm në pjesën e parë.

Trajneri Shkëmbi e kapi situatën dhe ktheu skemën në mesfushë me romb dhe ishte më lehtë kontrolli i lojës. Tirana duhej të shënonte edhe gol tjetër në pjesën e parë e të mbyllte ndeshjen. Pastaj një episod në minuta të fundit, Teuta u hodh e gjitha në sulm e barazoi ndeshjen me një pavëmendje të vogël të Vangjelit. Ai bëri një nga ndeshjet më të mira që kam parë të luajë Kristi, por gaboi. Ikën dy pikë shumë të vlefshme se Teuta është skuadër pretendente. Më ka pëlqyer Teuta, përveç ndeshjes së djeshme që më dukej skuadër pa identitet, luanin me top të gjatë. Përgëzoj Tiranën për lojën, duhet të vazhdojë me këtë ritëm. Kjo skemë në klubin në Greqi na është dashur 6 muaj ta perfeksiononim, për 10 ditë e bënë këtu dhe më jep shpresë”.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Andi Lila: Partizani ka probleme, Tirana e mbyll fazën e dytë 5-7 pikë para në krye të Superiores”

  1. ilir says:

    po ky ka luajjtur ndonje minute me Tironen?

  2. Dymi says:

    Eshte mire nga qafa e lart ky ideologu i futbollit shqiptar. Na eshte bere edhe kryetari i sindikates se futbollit, pale.

  3. TIRANASI2PWP says:

    Lloqe Kavaje.

  4. pjeter says:

    Shof foton e me ben te mendoj,Mbame te te mbaj,po fillon ta zgjeroje klanin Duka,dhe midis disa shoqerive,si ojo kuqezi,apo ato shoqatat fantasma,qe gati i rrezikuan zgjedhjet,hooop,kelyshin e vet ne krye te sindakatave te fudbollisteve,mund ti duhet neser.Lila lojtar luftarak ne fushe por teknikisht medioker,shpresoj te mos na dali dobiç ne kete funksion qe mbulon.Sa per parashikimin e tij,qe as ai nuk beson,duhet thene dicka edhe nga turisti i tiranes,se spo ja shofin hajrin akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *