Dy pista të dyshimta rreth vilës së Lulzim Bashës

4 Nëntor 2019, 20:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Tani kemi një adresë të saktë ku banon Lulzim Basha. Vila ku është strehuar ai, më parë ka qenë shtëpi e ambasadorit suedez në Tiranë, me një qira 3 mijë euro në muaj.

Pronarja e re me letra është një zonjë, që quhet M.V. Lulzim Basha nuk ka ende ndonjë kontratë qiraje me të. Këtë e konfirmon dhe zyra e tatimeve.

Pra, tani jemi në kushtet, që Lulzim Basha jeton në një shtëpi ku nuk është as pronar me letra, as qiraxhi me letra, por një i strehuar aty, së bashku me familjen e vjehrrit, që në kushte normale duhet të paguante 3 mijë euro në muaj.

Edhe pse ai vetë nuk dëshiron t’i bëjë publike këto detaje, nuk është e vështirë që ato të zbulohen në një rezidencë luksoze, ku janë gjithësej 86 familje dhe ku je i detyruar të paguash ujin, dritat dhe internetin vetë. Këtu tek interneti është detyruar të përdorë emrin real.

Tani dyshimet mbeten dy. Ose Lulzim Basha nuk e deklaron blerjen e vilës, duke e lënë në emër të zonjës M.V, dhe kjo shpjegon edhe pse nuk paguan qira, ose zonja në fjalë ka vendosur ta strehojë pa para, për arsye që duhen hetuar, nëse ka të tilla.

Dyshimi i parë, që është dhe më i besueshëm, është dhe më i rëndë. Nëse ky nuk do ta blejë vilën në emër të vet, për shkak të deklarimit të pasurisë, është në kushtet e pastra të fshehjes së pasurisë.

Një gjë të tillë e ka bërë me veturën e vet luksoze. Biznesmeni që ja ka blerë, ja ka dorëzuar që ditën e parë shoferit të tij, duke e mbajtur në emër të vet. Pastaj kur është bërë problem, pasi ky biznesmen po merrte tendera nga Bashkia e Tiranës, ja ka shitur veturën një biznesmeni tjetër makinash, por veturën ka vazhduar ta mbajë përsëri shoferi i Lulzim Bashës. Dhe e ka akoma.

Nëse dhe me vilën përdoret kjo skemë, duhet hetuar. D.m.th nga Papuli, vila kalon në pronësi të zonjës M.V dhe kjo strehon pa para Lulzim Bashën. Mos u çudisni që nesër, nga zoja M.V, prona të kalojë tek dikush tjetër, dhe përsëri aty të banojë Lulzim Basha, por pa qira.

Është tipike skemë e njerëzve që duan të na mbushin mendjen, se dikujt mbi këtë tokë i ka lindur në zemër t’u dhurojë këtyre vila dhe makina luksoze.

Versioni i dytë, që zonja në fjalë M.V ta ketë realisht vilën e saj dhe t’ia ofrojë Luzlim Bashës pa para, është një pistë që pastaj duhet hetuar me kujdes, për çdo konflikt të mundshëm interesi, që mund të ketë.

Edhe pse është e dyshimtë, që të lësh një apartament luksoz bosh, në një vend shumë të mirë, për të jetuar si “lypsar” tek një vilë luksoze, përsëri duhet marrë versioni që duhet detyruar të japë Lulzim Basha, dhe duhet hetuar deri në fund.

Deri tani ai ka gënjyer që ditën e parë. Përtej gënjeshtrave të tij, ne kemi çmontuar gënjeshtrën e arsyes së ikjes nga tërmeti, kemi çmontuar arsyen e shpikur prej tij, që nuk ka marrë vilë tek Agron Papuli, por tani kemi në dorë dhe një fakt që na çon direk tek emri i tij.

Kontrata e shërbimit me Albtelekomin për tek kjo vilë është lidhur ne emër të tij dhe është më  afatgjatë se sa pretendon të lyejë apartamentin e dëmtuar nga tërmeti.

Tani dimë që Lulzim Basha banon në vilën që ka pronar me letra zonjën M.V dhe që nuk ka as kontratë blerje, as kontratë qiraje. Ka vetëm kontratë interneti. Dhe falë Zotit, këtë më duket e ka paguar vetë.

Të tjerat duhen hetuar si dhurata që e kanë “detyruar” të iki nga një apartament luksoz, dhe të shkojë të vuajë aty.

22 komente në “Dy pista të dyshimta rreth vilës së Lulzim Bashës”

  1. Ladi says:

    mero shume e sakte analiza jote. Por nje pyetje kam une se kush e ve ne levizje prokurorin qe ta plugoje kete ceshtje se po i bene njerzit budallenj ky mashtrues i pandreqshem. Pale, kerkon dhe te drejtoje popullin ky plehre.

    1. Komentuesi says:

      Prisni dhe pak se Basha se shpejti do ndyshoi perseri shtepine,do shkoi ne nje shtepi tjeter pa qera,ne Reç te Shkodres.

  2. LILOLABJA says:

    Te lumte Zoti Baze ! Nxirri themelin ketij hajduti.
    Me hir apo me pahir njehere ky hajdut duhet te jape llogari.Meqe vettingu eshte akoma pa perfunduar i takon medjas te mbaje ne aktualitet aferat korruptive te ketij sojsezi.
    Rezistence !

    1. xyz says:

      O Lilo Labjaaaaa!
      Po Surreli vlen 100 fishin mooooj!

    2. Zagora says:

      Te lumte Mero,por bashke me vilen e Lulit,investigo edhe ate keshtjellen e Rames ne Surel,token e te cilit e kane marre me fallcifikime me ndihmen e F.Hajdarit!

  3. nord.al says:

    Dhe kur e degjoj kete palaco te shese moral neper metingje, me vijne zorret tek goja.

  4. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

    Arta marku te qerohet nga puna, si e paafte ose frikacake.

  5. Saimir Sh. says:

    Nuk e kuptoj Mero se pse e shkruan me iniciale emrin e pronares dhe jo me emer e mbiemer te plote?!.Pse nuk i
    publikon te plote emrat dhe mbiemrat e shit-bleresve te automjetit te Lulit,qe edhe paskan fituar tendera ne Bashkine e kunatit.?!Pse nuk i publikon te plota aferat e peshtira korruptive te jetij mashtruesi,sepse jam i bindur qe di.! Vetem keshtu di ndihmosh publikun te kthjellohet dhe te kuptoje qarte kush eshte ky “dashnori i antikorrupsionit”

  6. Sali Trimi says:

    Sipas psikollogeve, krimineli qe vret dhe vjedh, sipunon apo genjen, mendon vetem per vrasjen. Kur ka bere shume vrasje, mendon per ate me makabren. Te tjerat i haron.
    Ku i ben pershtypje Bashes, ketij fluturuesi hollandez se c’shkruan Mero ne editorialin e vet!
    Megjithese ato qe shkruhen, ne kete analize, jane te verteta, Basha qesh nen mustak, sepse nuk i quan asgje ne krahasim me zullumet qe ka bere. Bile enderon qe problem i tij te reduktohet pikerisht ne keto ujra ku Bashes nuk i del sekreti i tij i vertet. Ne rastin e Bashes qe ka vrare njerez te pafajshem ne bulevard, ketro te tjerat i duken dokra. Kjo eshte psikollogjia e vrasesit.
    Nga ana tjeter psikollogjia e njerzve te zakonshem ndryshon nga ajo e Bashes. Pershembull per ne shqiptaret e zakonshem mund te jete me e rende spiunimi I luftetareve per clirimin e Kosoves tek Serbi se sa vrasjet ne bulevard.
    Saliu e ka mendjen se mos hasmi hakmerret me familjen e tij, kurse Iliri e ka mendjen se mos i del e verteta e floririt.
    Ne kete kuptim shkrimi juaj zoti Mero ka kuptim universal. Po e lexoi Basha, do mendoje qe ju, me dashje apo pa dashje, po e ndihmoni ate per te fshehur te vraret ne bulevard.
    Po e lexoi Sala do mendoje sikur Luli eshte ne pozite shume te mire ne krahasim me Salen. Ai nuk rrezikohet nga hasmi. Ilirit, nga ana tjeter do i veje mendja tek qypat e floririt. Do e quaje Bashen mendjelehte qe investon nga parja e vjedhur. Une, thote Iliri me vehte, kam investuar vetem nje perqindje te vogel nga floriri i shqiprateve, aq te vogel sa nuk me ben pershtypje po qe se do sekuestrohet. Ose e verteta eshte krejt ndryshe, mendon Iliri. Ndoshta Basha ka vjedhur me shume se une dhe ato qe deklaron jane vetem karremi per te futur Meron ne gracke, sepse keshtu hiqet mendja nga egzistenca e depos se floririt ne malet e Skraparit..
    Eh, mor zoti Mero, mundohesh per Shqiperine, por kush te kupton!

  7. I urti says:

    A ke shkruar ndonje artikull per shtepine e Rames ?

  8. Komentuesi says:

    Prisni dhe pak se Basha se shpejti do ndyshoi perseri shtepine,do shkoi ne nje shtepi tjeter pa qera,ne Reç te Shkodres.

  9. demi says:

    Hahaha lot..un thom se ajo vilë ka qenë gjithmone e Bashës por ne emer te tjeterkujt

  10. drita bashaj says:

    Po per vleren e fshehur te Surrelit pse nuk flet? Po per gjithe kasaphanen e Rilindasve, ose me mire rigrabitqareve me PPP pse nuk bezan. Gjithnje me kritika selektive ti, sipas midese se bosit tend, qe e nderron sa here nderrohen qeverite. Me thuaj cili PD-istapo Rilindaist nuk i ka vene vilat dhe apartamentet rresht! Ne ke fakte nxirri me emra dhe fatura per te gjitha palet qe i jane versulur ketij vendi deri sa t’i nxjerrin ujin e zi. Je bere shume bajat duke shkruar vetem per Lulushin dhe vjehrin etj etj Mos i bjerr fyellit ne nje brime. Nje gazetar me ndergjegje qyretare i bie ne koke cdo mashtruesi politikan, jo sipas midese se bosit.

  11. Alban says:

    Kush eshte kjo zonja MV se.na bone kurioz?

  12. Pp se lirohesh says:

    Ia prishe variantin qe kushte ber ne plan, qe pas 1 ose 2 vite te shes shtepine qe ka nanuar aktualisht dhe te blej kete vilen, ose do e bej me shkembim shoi me shoi ose me toke sic e beri Monika

  13. Bragjini says:

    Njerez,se kuptoni qe ai po largohet nga drejtimi i partise?!

  14. Tepelena says:

    Ne Hollande Basha njihet mire si emer . Mbaruar shkollen ne Utrecht si avokat i derguar personalisht nga Berisha perpara disa vjeteve ai u verifikua si nje falsifikator. Kurre ka ardhur ne Hollande ka blere nje shtepi per 150 mije euro dhe mbas nje kohe disa vjecare ai e nxori ne shitje po te njejten shtepi me cmim te tre fishte. Por me nje dokument tjeter me identitet si nje amerikan. Mbasi mbeti ne nje pozicion te veshtire per rafikim dokumenti nderhyrja e Berishes e shpetoi nga burgu . Po te kthehemi ne Shqiperi problemet e tij nuk kane fund . Firmosja e paktit detar,Vrasja e demonstruesve ne bulevard, parate e rruges Durrës-Kukes dhe me qindra dosje qe kane zene myk. Bonaparti ka nje shprehje monumentale ku thote: njeriu nuk udhehiqet nga dinjteti por nga veset. Ata qe udheheqen popullin e tyre me dinjetet nuk jetojne nga armiqesia si psh udheqeqsi popullor i Indise M.Gandhi . Shqiptaria mbas ardhjes se Berishes ne pushtet u transformua ne nje shtet primitiv ku drejtuesit politik u bene padrona te shtetit dhe populli u la ne meshirat e pasojave te krimit , varferia dhe vrasjet qe linden qe ne kohen e pushtetit te Berishes dhe ai i mesoi qe te gjithe politikanet e tjere se si te vjedhin shtetin e tyre me art dhe shkence dhe kjo po ndodh me cudirat e kohes moderne ne Shqiperi cdo dite vetem vrasje dhe paradoks.

  15. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Aha Mero, ta dhjeu Basha investigimin. Te thashe thellohu, merr fryme thelle, leshoje frymen, mbaje frymen, merr nishan e pastaj qello. Po as si diversant nuk ben. Basha neser do kthehet ne shpi te vete e ti do vazhdosh ti biesh qemanese, cdo Basha ne shpi te vete, kush i tha te kthehet, sa here dhjet Basha ne shpi te vete etj etj. Po gjithashtu fakti qe e monitoron Bashen kaq shume tregon dhe nje gje tjeter, qe ti je ne kerkim te nje padroni te ri pasi po e kupton qe padroni te cilit po i sherben tani po shkon per lesh bubi e nuk e ka te gjate, i vetmi shqetesim i yti tani eshte perzgjedhja e padronit pasardhes dhe sa jetegjate do jete ai ne pushtet, prandaj dhe ti po e monitoron Bashen dhe sjelljen e tij me kaq interes. ne nje fare menyre duke e sulmuar po i tregon se ku duhet te kete kujdes e ku po gabon pasi jam i bindur qe gjuha jote eshte ne kerkim te bythepushtetarit te rradhes. .

  16. Dora says:

    Ju jeni te gjith plehra politikane qeveritare parlament presidente gazetare pronare tv…te gjith ndyresira. Prandaj po ikin femijet, e ardhmja.

  17. Tropo says:

    Opa…petet e lakrorit po dalin….prisni dhe nje muaj..

  18. Lani says:

    Vilen e ka blere bythqimi po nuk e ka me emrin e vet.

  19. Didi says:

    Fshati po digjet Edi Rama dhe Mero krihen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje