Historia tronditëse e artistit shqiptar, që luftoi me armë për çlirimin e vendit: Nga arratia, tek vrasja e vëllait dhe përndjekja

4 Nëntor 2019, 18:28Politika TEMA
Historia tronditëse e artistit shqiptar, që luftoi me armë

Memorie.al publikon historinë e dhimbshme të Stavri Rafaelit nga qyteti i Korçës, i cili pasi u shkollua në një kolegj të Athinës, u kthye në atdhe ku luftoi me armë në dorë në radhët partizane. Diplomimi më pas në Akademinë e Pragës për Skenografi dhe Kanto, martesa me gruan hungareze dhe karriera e shkëlqyer si solist e skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit e skenat operistike botërore ku fitoi disa çmime. Tentativa e arratisjes nga Shqipëria në vitin 1963 bashkë me vëllanë e tij dhe disa shokë të tjerë dhe kalvari i gjatë në burgjet e regjimit komunist pasi ia pushkatuan vëllanë…

Nga Dashnor Kaloçi

Ka qenë qershori i largët i vitit 1963 kur komanda e Batalionit të Kufirit në zonën e Qafë-Thanës të rrethit të Pogradecit, me anë të një radiogrami të posaçëm e tepër urgjent, njoftoi zyrën Operative të Ministrisë së Brendëshme në Tiranë, se rojet e atij reparti kishin kapur në afërsi të klonit katër shtetas shqiptarë të cilët kishin tentuar për të kaluar kufirin shtetëror. Po kështu në atë radiogram urgjent që i dërgohej Ministrisë, bëhej e ditur se dy nga shkelësit e kufirit, ishin Stavri Rafaeli, skenograf e solist i Teatrit të Operas dhe Baletit, e njëkohësisht Sekretar i Organizatës Bazë të atij institucioni dhe i vëllai i tij, një ushtarak me gradën e kapitenit. Po kush ishte Stavri Rafaeli, cila ishte origjina e tij, ku kishte studjuar ai dhe cilat ishin arsyet që e kishin detyruar atë që së bashku me të vëllanë të merrnin rrugën drejt kufirit për t’u arratisur nga Shqipëria?

Stavri Rafaeli u lind në 15 shtator të vitit 1923 në qytetin e Korçës, prej nga është edhe origjina e familjes së tij, tepër e njohur në atë qytet për lidhjet e saja me artin dhe trashëgiminë e vlerave kulturore të atij qyteti. Që në vogëli ai shfaqi prirje për pikturën dhe këngën, të cilat ishin të kultivuara në atë familje që prej disa brezash. Këto dhunti që ia kishte dhënë natyra, prindërit e Stavrit u kujdesën që t’ia ngulitnin së tepërmi për t’ia bërë dhe passion të jetës së tij. Kështu që kur Stavri nuk ishte më shumë se shtatë-tetë vjeç, u dërgua për të marrë mësime tek një nga piktorët më të njohur të asaj kohe në qytetin e Korçës.

Pas mbarimit të shkollës unike në qytetin e tij të lindjes, Stavri u dërgua në kryeqytetin helen për të ndjekur mësimet e gjimnazit, të cilin ai e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1941. Po në atë vit pas diplomimit në Athinë, Stavri u kthye në qytetin e tij të lindjes pranë familjes dhe si shumë të rinj të tjerë të asaj kohe u përfshi në lëvizjen antifashiste, duke marrë pjesë me armë në dorë në formacionet partizane të krahinës së Korçës. Pasionin e tij për këngën, Stavri nuk e harroi por e vazhdoi edhe gjatë kohës që ishte në mal, duke organizuar koret partizane. Pas mbarimit të luftës, ai qëndroi në qytetin e Korçës ku u muar me organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike të ushtrisë.

Duke parë dhuntitë e tij në fushën e pikturës dhe këngës, në vitin 1947 Stavri Rafaelit ia akordua një bursë shtetërore për të ndjekur studimet e larta në degën e Skenografisë pranë Akademisë së Arteve të Bukura në kryeqytetin e Çekosllavakisë, Pragë. Në atë Konservator krahas skenografisë, Stavri ndoqi paralelisht dhe degën e Kantos dhe në vitin 1951 ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në të dyja degët. Gjatë periudhës që Stavri ndiqte studimet në Konservatorin e Pragës, ai u njoh dhe u dashurua me një vajzë nga Budapesti të quajtur Maria, e cila gjithashtu studjonte për piano në degën e Muzikës të asaj Akademie.

Pas marrjes së diplomës në vitin 1951, Stavri u kthye në Shqipëri së bashku me bashkëshorten e tij, Marien, me të cilën kishte lidhur kurorë që në Pragë. Pas kthimit në Shqipëri, ai u emërua menjëherë këngëtar dhe piktor pranë Teatrit Popullor dhe Filarmonisë së Shtetit në Tiranë. Pasi punoi për dy vjet me rradhë në këtë institucion, në vitin 1953, me krijimin e Teatrit të Operas dhe Baletit, Stavri u emërua si solist pranë sektorit të solistëve të atij teatri. Që në fillim Stavri Rafaeli spikati si një mjeshtër i vërtetë i kantos, gjë e cila bëri që atij t’i besoheshin shumë role kryesore në premierat e para të Operas që u vunë në skenë asokohe.

Lidhur me këtë, përgjegjësi i Arkivit pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, Zamir Këlliçi, midis të tjerash dëshmon: “Në dokumentacionin e pasur arkivor që ndodhet pranë këtij Arkivi, një vënd të veçantë zë edhe dosja e Stavri Rafaelit, e cila është tepër e pasur për shkak të aktivitetit të tij artistik tepër të ngjeshur. Duke qenë se Stavri spikati me një përgatitje të lartë profesionale që në fillim të karrierës, atij i’u besua roli i Knjazit, në operën e parë “Rusallka” që u vë në skenë nga ky teatër. Pasi shkëlqeu në atë rol, atij i’u ngarkuan dhe mori pjesë si solist i parë pothuaj në të gjitha pjesët e tjera që u vunë në skenë pas “Rusallkës”. Po kështu në vitin 1955 ai mori pjesë në turneun që Teatri i Operas dhe Baletit zhvilloi në Kinë, Mongoli, Kore dhe Vietnam.

Në të gjitha koncertet që u zhvilluan në këto shtete të Azisë, Stavri shkëlqeu në mënyrë të veçantë nga të gjithë solistët e tjerë dhe pati duartrokitje të vazhdueshme gjatë interpretimeve të tij. Lidhur me shfaqjet e dhëna nga solistët shqiptarë në atë kohë, shkroi edhe shtypi i atyre shteteve ku një vënd i veçantë i’u rezervua edhe Stavri Rafaelit. Pothuaj të gjitha gazetat e quajtën atë “solisti shqiptar me dhunti të mbinatyrshme”, kujton Zamir Këlliçi, lidhur me fillimet e karrierës artistike të Rafaelit dhe turneun e Azisë së largëme, ku ai pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Pas debutimeve tepër të suksesëshme si solist në pjesët e para që u vunë në skenë nga Teatri i Operas dhe i Baletit, në vitin 1956 Stavri Rafaeli u dërgua në Bashkimin Sovjetik për t’u specializuar pranë teatrit të famshëm “Balshoi” të Moskës, që në atë kohë ishte më i njohuri në të gjithë Botën. Për një vit që Stavri qëndroi pranë atij teatri, ai mori pjesë në disa shfaqje, ku vlen të përmendet roli i Dukës, tek “Rigoleto” i Xhuzepe Verdit, ku ai pati një sukses mjaft të madh.

Po kështu përveç roleve që luajti në “Balshoi”, Stavri bëri edhe disa turne në qytete të ndryshme të republikave të Bashkimit Sovjetik, si në Leningrad, Vilnius, Tbilis, Kiev etj, ku gjithashtu interpretimet e tij u pritën mjaft mirë. Në vitin 1957 pasi mbaroi specilaizimin në Moskë, Stavri u kthye në Shqipëri dhe në atë kohë atij i’u besuan disa nga rolet më të spikatura të pjesëve operistike botërore, si roli i Alfredit tek “Traviata” e Xhuzepe Verdit, Almaviva tek “Berberi i Seviljes i Rosinit, Lenski tek “Eugjeni Onjegin” i Çajakovskit etj.

Në të gjitha këto role Stavri pati një sukses të jashtzakonshëm dhe interpretimi i tij konsiderohej si i barabartë me ato të shumë kolegëve të tij që asokohe interpretonin në skena të ndryshme të botës. Pas këtyre shfaqjeve, ai mori pjesë edhe në turneun e Hungarisë ku me rolin e Dukës, tek “Rigoleto”, pati mjaft sukses dhe publiku hungarez i dhuroi duartrokitje të vazhdueshme me ovacione të gjata. Pas kësaj shfaqje ai mori pjesë dhe në disa koncertë të tjera, ku interpretoi arie të ndryshme nga repertori më i zgjedhur i pjesëve të operistikës botërore.

Karriera artistike tepër e shkëlqyer e Stavri Rafaelit, u pasua me pjesmarrjen e tij në Festivalin e VII-të të Rinisë Studentore që u zhvillua në Vjenë të Austrisë në vitin 1959. Lidhur me këtë aktivitet artistik të përmasave botërore, ku solisti shqiptar Rafaeli pati një sukses të jashtzakonshëm, përgjegjësi i Arkivit i TOB-it Zamir Këlliçi, dëshmon: “Pjesmarrja e Stavri Rafaelit në atë festival të rinisë studentore, shënoi një nga kulmet e jetës së tij artistike, për arsye se për interpretimin e tij brilant si vokalist, ai u nderua me çmimin e dytë.

Pas suksesit të madh që arriti në Vjenë, Stavri Rafaeli mori pjesë dhe në një turne tjetër të zhvilluar në Itali, ku ai interpretoi me mjaft sukses arie të ndryshme nga pjesët më të njohura të operistikës botërore. Pas Italisë ai mori pjesë edhe në një turne tjetër në Çekosllavaki, ku ai ishte diplomuar dhe kishte kaluar disa nga vitet më të bukura të rinisë së tij. Në këtë turne ku u dhanë disa shfaqje në qytetet e Pragës, Bratislavës, Koshicës etj, Stavri interpretoi me mjaft sukses rolet e Dukës te “Traviata” e Verdit dhe Alfredit te “Rigoleto.

Po kështu gjatë atij turneu, Stavri përgatiti dhe skenografitë e kostumet e disa prej pjesëve që u interpretuan nga artistët shqiptarë të TOB-it. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1961 ai mori pjesë si solist kryesor në disa prej kryeveprave të operistikës botërore, siç ishte Pinkertoni tek “Madam Baterflaj” i Xhiakomo Puçinit dhe ai i Don Hozesë tek opera “Karmen” i Zhorzh Bizesë. Roli i Don Hozesë të cilin ai e interpretoi në vitin 1961, shënoi edhe fundin e karrierës së tij të shkurtër por brilante”, dëshmon Zamir Këlliçi, lidhur me ish-mjeshtërin e madh të vokalit shqiptar, Stavri Rafaeli.

Ndonëse Stavri pati një karrierë të shkëlqyer gjatë atyre 13 vjetëve të interpretimit të tij në skenën shqiptare dhe në ato botërore, ai nuk ishte fare i kënaqur nga jeta që bënte dhe trajtimi që iu bëhej në përgjithësi artistëve në Shqipëri. Ndonëse ai mbante funksionin e sekretarit të Organizatës Bazë të Partisë në Teatrin e Operas dhe Baletit, nuk ishte aspak një komunist fanatik. Përkundrazi ish-kolegët e tij e kujtojnë atë si një njeri shumë liberal dhe tepër të kohës nga të gjitha pikpamjet. Stavri kishte shëtitur e parë shumë vënde të ndryshme të Botës dhe ai kishte një botkuptim tjetër për jetën.

Ky fakt e bënte të mos pajtohej aspak me politikën e regjimit komunist në Shqipëri, ndonëse atij i kishte rënë shorti për të drejtuar një nga celulat e komunistëve që merreshin me art. Pakënaqësitë e shumta dhe acarimi i tij me regjimin komunist në fuqi, filluan sidomos pas prishjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe vëndet e tjera të Europës Lindore që përbënin Kampin Socialist. Në atë kohë shumë intelektualëve shqiptarë që kishin studjuar në vëndet e Lindjes dhe ishin martuar me vajza të huaja, regjimi kopmunist iu bëri presion që t’i ndanin ato. Edhe Stavri Rafaeli pati presione të ndryshme që të ndahej nga bashkëshortja e tij hungareze Maria, me të cilën ai kishte lidhur jetën që në vitin 1951 kur ishin studentë në Pragë.

Stavri nuk pranoi që të ndahej nga bashkëshortja e tij hyngaraze dhe në atë kohë për këtë gjë ai gjeti edhe mbështetjen e vëllai të tij, i cili ishte ushtarak me gradën e kapitenit. Gjatë asaj bisede, Stavri i bëri të ditur vëllait për situatën tepër të vështirë në të cilën ndodhej, ku nuk prejashtohej mundësia që ai edhe të arrestohej. Pas kësaj të dy vëllezërit vendosën që të arratiseshin nga Shqipëria. Qëllimi i tyre ishte që pas arratisjes, shteti shqiptar do t’ë lejonte edhe bashkëshorten e Stavrit, Marien, që të largohej nga Shqipëria për në atdheun e saj në Hungari. Por dëshira e tyre nuk u realizua dot, sepse në qershorin e vitit 1963, teksa Stavri së bashku me të vëllanë e dy shokë të tyre tentuan të kalonin kufirin shtetërore në zonën e Bilishtit, ata u kapën nga rojet e kufiri në afërsi të klonit, kur vetëm disa hapa i ndanin nga liria që kishin ëndërruar.

Pas kësaj ata të dy u nxuarën para gjyqit që u zhvillua në Tiranë me dyer të hapura, ku u akuzuan për agjitacion e propagandë dhe për tradhëti të lartë ndaj Atdheut. Si përfundim prokurori kërkoj që Stavri të dënohej me 15 vjet burg, kurse për vëllanë e tij ushtarak, dënimin me vdekje, gjë e cila u la në fuqi edhe nga trupi gjykues. Ndërsa i vëllai i tij oficer u pushkatua, Stavri u dërgua të vuante dënimin si armik i popullit në kampet e punës së detyruar. Ndërsa bashkëshorten e tij hungareze, Marien, e internuan në qytetin e Fierit.

Mjeshtri i madh i skenës operistike shqiptare Stavri Rafaeli, e vuajti të gjithë dënimin si i burgosur politik në disa kampe e burgje dhe u lirua vetëm në vitin 1978. Ditën që do të lirohej, Stavrin e priti tek dera e burgut bashkëshortja e tij Maria, e cila pas dënimit të tij, jo vetëm që nuk e divorcoi, por përkundrazi e ndoqi bashkëshortin e saj shqiptar në të gjitha kampet e burgjet dhe mbajti korespodencë të rregullt me të me anë të letrave. Për afro 27 vjet me rradhë Maria punoi si mësuese muzike në një nga shkollat e Fierit, nën presionin e vazhdueshëm psikologjik të Sigurimit të Shtetit që shpesh i kujtonte bashkëshortin e saj që ishte i dënuar si armik i popullit. Vetëm pas viteve 1990-të, ëndrra e Stavri Rafaelit u bë realitet.

Ai me bashkëshorten e tij, Marien, u larguan nga Shqipëria dhe u vendosën në një qytet të vogël buzë liqenit Balaton të Hungarisë ku jetojnë edhe sot. Për kontributin e madh që Maria kishte dhënë në qytetin e Fierit si mësuese e muzikës, në 7 mars të vitit 2001, Këshilli Bashkiak i Fierit i akordoi asaj titullin e lartë “Qytetare Nderi”. Këtë titull Maria erdhi dhe e mori vetë, në shenjë respekti për atë qytet ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj dhe njerzit e thjeshtë e kishin respektuar, ndonëse bashkëshorti i saj ndodhej në burg si ”armik i popullit”.

Memorie.al

21 komente në “Historia tronditëse e artistit shqiptar, që luftoi me armë për çlirimin e vendit: Nga arratia, tek vrasja e vëllait dhe përndjekja”

  1. Libra says:

    Ky Stavri qe paska qene me rezultare te shkelqyera,qe ka qene partizan,qe ka bredhur gjysmen e botes si komunist,qe ka qen sekretar i Partise ne Opera me fal Kaloc,por paska qene shume i perkedhelur dhe kokerr gomari.Tamam tipik mashtrues,qe hengri dhe piu nga “tava”komuniste dhe i futi shqelmin.Paska shpetuar kot pa e vrare ne kufi dhe ka patur miq shume qe ka henger 15 vjet burg dhe e shoqja ishte mesuese muzike.Te tjeret kane vuajtur shume me teper dhe kurre nuk fituan asgje.Stavri e ka dredhur tere jeten.

    1. Bureto says:

      Turp! Si mund të gjykohet kështu një njeri, një artist dhe një antifashist, vetëm se donte të ishte i lirë?! A mund të përbëjë kjo faj e drejta për lirinë dhe kjo të quhet krim? Dhe e gjitha të justifikohet me ligje kriminale si “agjitacion e propogandë” dhe “arratisje”, e këto vetëm për faktin se regjimi diktatorial e konsideronte vendin një burg të rrethuar me tela me gjëmba. Të vjen keq që, edhe sot mbas 30 vjetëve, nga shembja e atij rregjimi të urryer, të ketë akoma njerëz me këto mendësi dhe me kaq urrejtje, kur do duhej më shumë empati, më shumë humanitet.

    2. Cudia says:

      Stavri, nqs e lexove kete komentin e Libras, mos ja ver veshin se jane vemjet e fundit te Enverit. Populli e di shume mire se cfare beri Enveri ne diktature. Shendet e gezime te kesh! Respekte!!

  2. Ferenc Pushkash says:

    O Kaloc, o historian e zoterues i tere arkivave te koherave diktatoriale, njeri preciz dhe i besueshem qe rrezaton kulture te gjere! A rron akoma cifti Rafael buze Balatonit apo kane nderruar jete? Pika ty qe shkruan e mua qe te lexoj! Dhe me beso nuk e kam vetem per kete shkrim.

  3. Bambi says:

    Respekte per talentin.
    Respekte qe nuk e ndau gruan, se shume te tjere u dhjene ne breke, per mungese karakteri
    Jane trillime keto qe “i benin presion te ndante gruan e huaj”. Daja im a ka gruan e huaj – bullgare dhe asnjehere nuk i eshte bere presion per ta ndare nga shteti. Kuptohet qe ka patur kufizimet e tij, por presion per divorc… asnjehere.
    Krye i perkedhelur… ka bredhur boten qe ne ato vite kur te tjeret nuk kishin buke te hanin (2 here me studime jashte shtetit) dhe shume here ne shfaqje te ndryshme kudo ne Evrope
    Totalisht pa karakter, qe do arratisej e do linte gruan ne Shqiperi me shpresen se do te takoheshin serisht jashte Shqiperise.
    Sekretar partie liberal – thone bashkekohesit. Ky do ishte 97 vjeç sot, ku i gjetet bashkekohesit e tij ???
    Genjeu dhe vllane e tij se gjoja do te arrestohej dhe e mori ne qafe se ai u denua nga gjykate ushtarake.
    Me nje fjale: nga ata njerz qe hane buken e prembysin kupen…
    Edhe pak idiot ne gjykim. Ky dilte jashte shtetit kur ti donte menerja, pse do arratisej nga kufiri???!!!
    Gjithsesi, prape e denuan vetem 15 vjet dhe gruan ja lane mesuese…

  4. XheJ eN Bi says:

    Kaloçi ka një tendencë që personazhet e shkrimeve të tij t’i bëjë të vuajtur nga regjimi komunist.Edhe për Stavrin e Maria ,po të njëjtën gjë bën.Kaloçi thotë se i bënin presion të ndahej me bashkëshorten.Po edhe Avni Mula ishte martuar me sovjetike dhe përse këtij nuk i bënin presion ?A mund të na i shpegojë Kaloçi !!!
    Kur Maria ishte mësuese muzike në Fier sigurimi i bënte presion psikologjik .Nuk mar vesh përse duhet t’i bënin presion psikologjik ,kur ajo ishte mësuese dhe edukonte brezin e ri ? Këtë vetëm Kaloçi e di që ta bëjë sa më tragjike me zorrë.

    1. Nik says:

      Pèr XH ,EN BI .Kur nuk shpjegohe mir hidhen nè sulmè,atèhere unè e shkurtova tregimin por tè bindeni atèhere topografin hetuesia e ka marr shumè her nè pyetje nè hetuesi pèr arratisjen e kolegut tè vetè sa oficeri topograf kaloj nè çmènduri dhe filloj tè thoshte se e ndiqte sigurimi policia dmth filloj tè bèhej me fiksasione dhe si pèrfundim u çmend.Kujt do ti ankoheshe nè atè kohè e,hoxhès qè kishte krijuar spiunazhin me njèri tjetrin,apo kishte avokat nè atè kohè?Iku jeta e tij pèr dhjam qèni se bastardi e,hoxha e klonoj shqipèrin .Mbase u tregova mè konkret tani??

  5. pjeter says:

    Zona e bilishtit nuk eshte qafe thana.Nuk eshte e qarte se tentuan ne Bilisht apo Pogradec.Kloni i kufirit,nuk ka qene kurre disa hape larg,nga piramidatqe ishin kufiri i vertet,por edhe disa kilometra larg ne disa raste.kjo ka qene veshtiresia e te gjitheve,sepse nuk e njifnin terrenin te gjithe.Nuk besoj se behet fjale per keta se kan pas nje ushtarak ne grup,qe supozohet e dinte si ishte ndertuar kaloni.Gjithashtu supozohet Qe kush shkruan artikuj, e di qe duhet te shkruaje ne menyre te sakte.

  6. Nik says:

    Oficer studjuar nè unversitet nè Moskè pèr topograf nga Tragjasi i Vlorès e ngarkojn sè bashku me njè inxhinjer tè xhenjos vitin 57/58 punonin nè ministrinè e mbrojtjes tè planifikojn nè kufij me greqin nè gjirokastèr tunelet etj etj ,mbasi kishin kaq kohè me matjet e zonès inxhinjeri i xhenjos i thotè topografit mbasi kaloj klonin do tè vini apo tè iki vetèm, i thot jo nuk vij dhe miku u arratis por e keqja vjen mè mbas.Vijn komanda e kufirit ,sigurimi i shtetit,hetues duke e pyetur me dhjetra her si iku,çfar tè tha,pèrse nuk kuptove gjè ti,faji èsht dhe i juaji, sa i shkreti humbi ekuilibrin duke filluar tè thoshte se e ndiqte sigurimi dhe policija ngado qè shkonte dhe mè e keqja èshtè se ishte jetim djal partizani.Nè djall tè shkoj diktatura dhe sistemi bastard qè krijoj i çmendi njerèzit dhe i burgosi , viktima e sistemit bastard kaloj pothuajse 30 vjet me kura nèpèr spitale dhe çmendim se e ndiqte sigurimi dhe policija gjer sa vdiq pa shijuar as familje sepse e çmendèn pèrpara se tè martohej plus falè zotit e ndihmoj vèllai binjak me nusen e vet qè e mbajtèn nè shtèpi .Mendoj se janè qindra familje partizanèsh dhe komuniste qè pèrjetuan torturèn psikologjike internime etj etj duhet tè flasin tè shkruajn ndryshe nuk mèsojm asgjè nga e kaluara .

    1. XheJ eN Bi says:

      O Nik….
      Informatat i ke të gabuara .Në kufi me Greqinë në Gjirokastër nuk ka asnhl tunel.Dhe më keq akoma te kloni .Që të kaloje klonin duhet të kaloje nga posta kufitare .Kur inxhinjeri ka kaluar nga kloni topografi nuk kishte asnjë përgjegjësi .Në këtë rast sigurimi nuk kishte asnjë punë ,po hetuesit .
      Ç’ ka ngjarë me topografin me këto që shkruan ti një Zot e di .

      1. Nik says:

        Replik pèr XH eN BI !
        Ju lutem mos mè tregoni as tunele as topograf se ngjarja èshtè tepèr e dhimbshme njè terror i vèrtet dhe mè fal se nuk hyra nè imtèsi .Kryenin matjet pèr ministrin e mbrojtjes nè gjirokastèr nuk èshtè film èshtè ngjarje reale nuk ju uroj as ju dhe askujt nè botè tè ndodhin ngjarje tè kèsaj natyre . I varfèri pinte tre paketa cigare nè ditè e mbushte dhomèn plotè tymè tè dhimbsej kur e shikoje tè vèshtronte me njè shikim tè humbur nga ilaçet qè i jepnin DR pèr fiksasionin se e ndiqte policia dhe sigurimi.Duhet tè informohemi dhe lexojm mè shumè nga e kaluara e diktaturès ,Ju XH EN BI ndoshta keni pak njohuri mbi sigurimin,policin,hetuesin ,.Historianèt janè mè kopetent tè shkruajn dhe flasin.

  7. Shpata says:

    Ai nuk donte te jetonte ne diktature! Njeriun e lire pak e kuptojne. Ai nuk donte te jetonte pa gruan e tij, te cilen e donte shume! Stavri eshte nje nga shembujt unik te rezistences ne diktature. Kur te kem kohe do shkruaj me teper per te.

    Stavri kishte per grua Penelopen Shqiptare, Marien, gruan me karakter te pa epur, mesuesen mjeshtre me te miren e pianos ne Shqiperi, nxeneset e saj sot luajne piano ne Europe dhe Amerike.
    Nje pianiste franceze, qe kam takuar ne paris me 1994, njifte mire Marien! Me çuditi ! Ajo me tha; nxeneset qe kane bere piano me Marien jane pranuar menjehere ne konservatorin e Parisit, kam mesuar shume prej tyre!
    Falenderoj Zotin Kaloçi per kete artikull.

    Une e kam njohur personalish Stavrin pasi u kthye ne Fier, pas burgut te gjate! Burgu nuk e kishte thyer aspak Stavrin, perkundrazi, burgu i prapagandes ishte kthyer ne ato vite ne nje vend ku populli derdhte mallkimet per diktaturen, e cila me ne fund dha shpirt, midis te tjerash dhe nga lufta e njerezve me guxim si Stavri. Ruaj kujtime shume te mira per te dhe familjen e tij ! I pershendes me respekt te pa fund, te gjithe familjen dhe veçanerisht djalin e tij qe e kam patur shok !

  8. sehirxhiu says:

    Na hutove fare o Kaloc !! Heroi demokrat i Kalocit kishte qene partizan me arme ne dore{pra kishte vrare heronjte e tjere te Kalocit}. kishte shkuar per te studiuar ne vendet komuniste , e kishte bere lutjen dhe ishte pranuar ne parti, e kishin bere edhe sekretar partie , te gjitha rruget jasht shtetit i ndante per vete, Kishte kontribuar per “forcimin e metejshem te pushtetit popullor” i cili pushtet vrau heronjte e shkrimeve te tjera te Kalocit. Mbas ketij shkrimi une pres qe Kaloci te beje nje shkrim per heroin e demokrat Mehmet Shehu te cilin e persekutoje diktatura komuniste . hahaha…… O Kaloc do thuash me ke je apo do besh gallat me shkrime si ky?

  9. demo says:

    Ishte sekretar partie,bukeshkale,tradhtar.Po cfare jane keta komentues,.Paska qene flame enverizmi?I futi trute e gomarit ketij populli! Deshi e iku.Nuk ka te drejte ta ndaloj,ta arrestoje,ta pushkatoje.

  10. Aleksi says:

    Falenderime per artikullin ! Shume i goditur ! Plot me vertetisira te asaj epoke ! Por, nuk kuptoj dot shumicen e komentueseve qe nuk kane marr vesh asgje dhe ja fusin kot ! ! Me lind pyetja : Si jetojne ne mes te ketyre njerezve qe gjykojne pa ditur. ? Me kot ankohemi per politikanet qe s’jane gje tjeter veçse reflektim i ketyre idiotesive ! !

  11. Ismail says:

    kaloci i vockel, mundohet te beje “sensacion”, me jete te zakonshme njerezish te zakonshem. Tani, edhe sekretar i partise i Operes dhe Baletit, edhe disident, nuk shkon. Denimi dhe ndeshkimi, me vend. Sepse vellai i tij oficer, doemos do denohej me pushkatim, pasi kishte shkelur me te dyja kembet, Betimin Ushtarak ndaj Atdheut, duke e tradhetuar ate. Por edhe artistin, nuk e la pa pune. As gruan e tij, te cilen e emeroi mesuese, ne pofesionin e saj. Atehere, ku eshte “boomi” ketu? Pati shtet te se drejtes, e veproi si shtet i se drejtes, or kaloci i vockel!

  12. Nik says:

    Replik pèr XH eN BI !
    Ju lutem mos mè tregoni as tunele as topograf se ngjarja èshtè tepèr e dhimbshme njè terror i vèrtet dhe mè fal se nuk hyra nè imtèsi .Kryenin matjet pèr ministrin e mbrojtjes nè gjirokastèr nuk èshtè film èshtè ngjarje reale nuk ju uroj as ju dhe askujt nè botè tè ndodhin ngjarje tè kèsaj natyre . I varfèri pinte tre paketa cigare nè ditè e mbushte dhomèn plotè tymè tè dhimbsej kur e shikoje tè vèshtronte me njè shikim tè humbur nga ilaçet qè i jepnin DR pèr fiksasionin se e ndiqte policia dhe sigurimi.Duhet tè informohemi dhe lexojm mè shumè nga e kaluara e diktaturès ,Ju XH EN BI ndoshta keni pak njohuri mbi sigurimin,policin,hetuesin ,.Historianèt janè mè kopetent tè shkruajn dhe flasin.

  13. Nik says:

    Kètu ka tè sèmur psiqik mohojn diktaturèn qè kemi pèrjetuar.Po pèrse mor ju marrtè lumi ju marrtè se deti ju ka marr. Vasil Malua; 1974/5″Sekretar Partije i Portit Tè Vlorès “Festa e gushtit nè Himarè -Vlorè mblodhi gjith kushèrinjt nè anijen e tij tè peshkimit me 36 veta nè mos gaboj vetèm dhèndri nuk iku dhe njè tjetèr person drejt greqisè ngriti grushtin e iku,doni mè pèr belulin??

  14. Veli stafa says:

    A din ndokush te me tregoje dicka mbi violinistin e talentuar Fatos Haxhihyseni I cili I ka dhene fund jetes tragjikisht ? Fatos Haxhihyseni I martuar me nje grua te huaj ka qene farefis me babin tim I cili ka pesuar tronditje te madhe kur I ka ardhur lajmi I hidhur per vdekjen tragjike te ketij violinisti virtuoz viktime e intrigave Bizantine te regjimit te asaj kohe te pakohe !

  15. Amarda Beqiraj Asllani says:

    Marie Rafaeli ishte dhe mbetet gjithmone ne kujtesen time si nje mesuese e rralle.
    Ishte nje grua e forte me shume dinjitet por dhe me nje dashuri te thelle per nxenesit e saj.
    Ajo i dha shume qytetit te Fierit dhe sigurisht gjithe Shqipwrise. Studentet e Konservatorit qe vinin nga Fieri ishin me te vertete ndryshe te tjereve.
    I paharruar qofte kujtimi i saj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje