BERZH sheh zbutje të rritjes ekonomike në Ballkanin Perendimor

6 Nëntor 2019, 20:48Rajoni TEMA

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se sheh një zbutje të rritjes ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2020.

Në një komunikatë për shtyp, Banka tha se parashikimi vjen në vazhdën e dobësive ekonomike globale, krahas një ngadalësimi ekonomik të eurozonës.

Sipas raportit të fundit të Bankës mbi Perspektivën Ekonomike Rajonale, rritja në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte tashmë e dobët në gjysmën e parë të vitit 2019, ose një për qind më pak se sa një vit më parë, me përjashtim të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Për Evropën Juglindore, raporti pret që ritmi i rritjes të ngadalësohet nga 3.3 përqind këtë vit në 3 përqind në vitin 2020.

1 komente në “BERZH sheh zbutje të rritjes ekonomike në Ballkanin Perendimor”

  1. Drini says:

    Nuk thuhet “zbutje” te rritjes ekonomike, por “ngadalesim.” Asnje gje nuk e beni si duhet, shoqeri fallco, pa temel!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje