Pas tërheqjes së turqve, Aeroportin e Vlorës gati ta marrin italianët: Vetëm pas 35 vjetësh, i kalon shtetit

4 Nëntor 2019, 11:23Ekonomia TEMA

Brenda 10 ditësh Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë tenderin ndërkombëtar për të dhënë me koncesion ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.

Deri tani kanë shprehur interes dy kompani italiane, çka ka shtyrë Ministrinë që të përgatisë dokumentacionin për të hapur garën.

Ndërtimi i kësaj vepre nuk do të bëhet me paratë e buxhetit të shtetit, por do të jetë shoqëria e cila do të dalë fituese që do të kryejë investimin dhe do të marrë për 35 vjet operimin e aeroportit.

Në fund të 35 viteve, firma do të transferojë aeroportin në pronësi të shtetit shqiptar.

Të ardhurat e kompanisë për investimin do të sigurohen nga tarifat që do të vilen nga linjat e fluturimit, ndërsa do të negociohet me qeverinë për të garantuar financiarisht një kufi minimal të pasagjerëve që do të udhëtojnë përmes kësaj piste.

Aeroporti parashikohet të ndërtohet në Akërni, një zonë me distancë 10 minuta larg rrugës kombëtare Fier- Vlorë, ndërsa në bazë të një studimi fizibiliteti, parashikohet që përmes tij të udhëtojnë 600 mijë pasagjerë në vit.

Në shkurt të 2018-s, Kuvendi autorizoi qeverinë që të nënshkruante një marrëveshje me një bashkim operatorësh nga Turqia, Cengiz; Kalyon dhe Kolin Construction, të cilët në fund u tërhoqën nga oferta pasi kërkuan garanci më të madhe financiare.

Sipas projektit të tyre, ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të arrinte një vlerë investimi prej 98 milionë eurosh, duke ia kaluar edhe faturës me të cilën u ndërtua Rinasi.

19 komente në “Pas tërheqjes së turqve, Aeroportin e Vlorës gati ta marrin italianët: Vetëm pas 35 vjetësh, i kalon shtetit”

  1. Julia says:

    Joooooooo, vetem me italianet mos u perzieni, ata nuk rregullojne shtepine e tyre, dhe jo te merren me ne,

    1. Hoxh Armandi says:

      Kuptohet qe turkomongolet u terhoqen. Ata ndertojne mire medresendhe xhamija ne evrope po jo gje tjeter.

  2. gloria says:

    Mbas 35 vitesh ky aeroport eshte amortizuar komplet.

  3. ertv says:

    Se shpejti filloka saga BECHETTI no.2 :
    Aeroporti nuk do bejhet kure dhe shqiptarte do te paguajne 120 milion euro.
    Grazzie Sua Echellenza RAMA ( baccio le mani)!

  4. alphade says:

    Kete planimetri duhet ta kishte Rinasi ,model sic e ka projecti I Vlores.
    Por fatkeqesisht Aeroporti I Rinasit ka projectin e nje hangari avionesh
    se sa te nje Aeroporti. Mallkim Nanos se Thanasit ! Qe beri nje “Kotec
    Pulash” …..! Te njejten gje beri Tosi I Thanasit, “hajduti me cizme” me
    “superestraden Durres- Librazhd” qe eshte turpi I botes ! Me kete u
    beri qejfin grekeve duke I zhvatur ca miliona Euro dhe qe me to rron
    si Pasha ne lokalet e Vjenes,i “enjtur me “Scoch Wisky”….. Qelbesira !

  5. Genti says:

    Mos vetem italjonve mos na jepni. Jam mashtrus dhe nuk bojn asgjo serjoze. Vetem pislliqe dhe vjedhje. Amon vetem me italjon mos u merni

  6. Detari says:

    nuk thua mire qe u qeruan turket, c’ti behet aeroplaneve qe jane me flamur turk…

    1. Ardi says:

      @Detar. Shko bej analizat e ADN-se se mund te jesh turk. Tani ska me perralla historike me ilire e pellazge ose greke

  7. Fredi says:

    Po keto kompanite sa para do te investojne se nuk e thate.

  8. Dori says:

    Normale: Pasha Limani turk do te behet Oricumi tomak; kthim ne identitet!

  9. tropoja10y says:

    do e marrin ruset por do paraqiten si italian,na piu e zeza

  10. arber says:

    Si mund te parathuhet qe italianet do marin ” me koncesion aeroportin fantazem” te Vlores, le pale kur thuhet dhe do hapet tender ” nderkombetar”!!!!
    Atehere pse italianet???? Po shteti ç’ pune ka ne sigurimin e nje numri udhetaredh? Akoma flitet me mentalitet MONIST. Levizja dhe zgjedhja eshte e lire sot edhe pse ” Franca” na la pa hyre brenda. Perralla per femije ok por mos i shisni per konsum publik se nuk ka me idjoter.

  11. Ardi says:

    @Detar. Shko bej analizat e ADN-se se mund te jesh turk. Tani ska me perralla historike me ilire e pellazge ose greke

  12. taras bulba says:

    Mbas 35 viteve , ne ate aeroport nuk do te kene mundesi te ulen as kacatore , keshtu qe duhet modernizim nga fillimi , ku do te thote qe kompania qe e ndertoi dhe e shfrytezoi per 35 vjet do ta modernizoje nga fillimi dhe prap nja 30 vjet te tjera ne pronesi te saj , per cfare kalimi te pasurise tek shteti behet fjale ?
    Per ke shtet ??
    Si shteti i cez ?? Qe shitjen e cez benin polutikanet dhe kancerozi i Saliut Zeni sikur e kishin te tyret .
    Jeni pisa dhe mashtrusa , genjeni e vidhni deri ne var , eshte geni juaj , geni i hajdutit. Ndyresira , ju shitet gjith fabrikat , hidrocentralet dhe cdo gje , qe ne fund te fundit i beri cdo shqiptar me kontributin dhe gjakun e tij , jo keto te tjerat qe nuk do llogarisni asnje , mashtrusa

  13. Emigrim me detyrim says:

    Te vjen per te qate kur lexon komente qe per cdo gje akusohet qeveria ne fuqi. (Nuk i mbroj se nuk po abuzojne). Po 25 vjet qe hodhen parrullen shqiperia nje dollare dhe shiten shkulen shqyen cdo gje qe ishte e perbashket. Kush u vu para pergjegjesise. Asnje. Ata qe akuzojne per cdo shkaterim 30 vjecar kete qeveri jane perfitues nga ai shkaterrim dhe fshihen mbas thirrjes kapeni hajdutin. Si thote estrada e fjerit Mire une qe nuk mbaj qen po ai qe me vodhi lopen nuk ka fare faj??

  14. Kompanite italiane jane mashtruse says:

    Italianet do e fillojne, por pas disa muajsh do zhduken duke lene nenkontraktoret me gisht ne goje, sic vepron cdo kompani italiane

  15. Skenderbeu says:

    Pse nuk e marin amerikane dhe gjermanet qe thone jemi per futjes e Shqiperise ne BE???????!!!!!!!

  16. edmond dervish brahimaj says:

    kushdo le te vije po islamqente joooooooo se qelbin era Elvis Naci

  17. xyz says:

    O milet po ky eshte vetem nje projekt ne leter.Te ndertojshe nje aeroport te tille duhet b.the,kush do e beje ate ,ata qe duhen vetem fitim.Qytete shume me te medha se Vlora nuk e kane nje aeroport te tille e lere me…Ky eshte vetem mashtrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje