Betejë për sistemin, jo për sistemimin e deputetëve

Nga Mero Baze

Ka dy grupe që kërkojnë ndryshimin e sistemit. Të parët janë minorancat brenda partive të mëdha, që ndjehen të rrezikuar nga distanca me kryetarët e partive. Të dytët janë kryetarët e partive të vogla, që nuk duan të mbeten brenda diktatit të partive të mëdha si bishta koalicioni.

Të parët, pra të rrezikuarit nga raportet e këqija me kryetarin, duan një sistem preferencial votash, d.m.th që qytetarët të përzgjedhin nga lista disa persona si më të dëshiruar prej tyre. Kjo mendon se i shpëton nga autoriteti i kryetarit.

Kjo është e diskutueshme dhe është një defekt që vjen nga mungesa e demokracive brenda partive. Kush ka këllqe duhet të bëjë betejën së pari në parti, më shumë se në sistem. Por ata nuk kanë kohë tani të diskutojnë për këtë gjë. I vetmi shpëtim u duket sistemi.

Fakti që lista e deputetëve dhe renditja e tyre është në dorë të kryetarit të partisë, shumica e kritikëve të tij, e kanë pikërisht me vendimarrjen e kryetarit.

Grupi i dytë i kritikëve të sistemit me lista të mbyllura janë partitë e vogla, që duan një sistem kombëtar propocional, me shpresë se ja dalin që së paku kështu të fusin kryetarin në Kuvend. Nga kjo ata shpëtojnë dhe votat e tyre brenda koalicionit që shkojnë në favor të listës së partisë kryesore.

Përmes këtij sistemi, fjala vjen një parti e vogël merr 15 mijë vota në rang vendi dhe e bën kryetarin deputet.

Dy partitë e mëdha po e shmangin debatin për sistemin. I pari Lulzim Basha, e ka këtë sistem garanci për të qenë kryetar dhe aleatët i zemëruar i qetëson, duke ua bërë kryetarët deputetë në listë të PD-së. Dhe i mbetet të bëjë debat vetëm me Grida Dumën, që i do listat të hapura brenda partisë, me shpresë se populli demokrat e do më shumë se Lulin.

Partia Socialiste i është shmangur fare këtij debati dhe është përqëndruar tek rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe formalitetet e tryezës Gjiknuri-Hajdari.

Por Damian Gjiknuri duket se e ka thyer akullin. Ai ka bërë jashtë tryezës, një propozim që prek sistemin. Dhe është shumë racional.

Ai kërkon që të hiqen koalicionet nga gara zgjedhore, pra çdo parti të konkurrojë më vete. Ky propozim në fakt i lë partitë e vogla në mëshirë të fuqisë së tyre. D.m.th nëse një parti e vogël ka një individ të shquar në një qark, ai mund t’ia dalë i vetëm. Nëse jo, votat e tij humbasin, dhe kështu sistemi prodhon një bipolaritet më të madh se ky aktuali, pasi mandatet diferencohen më fort mes të parit dhe të dytit, dhe dy partitë e mëdha nuk marrin më votat qyl të partive të vogla.

Sistemi pa koalicione, siç praktikisht ishin zgjedhjet e vitit 2017, provojnë fuqinë reale të partive, dhe përveç dy tre partive kryesore, partitë e tjera e kanë garën thuajse mazhoritare, individuale, pasi nuk kanë problem renditjeje.

Nëse socialistët do ta mbështesin këtë ide, ata natyrisht duhet të pranojnë dhe kompromise të ofruara për ndryshime të tjera të sistemit, por qëllimi duhet të jetë që pas zgjedhjeve të kemi një rezultat që prodhon qeveri dhe që i afrohet përfaqësimit real të votës me deputetët.

Koalicionet e ngurtësura, siç janë në sistemin aktual, shkatërrojnë përfaqësimin, pasi fjala vjen PD në vitin 2009, mori 130 mijë vota nga aleatët e vegjël që futi në koalicion, pa u dhënë atyre asnjë deputet.

E njëjta gjë dhe me PS në 2013. Aleatët e vegjël shërbejnë si depo rezervë për mandatet e dy partive të mëdha, pa u dhënë asgjë. Nëse i prish koalicionet, së paku ke shansin që dy të mëdhatë, marrin vetëm votat e tyre dhe të vegjëlit mbijetues, bëhen më të fortë.

Ndaj diskutimi për sistemin, duhet doemos të jetë serioz dhe jo nisur nga interesa të vogla. Ai duhet të ketë parimin që mandati i deputetit të përputhet me votat që i janë dhënë asaj partie, pa përfitur nga partitë e vogla, dhe pas zgjedhjeve vendi të jetë i qeverisshëm.

Për këtë duhet debat serioz dhe i hapur.

Reforma zgjedhore, e cila është një nga tre kushtet e nevojshme për të çuar vendin në zgjedhje, qofshin këto të parakohshme apo normale, duhet të ketë si mbështetje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe një vendim ndaj Presidentit, që është kthyer në vrasës zgjedhjesh.

Pas kësaj duhet të përfundojë dhe reforma zgjedhore, e cila tani ka shansin më të mirë që të ngrejë debate reale rreth sistemit dhe rekomandimeve të ODIHR, që kur të zgjidhen dy pengesat e tjera për zgjedhje, të mos humbasim kohë të diskutojmë për reformën zgjedhore.

Debatet e deritanishme për sistemin, i ngjajnë më shumë një beteje për sistemimin e ca politikanëve që nuk hyjnë dot në Parlament, se sa reformimit real të sistemit.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Betejë për sistemin, jo për sistemimin e deputetëve”

  1. Keshtu jane gjerat says:

    Sido qe te behet sistemi,ky vend ka mare rrugen e mootit…..
    Ketu ka mare fund populli qe nxjer dhe perkrah politikan te korruptuar dhe kriminel…
    Mer dhe analizo nje per nje politikanet e ketyre 30 vjeteve dhe nuk asnje pa u perzier ne pislleqe,asnje te varfer ose te mos i kete futur duart ne florinj…
    Ku shkoi gjith ajo pasuri,gjith ato prona,kush e beri shkatrrimin,kush ja hoqi trurin ketij populli….
    Dhe gjith keta horra,po te ndrohet sistemi i votimit,do ngelen jashte politikes!!!!!!

    1. ben says:

      Nga artikulli I sotem kuptohet vetem 1 gje!!
      Rilindja tashme e ka te sigurt humbjen perballe opozites,kurdo qe te behen zgjedhjet.
      Qellimi I rilindjes eshte te minimalizoje humbjen, me sistemin pa koalicione, a thua se votat e partive te vogla nuk jane vota shqiptaresh.
      Sipas te gjitha sondazheve opozita e bashkuar fiton nga 82 ne 90 mandate qe eshte 1 katastrofe per rilindjen, partine e vrasesve me pagese, banditeve, tutoreve te prostitutave dhe oligarkeve qe per profesion baze kane faturino treni.
      PS: pervec bandave qe vriten e vrasin per pronat e shqiptareve qe ky vend tashme eshte I qeverisur prej tyre
      banka boterore qe nuk varet as nga saliu dhe as nga makroni deklaron se korupsioni ne shqiperi eshte shume here me keq se viti me I keq I saliut 2103. E thene shkurt ky vend ka mbaruar! Harxhoi 7 vjet per te pasur edi ramen dhe gjithe llumin e shqiperise.

      1. Bureto says:

        “…a thua se votat e partive të vogla nuk janë vota shqiptarësh…”aludon komentuesi @ ben, më sipër. Sigurisht që janë, edhe këto vita, por nqs ato janë të pamjaftueshme për t’u përfaqësuar në organin legjislativ, do të thotë që ato parti nuk e kanë besimin të mjaftueshëm. Në të kundërt nëse elektorati shqiptar ka besim ta zemë tek PR apo PSD, aq të vjetra në skenën politike shqiptare sa dhe PD e PS, le të votojë për ato dhe ja ku dolën nga skena partitë e oligarkëve, të korrupsionit dhe krimit. Njëkohësisht ja ku u hoq dhe meraku se mos dali nga skena partitë e vogla. Ndaj atëhere po, le të brohorasim: Rroftë Sovrani! Hëëm! Sikur të ishin gjërat kaq të thjeshta pse do kishte gjithë këtë diskutim për sistemin e zgjedhor dhe administrimin e votës, diskutim i cili zgjat prej afro 28 vjetësh dhe, me këta politikanë që prodhon populli ynë, nuk do të mbarojë kurrë. Duan të përfaqësohet i gjithë elektorati, le të kthehet sistemi në proporcional kombëtar, me lista të hapura dhe pa koalicione, duke u gjetur dhe vendosur niveli optimale i pragut, që do mundësonte të mos dilnin nga skena dhe ca parti të vogla që përfaqësojnë shtresa apo interesa të caktuara të popullsisë. Por kjo kërkon që elektorati të mos gënjehet kollaj nga mashtrimet elektorale, të hapë sytë e të zgjedhë alternativat dhe premtimet racionale të partive, t’u japë munxat atyre që i kanë mashtruar dhe që janë të përfolur për korrupsion, të njohë mirë kandidatët e rinj që u ofrohen për t’i përfaqësuar dhe e fundit mos ta shesin votën. Që mos ndodhë të vërtetohet shprehja: “Çdo popull meriton qeverinë që ka”, siç deri më sot është vërtetuar.
        Në këto fusha duhet të zhvillohen dhe fushatat elektorale të partive, të cilat duhet të jenë të shkurtra dhe me sa më pak shpenzime. Në e kanë seriozisht, këto dhe të tjera çështje të rëndësishme, le të zgjidhë reforma zgjedhore, aktualisht në tavolinë për t’u hartuar e miratuar. Pret populli, pret vendi, presin ndërkombëtarët.

  2. grida says:

    Mero. Ishe betuar se do zbuloje rrenjet vilave te Lulit. Nuk e dime pse u terhoqe, apo te kercenoi oligarku i ri Lul.

  3. joni says:

    deputetet deri tani jane zgjedhur nga kryetaret e partive prandaj cilesia e parlamentit vjen ne renie dhe konkurenca ska me kuptim.Nese duam demokraci lejoni garen e lire. lejoni qytetaret e ketij vendi te vihen ne prove kush fiton realisht per te udhehequr kete vend qe po humbet shpresat dita dites. gjerat e mira jane te thjeshta dhe te drejta. le te perpiqemi per te te drejten se do kemi perfitime te gjithe.

  4. Ardjan says:

    Sistem i ri zgjedhjesh me deputet të votuar në popull, jo jashqitje kryetarësh o zoti merooooo…mos na thua se nuk të vjen turp me deputetët aktual?!!!

  5. taro says:

    Duhet debat serioz dhe sigurisht qe vetem zoti Gjiknuri, zoja Hajdari dhe Partia Socialiste e Rames dhe Meros ben propozime korrekte dhe serioze.

  6. xhoxhi says:

    Enveri yunë e bëri shtetin për një vit(kuptohet me diktaturëpor e bëri që nuk lëviste njeri) ndërsa trimat e demokracisë kanë 30 vjet që sillen si pordha nëpër brekë dhe vetëm vjedhin dhe venë pasuri dhe nuk bëjnë asgjë për shtetin dhe shqiptarët,3 milion njërës janë sa një lagje e Çikagos dhe askush nuk mer vesh seç bëhet dhe në vend që të ishim shteti më i pasur sit jemi shteti më fantasmë dhe përderisa populli fle situata do bëhet më keq.Si mund të bredhin lirshëm karekllaxhinjtë kur vetëm vjedhin dhe mashtrojnë një popull të tërë?Bredhin se ska popull me ko..

  7. Partia e shkerdhenit dhe shkerdhites says:

    Mos humbni kohe kot! Cfaredo sistemi ekstratokesor te zgjidhni, po te njejet politikane bagla do te jene.
    Harxhojini ato pak leke per ti futur ne burg, se ngelem 100 vjet me Sali baglen qe nga koha e kinezit. Edhe pse ka vdekur, nuk ja dalim dot te zgjedhim tjeter, pervec kufomes se tij te dekompozuar.

  8. Lee lee says:

    Pse tallesh o Mero. Te pakten bej sikur respecton niveline atyre qe te lexojne. Ku ka part politke ne Shqiperi. Sektet ti I quan parti dhe je per nje dialog serioz te midis sekteve. Si hyn ne pune dialogu nje sekti se njef conceptin dialog..

  9. Monika hajdute me cizme says:

    Lejoni popullin qe te votoj hajdutin e vet.
    Ketij popoplo qe i kane heq trurin 100 partite,nuk di te gjykoj.

  10. Jorgo says:

    Sistem qe perfaqson direkt votuesin ne parlament te tjerst jane dokrra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *