Rrëfimi i Panenkas: Nëse e humbisja do të punoja në fabrikë

Futbolli i kohëve moderne krijon momente nga më të çuditshmet megjithatë, një nga momentet që gjithmonë komentohet, është penalltia “Panenka” e cila për herë të parë u ekzekutua nga futbollisti çek, Antonin Panenka në ndeshjen kundër Gjermanisë në vitin 1976, duke mposhtur portierin Sep Maier.

Kur kanë kaluar shumë vite nga ajo ndeshje, ende ajo penallti është në modë dhe tashmë njihet gjerësisht si “Panenka”.

Në një rrëfim për “AS”, ish-futbollisti që e shpiku këtë penallti u shpreh se nëse do ta humbiste, atëherë do të punonte në fabrikë për shumë vite teksa shtoi se ka zbuluar edhe një tjetër penallti.

Shpesh herë jemi mësuar të shohim penalltinë me dy takime, ku fillimisht Johan Krujf ia pasoi shokut të skuadrës, Olsenit dhe më pas ishte Mesi ai që asistoi për Suarezin. Megjithatë, Panenka shprehet se edhe këtë penallti e ka shpikur ai.

“Futbollisti më i mirë? Unë num di gjuhë të huaja dhe ndoshta më krahasojnë me dikë por nuk mund ta lexoj. Kur shënova “penalltinë Panenka” në Beograd, të gjithë po flisnin për mua dhe Franc Bekenbauer më ka folur. Po të pyesësh 1 milionë njerëz për më të mirin, disa thonë Ronaldo e disa Mesi. Për mua janë të dy, nuk mund t’i ndaj.

Penalltia Panenka? Më pëlqen që është në emrin tim sepse më bën më të famshëm dhe më bëntë ndihem mirë. Nuk e kam problem të flitet për penalltinë time. Unë gjithmonë bëj shaka. Nëse do ta kisha humbur atë penallti, do të punoja në fabrikë për 30 apo 40 vite sepse ishte çështje politike. Do të dëmtohesha shumë nga komunizmi. Edhe nëse do të më dënonin, do të më lëshonin prapë dhe sërish do të luaja futboll.

Nuk e di sa herë e kam parë atë penallti sepse nuk jam matematicien dhe as ekonomist. Por, mund të them me bindje se ajo penallti po udhëton shumë në kohë dhe në çdo kompeticion.

Penalltia me dy takime? Për mua nuk është diçka e re sepse me shokun tim, Karol Dobiak e bëja çdo të shtunë dhe kam qenë i poari edhe për këtë. Por mendoj se tani duan ta heqin. Kam shënuar ashtu në ligën e parë çeke kundër Brno. Para Krujf, po para Krujf. Njerëzit janë dyshues sepse nuk e kanë parë atë dhe askund në rregullore nuk përmendet që nuk mund të preket topi lehtë”, u shpreh mes të tjerash Panenka.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *