Spitali Hygeia dhe mrekullitë ortopedike në Shqipëri

Tashmë pacientët që kanë probleme me sëmundshmërinë reuzmatimale, artroskopitë e supit, të gjurit e të legenit mund t’u nënshtrohen ndërhyrjeve apo trajtimeve kirurgjikale, të cilat përmirësojnë ndjeshëm jetën e tyre të përditshme. Teknikat moderne diagnostikuese dhe teraupetike në shërbim të këtyre ndërhyrjeve ortopedike sigurojnë një rezultat sa më të mirë të mundshëm.

Këto lloj ndërhyrjesh e përmirësojnë në maksimum cilësinë e jetës së njeriut, ndërsa suksesi është i garantuar. Nuk ka arsye njerëzit të ngurojnë të bëjnë ndërhyrje në gju apo legen.

Ndërhyrjet ortopedike aplikohen kryesisht tek pacientët që kanë pësuar trauma automobilistike apo në vendin e punës dhe veçanërisht tek ata që merren me aktivitet fizik dhe janë më të ekspozuar ndaj problemeve që mund të shkaktohen në nyjet e trupit si në gju, supe, legen apo duar.

Është vërtetuar se nëse një fëmijë dhjetë vjeç, vuan nga një çarje e ligamentit në gju, nëse ai nuk bën një operacion brenda një viti, ekziston një rrezik i shtuar që të pësojë një çarje edhe në menisk. Megjithatë, jo të gjithë ata që kanë probleme duhet t’i nënshtrohen me çdo kusht një operacioni. Kjo varet nga mosha, puna dhe aktiviteti fizik i personit.

Nëse kemi të bëjmë me një sportist, është e detyruar që të kryhet ndërhyrja kirurgjikale, por nëse pacienti është një njeri normal, gjykohet rast pas rasti.

Nëse kemi të bëjmë me një njeri që ka një punë zyre dhe nuk ka ndonjë aktivitet të madh fizik, mund të mos jetë i domosdoshëm operacioni. Prandaj çdo rast gjykohet ndryshe. Tashmë në vendin tonë mund të realizohen me efikasitet te gjitha ndërhyrjet të cilat shkojnë përkrah nivelit të lartë të zhvillimit të shkencës së mjekësisë.

Aplikimi i teknikave më të fundit bashkëkohore me pajisjet po të këtyre niveleve mund t’u kthejnë shqiptarëve që vuajnë nga problemet ortopedike një jetë normale.

Në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit të ekipit të mjekëve kirurgë ortopedë të kualifikuar dhe me eksperiencë, nëpërmjet aplikimit të teknikave inovative si dhe sajë aparaturave bashkëkohore që ky Spital disponon, trajtohen me sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike, si për të rritur ashtu dhe për moshat pediatrike të tilla si:

✔ Frakturat e të gjitha llojeve:

➡Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare

➡Trajtime të traumave me teknologji të avancuar si psh:

➡Kirugjinë e gjurit :

➖Trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet)

➖Trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit

➖Riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij

➖Ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair

➡Për kirurgjinë e supit:

➖Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të avancuara Double Roë (me dy rradhë)

➡Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & Nepheë – R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2)

✔ Tumoret muskuloskeletale

✔ Kirurgjitë korrigjuese të këmbës dhe mikrokirurgjitë e dorës.

Për më tepër informacion apo për të rezervuar takimin tuaj me mjekët ortopedë të Spitalit Hygeia Tiranë kontaktoni: 04 23 90 000

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *