Jari tregon arsyet pse Rama ka porositur vrasjen e prokurorit

Pas kthesës që kanë marrë hetimet për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit dhe lidhjet me pronarët e tokave tek Gjiri i Lalzit, Jari vendosi t’i japë një dorë të fortë akuzës, se pas vrasjes qëndron Edi Rama:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Siç po del dhe nga hetimet, atentati ndaj makinës ku udhëtonte prokurori dhe një biznesmen tokash nga Sukthi, ka lidhje me pronat tek Gjiri i Lalzit.

Kjo provon më së miri se pas atentatit qëndron Edi Rama.

I mbushur me urrejtje se aty ka shtëpi Doktori, Ilir Meta dhe shumë kuadro të PD, Edi Rama ka vënë nën presion Prokurorinë e Durrësit që të shpronësojë pronarët dhe me këtë rast, t’iu marrë vilat, Doktorit, Ilir Metës dhe gjithë demokratëve që banojnë aty.

Për këtë arsye, prokurori dhe ai biznesmeni janë takuar për të vendosur se çfarë duhet të bëjnë në këto kushte.

Edi Rama u ka pas vënë përgjues në makinë, për të dëgjuar si po shkon biseda.

Kur e ka parë që as prokurori, as biznesmeni, nuk kishin ndërmend të hapnin rrugë, ka dërguar një skuadër vrasësish që t’i heqin qafe.

Dështimi i atentatit tani do zbardhë shumë shpejt si vrasës të vërtetë, Edi Ramën.

Aty do zbulohet fytyra e tij e vërtetë si njeri xheloz, që s’ka vilë në Lalëz dhe që përdor pushtetin për të dëmtuar pasuritë e të tjerëve.

Por këtë radhë ka dështuar dhe do ta paguajë shtrenjtë

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *