FOTOT: “Vendet e braktisura të Luftës së Ftohtë”, mes tyre dhe bunkerët e Enver Hoxhës

E ashtuquajtura “Lufta e Ftohtë” mori fund pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, por dekada më vonë gjurmët e makinave të fuqishme të luftës mbeten në të gjithë botën.

Libri i publikuar së fundmi nga Robert Grenville, i titulluar “Vendet e Braktisura të Luftës së Ftohtë” , zbulon shumë prej këtyre relikteve përmes 170 fotografive mbresëlënëse.

Fotot përfshijnë nga një varrezë e jashtëzakonshme e aeroplanësh që strehon më shumë se 4,000 avionë në shkretëtirën e Arizonës, deri tek rrënojat e nëndetëseve të bllokuara në akull në Vladivostock.

Mes fotove është dhe një nga bunkerët e ngritur gjatë periudhës së diktaturës nga udhëheqësi i asaj kohe, Enver Hoxha.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *