Jari përgëzon Lulin për ruajtjen e sekretit të dy vilave

Jari ka ndjekur me vëmendje veprimtarinë e Lulit dy ditët e fundit, sidomos takimet me të rinjtë.

Ajo që i ka bërë përshtypje, është vendosmëria e Lulit për të ruajtur sekretin e dy vilave tek kompleksi luksoz në Tiranë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Nëse ka një gjë që më bën krenar me Lulin sot, është vendosmëria e tij për të ruajtur sekretin e dy vilave në Tiranë.

Ai ka treguar një integritet të lartë politik dhe moral, duke mos u gjunjëzuar para presioneve të qeverisë për të pohuar me gojën e tij, se kujt ja ka blerë dy vilat, apo kujt ja ka marrë me qira.

Edhe pse armiqtë e partisë sonë e kanë zbuluar  pronaren me letra të vilave, ai sërish nuk është dorëzuar.

Sot e pashë në Shkodër duke folur para të rinjëve, dhe me të vërtetë e kuptova se sekreti I Lulit si udhëheqës është se i motivon të rinjtë dhe i bën të ëndërrojnë të bëhen si ai.

Për kë më shumë se sa për modelin e Luli duhet të ëndërrojë një i ri sot?

Një i ri që ikën jashtë shtetit me studime, që nuk sforcohet t’i mbarojë ato menjeherë, por i zgjat 15 vjet, dhe kur kthehet bëhet i suksesshëm, bëhet deputet, ministër, dhe në fund blen dhe dy vila, në përpjekje për t’u bërë kryeministër.

Qeveria e sulmon pikërisht për këtë, se ajo e di që të rinjtë të adhurojë nëse ke vilë.

Qeveria do që ai të rikthehet tek apartamenti i tij dhe të demotivojë të rinjtë.

Qeveria do që ai të tregojë kontratën e blerjes apo qirasë, që t’i thonë të detyruam të bësh çfarë thamë ne.

Por ai nuk po dorëzohet.

Ai po dëshmon se do të ngelet frymëzues i rinisë shqiptare, frymëzues i atyre që duan të bëhen të suksesshëm, të pasur, dhe që të kenë dashuri të madhe, jo vetëm për familjen e tyre, por dhe për vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin.

Bile të jetojë bashkë me ta në një vilë.

Është ko arsyeja që qeveria është tërbuar me dy vilat e Lulit, pasi a tani ka fituar të drejtën të bëhet kryeministër.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari përgëzon Lulin për ruajtjen e sekretit të dy vilave”

  1. Roland says:

    Qifsh veten tende o lulush …..i vishni tanga lulushit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *