Në garë 10 kompani për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

Në 15 shkurt të 2020 do të hapen ofertat për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës me degëzim Rinasin.

Fazën e parë parakualifikuese e kanë kaluar 10 nga 25 kompani që patën shprehur interes. Tani, Ministria e infrastrukturës në bashkëpunim me Berzh që është edhe një prej donatorëve kanë rënë dakort që firma projektuese e veprës të jetë njëkohësisht dhe zbatuese.

Në prill të 2020 duhet të lidhet kontrata, ndërsa punimet pritet të zgjasin rreth 2 vjet, duke përfshirë dhe kolaudimin e hekurudhës. Vetëm ndërtimi do të kushtoje 70 milionë euro, ndërsa para të tjera do të duhen për mjetet lokomotivat dhe vagonët.
Mbetet për t’u zgjidhur çështja e kompanisë që do të operojë ndërkohë sipas Ministrisë se Infrastrukturës çmimi I biletës për një udhëtim do të jetë rreth 1.5 euro.

Aktualisht gjendja e hekurudhave në Shqipëri është mjerane, ndërkohë që projekti në fjalë është mbështetur fort nga BE përmes nismës së financimeve të projekteve për Ballkanin perëndimor. Kostoja totale është 90.5 milionë euro. 36.9 milionë euro janë siguruar nga Berzh, 35.4 milionë janë dhënë si garant falas nga BE, kurse qeveria shqiptare do të mbulojë kostot e shpronësimeve dhe tatimin e mbi vlerën e shtuar.

Nga përllogaritjet e vlera e kursimit nga qytetarët do të jetë rreth 55 milionë euro në vit.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Në garë 10 kompani për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës”

  1. Vetem me makina private ne Rinas says:

    Nuk mjafton ajo rruga e Rinasit qe eshte me super rrezik nga gomarlliqet e ARRSH-se dhe Min. Infrastruktures, por te pakten shteti te vendose autobuze nga Rinasi per Tirane. Ne cdo aeroport te botes te shkosh ka linja autobuzi deri ne qendrat e qyteteve.
    Ketu edhe nje linje rrangalle qe ishte, e ndaluan nga qe shteti i jep perparesi makinave qe te parkojne te parkinget e privateve . Rast unikal ne bote…

    1. Sali kerma says:

      Nuk jane budallenj jo! Por fitohet me shume me karburantin e Kastratit se me tren apo autobus.

    2. lexuesi says:

      Nëse kërkon pak më shumë do gjesh informacion se ka autobuzë Tiranë-Rinas-Tiranë çdo një orë.
      Nisja nga Tirana, 7:00AM-23:00PM
      Nisja nga Rinasi, 8:00AM – 0:00AM
      Dhe jo vetem, por edhe për në Fier, Vlorë (me prenotim)

    3. Spartakos Thrakiotis says:

      Ke shume të drejtë. Në të gjitha vendet ka linjë urbane, është pak më shtrenjtë në lidhjet e aerodromeve me qytetin por nuk janë të detyruar që të marrin taksi udhëtarët. Në Athinë shërben metro me 9 euro dhe linjë urbane me 5 euro. Në Moskë ka tren me 400 rubla dhe linjë urbane me 260 rubla dhe bileta për gjithë unazën e madhe të Moskës me çdo mjet urban për 2 orë është 50 rubla dmth 75 cent. Ky plan për trenin Durrës Rinas Tiranë duhet të realizohet shpejtë se do të sjellë ngritje në ekonominë se njerëzit do të qarkullojnë më shumë dhe turizmi do të ketë rritje, se turisti lekët që do të paguaj taksinë do ti shpenzojë për një drekë, një kafe, një suvenir, nje vizitë muzeu etj. Pra do të shpërndahen të ardhurat tek të gjithë.

  2. buj says:

    10 KOMPANI, EDHE MEQE NUK KA LIDHJE FARE ME TELEKOMUNIKACIONIN… KTE E FITON SAJMIRI SAMIRI ZAMIRI CAR LESHIN E KA EMRIN AJ LOPA

  3. drino says:

    Ky eshte nje turp i madh, ai lugati e mbushi vendin me hekurudha, keta kane 30 vjet qe meren me projekte…..

  4. Santa Quaranta says:

    Kete hekurudhe donte ta ndertonte Nano por u turren te gjithe si qente jo po keshtu jo po ashtu!!! Nano e projektoi tren elektrik kjo qe do ndertohet me se do punoje??!

    1. Vangjeli says:

      Ah i shkreti ti sa i beson Nanos….Paska vuajtur Nanoja po nuk e paskan lene.Kur ja la aeroportin gjermanve me privilegje duke bllokuar dhe ndertimin aeroporteve te tjera qe te paguanin shqiptaret sa frengu pulen nuk e pengoi njeri.Tani Nanua yt rron me paret e korrupsionit.

  5. katarakti says:

    Si spjegohet qe u kthyem prape ne vitin 1945?! Kur Shqiperia nuk kishte asnje kilometer hekurudhe?! Kjo eshte çeshtja. Kesaj i duhet dhene pergjigje. Tani harxhojme qimet e kokes per nje hekurudhe qe funksiononte per bukuri nga Vlora ne Han te Hotit dhe nga Durresi ne Pogradec! Paten te drejte ata qe thane se duhet ta rifillojme gjithçka nga zero! Se duhen shkaterruar dhe rrafshuar te gjitha veprat dhe objektet e ndertuara gjate kohes se diktatures! Se nuk ishin vepra dhe objekte te ndertuara me demokraci!

  6. EJ says:

    Lokomotiva me naftë, si në Indi.
    Naftën do ta blejnë te Kastrati.

  7. Shiu says:

    Jepjani tenderit Kompanive Gjermano-Austriake, lerini te tjerat, jane MAFJOZE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *