I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën!

Nga Mero Baze

Dëgjova Lulzim Bashën që tha nga Korça se gjithçka që thuhet për vilën ku ai jeton, janë gënjeshtra. Në fakt, për vilën ku jeton Lulzim Basha deri tani ka folur vetëm Lulzim Basha.

Ai ka thënë që është një vilë pak më e vogël se apartamenti që kishte dhe nga ku është larguar pas tërmetit. Po ai vetë, është ankuar që vila nuk ka as pishinë.

Ne vetëm kemi provuar se apartamenti nuk i është dëmtuar nga tërmeti dhe se tek vila e re, Basha nuk ka as kontratë blerje, dhe as kontratë qiraje.

Vila, pas ikjes së ambasadorit të Suedisë që ka banuar aty, para disa muajsh, është në pronësi të shtetases Migena Vrapi.

U kërkova Tatimeve të deklarojnë qiranë tuaj dhe sa paguan tatim fitimi zonja Migena, por nuk figuron fare në sistem.

Tek Ujësjellësi figuronte si klientja nr 78 e bllokut të vilave ku jeton ti.

Tani mos na lër të gënjejmë sonte, se nesër ta themi po deshe.

Na thuaj cila është Migena Vrapi dhe në çfarë rrethanash je vendosur aty.

Nëse hetojmë gjithë Migenat që janë rreth teje komplikohet situata, e mund të jemi të pasaktë.

Një Migenë që ke kushërirë, e ke pasur në Bashki dhe ka ikur më 2015.

Një Migenë tjetër është gruaja e deputetit tënd besnik që qëllon me vezë në Parlament dhe fshin serverat e 21 janarit.

Pastaj janë nja katër Migena Vrapi të tjera, që sipas Gjendjes Civile jetojnë në Shqipëri.

Detajet nga identiteti i tyre nuk po i bëjmë publike, se nuk duam të prishim privatësinë e tyre.

Për më tepër nuk duam të gabojmë, përderisa ti betohesh se je transparent.

Ok atëhere, është shumë e thjeshtë. Na trego pak për Migena Vrapin në vilën e së cilës jeton. Kjo do na kursente ndonjë gabim nga nxitimi.

Deri tani nuk kemi bërë asnjë gabim dhe nuk kemi thënë asnjë gënjeshtër. I vetmi që ke gënjyer je ti, por dhe ato t’i kemi provuar si gënjeshtra.

Tani na trego për Migenën që i ka lind në zemër të të japë vilën, ose pa qira, ose pa pa para. Të paktën t’i dihet nderi zonjës në fjalë.

Po të lëmë afat deri nesër, se je rrugëve dhe të duhet të flesh pak në darkë. Tek “vila e Migenës”!

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën!”

  1. Lul kastraveci pa fara says:

    Mos i bini ne qafe te gjorit per nje vile,se shoket e tij kane me shume.
    Sa ka familja berishovic,sa ka iliri me muniken e macet…
    Keta vetem shajne bllokmenet…
    Si tha nard filizofi,luli ka punuar dhe i ka leket me pune…
    Po puna atyre pashaportave si u mbyll,po ai lobimeve,po ai i rruges kombit…
    Keshtu do mbyllet edhe zhurma e vilave si ne hollande me paret vefes(paret tona) si edhe vila ne lunder qe pronar me letra eshte i migenave por eshte dhene ne perdorim lulashit….
    Si puna e pronave ne jemi pronar me letra por eshte dhene me 7501 ne perdorim nga sali vampiri

    1. ben says:

      Rilindja per 7 vjet rrjesht na thoshte se basha e ka familjen ne hollande se vajzat I ka ne shkolle ne hollande.
      E verteta ishte se vajzat e bashes ishin ne shkolle dhe kopesht ne shqiperi, dhe nese basha nxjer deftesat dhe mungesat e femijeve ne shkolla ne shqiperi ca do thote rilindja se nuk e dinte???? Do kerkoje falje????
      E njejta gje edhe me shtepine
      Nxoren ne foto pallatin e bashes dhe dukej qarte se muret ishin care ne 1 shtepi ose zyre te bolinos qe eshte ne katin e pare ndersa basha ne te fundit ku dihet se demet jane me te medha.
      Thane ne fillim se basha vilen ja ka falur papuli
      Tani na del qe vila qenka e dikujt tjeter.
      Thane pastaj qe nuk ka kontrate qeraje.
      Basha deklaron se kontrata e qerase eshte depozituar ne ILDKP.
      tani meren me pronaren e viles qe ti bejne presion te tipit mafioz.
      Nderkohe qe I dine shume mire qe basha mbas 2 muajsh kthehet ne shtepine e vet, sepse kane kontraten e qerase.
      Dhe e gjitha kjo per te mos thene asnje fjale qe shqiperia e tere ka rene ne kembet e mafies dhe luftes se saj per pronat dhe pasurite e shqiptareve.
      Sherbim me te madh se kaq mafies nuk mund ti behet.

  2. Sali Trimi says:

    Ndoshta jam i gabuar, por duke lexuar kete shkrim mu formua pershtypja se ju zoti Mero je zemeruar se pse Basha nuk thote te verteten. Valle a nuk e njeh ti kete karagjoz qe deri me sot nuk ka thene asnje gje te vertete? Pale zoti Mero , por edhe justifikohesh duke thene qe nuk ke genjyer ne shkrimet e tua te meparshme.
    Zoti Mero, perderisa Basha nuk thote te verteten eshte puna juaj ta zbuloni kete te vertete. Per kete nuk ke pse ke frike se mos ke genjyer. E drejta jote per te supozuar, nuk edhte genjeshter. Ja dhe une si “bisnesmen i kulluar” kam varjantin tim te kesaj meseleje.
    Kjo Migena Vrapi nuk egziston fare. Gjithmone pronar ka qene pronar Basha , por duke perdorur nje emer tjeter. Dokumentat i ka fallco njelloj si dokumentat e mia ne trazakcionet qe kame bere.
    Kjo situate eshte praktike e njohur ne boten e bisnesit shqiptar. Per arsye ngjashmerie me vete mendja tek Tojota me dollare qe Basha e dekonspiroi. Meqe ato pare ishin te tijat, Basha u kujdes qe kjo e vertete te mos zbulohej. Historine e dine te gjithe.
    Varjant tjeter eshte qe kjo zonja Migena Vrapi egziston por me emrin Migena Krapi. Kjo eshte bere me qellim per te mashtruar kompjuterat. Kompjuteri nuk ka llogjike dhe i ka bere gjithe tranzakcionet ne emer te Migena Krapit ne vend te Migena Vrapit. Basha si mjeshter qe eshte i ka paguar taksat dhe do beje fajtor kompjuterin per kete keqkuptim.
    Kam edhe nja dhjete varjante te tjera qe mund te spjegoj trazakcionet e Bashes, per te fshehur vetem faktin qe vila eshte e tija, por ky nuk eshte qellimi im.
    Qellimi im eshte ti spjegoj zotit Mero se gjithe ato qe thashe nuk jane genjeshtra, por perpjekje per te zbuluar te verteten.
    Te lutem zoti Mero as mos u tut se mos thyesh etiken gazetareske. Ne boten e krimit ku jane futur Basha me shoke,nuk mund te besh kujdes se mos demtosh humorin e Bash Hollandezit.

  3. I urti says:

    Po per shtepine e Rames ke shkruar ndonje gje,i dashur Mero?

    1. tani says:

      Ska nevoje te shkruaje se e ka deklaruar vete Rama.I ka te dokumentuara te gjitha.Beji nje kerkese dhe ti tregon.E di qe do zhgenjehesh por mbahu i forte.I ka jeta keto.Jo te gjithe ata qe kane shtepi e vila i kane te vjedhura.Per Bashen e di dhe bufi se kur vodhi milonat e rruges se kombit ,nje vile apo dy nuk i ka gje fare.Ate qe bredh me avion cdo jave per hollande.qe mban nje familje ne hollande etj etj nuk po i quajme.

      1. Neveri says:

        Bravo Tani qe mbron padronin mjekerrcjap!
        Pyete ti Ramen,se si e fitoi token ku u ndertua keshtjella ne Surel e shoqja e tij duke nxjerre te paditur ne gjyq 2 te vdekur?

  4. Cudia says:

    Nuk paska ngele me demokrat ne PD. Te shikosh kete Lulin te beje gjithe keto idiotesira dheprape ta mbash per kryetar do te thote se PDja eshte nje organizate jofitimprurese (per anetaret por jo per kryetaret) qe mblidhen te klubi i gjuetareve… Kush genjen me bukur eshte edhe me i miri.

  5. Petrit says:

    Halli me i madh ne keto dite eshte shtepia e bashes.
    Ne shqiperi çdo gje Po shkon vaj.
    I gjithe problemi eshte shtepia e zotit Basha.
    Nuk duhen shume mend per te kuptuar mjegullen qe mundohet te hedhe mjero gelbaza dhe shume bythelepires te tjere te qeverise

  6. Tomori USA. says:

    Zoti Mero, zoti te ka dhene aftesi inelektuale te jashtezakoneshme, qe tu zberthesh brinjet, cdo personi , por vecanerisht mashtruseve si punaa e Berishes, Metews, Bashes e gjith fundurinave qe i kane pire gjakun shqiptareve.
    Esht e paralizushme, por , sikur te merej ne konsiderate deshira dhe mendimi yne, Ju zoti Mero, per aftesit e jashtezakonshme qe kini, meritoni te jini kryeprokuror i Republikes te SHqiperis, Minister i brendeshem, i jashtem dhe SHqiperia dote jet ndryshe nga cka esht sot.

  7. Fortunato says:

    Mbetesh gazetari me i mire zoti Mero Baze Ke fituar respektin e mijrave teleshikuesve shqipetare brenda dhe jashte vendit me punen tuaj te perkushtuar dhe realelitet ne vend qe ju jepni Respekte

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Nje abuzim haptazi duke perdorur stemen e partise si lavatrice parash.. O demokrate, po pse ky eshte modeli I atij posti qe ju doni ta beni kete kryeminister.. Gjak I ri gjoja ne politike.. Ky eshte hajdut me cizme mor.. Ky nuk eshte njeri I thjesht tju perfaqesoj.. Jam socialist dhe ju dua si parti por me kte skeni hajer…

  9. shtypi i huaj says:

    Nese nje dite do ta sjelle halli qe Mero te ktheje pllaken, mjere Rama!

  10. eli-tiv says:

    …”Ne deren e shurdhit trokit sa te duash”…..luli nuk de degjon e s’behet merak…ai ka kaluar proven e zjarrit…KA VRARE…e nuk u denua..Vjedhjet, mashtrimet e genjeshtrat nuk i llogarit. Quheni kete njeri te rrezikshem mos beni shaka e talleni se ai di nje me shume – te VRASE-

  11. ed surreli says:

    te fala nga gruaja e Bilal Shehut NEW YORK

  12. Zigur Qarri says:

    Edvin Edi Rama eshte mashtruesi me i madh ne Bote,genjen sa here hap gojen,6 vite vetem genjeshtra.Ku i gjete Leket qe bere Vilen
    ne Surrel?-e pyeti studenti vlonjat Kryeministrin.Si te gjith emigrantet me kursime ,i pergjigjet Kryeministri,megjithese eshte shqiptari i
    vetem qe u kthye nga kurbeti pa asnje qindarke ne xhep.Te nesermen per çudi,deklaroi se Vilen e kishte bere me Leket e Gruas!
    Drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama e perjashton veten nga KÇK-ja,nuk eshte veshur me petkun e ligjit,ka te drejte ti gezoje Leket
    e pista,vetem e vetem se ja lanë Gruaja ne Banke?!Po nese Lavatriçja si ka lare mire Leket,duke i nxjerre po te pista si më pare ,
    çfar do te thote gerdalla pastaj,e ka fajin Lavatriçja?

  13. A says:

    Pse se botoni komentin tim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *