‘Mbipopullimi’ nga turizmi po shkatërron disa nga destinacionet më të bukura në botë

Çmimi ‘Destinacionet Emergjente të Përvitshme’ ka shpallur listën e saj të 30 vendeve për të kaluar pushimet, të cilat janë momentalisht mjaft të nënvlerësuara në syrin e publikut. 

Kjo është një përpjekje për të reduktuar mbipopullimin nga turizmi si dhe të inkurajojë udhëtarët “të shpërndahen dhe të shijojnë çdo cep të këtij planeti mahnitës.”

Mbipopullimi nga turizimi ka pasur një efekt negativ shkatërrues në disa prej vendeve më të bukura në botë. Destinacionet si ‘Gjiri Maya’ në Tajlandë kanë pasur shumë dëmtime në mjedis dhe ekosistem nga mijëra vizitorët e përvitshëm. Ky shkatërrim i ka detyruar autoritetet të marrin një vendim ekstrem duke e mbyllur vendin që nga viti 2018 deri në 2021-shin si një mënyrë për të rigjeneruar koralet e saj dhe jetën e egër nënujore.

Nuk janë vetëm mjediset natyrore mahnitëse që vuajnë kur një vend bëhet i njohur për turistët. Ndarja e platformave të ekonomisë, siç është ‘Airbnb’, mund të shkaktojë që çmimet e qirave të rriten duke shkaktuar probleme për tregjet lokale të strehimit, sipas një Raporti të Parlamentit Evropian.

Raporti nga ‘TRAN’, komiteti i parlamentit për transport dhe turizëm, gjithashtu zbuloi që numri i tyre mund të binte në tendencat që ndryshojnë me shpejtësi të ngritura nga media sociale.

Më poshtë lista e vendeve të nënvlerësuara shpeshherë në sytë e njerëzve, por që janë një mundësi shumë e mirë për tu vizituar: https://travellemming.com/2020-emerging-destination-awards

 

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *