Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së, Serbia do t’i blejë sërish armë dhe municione Rusisë

Rusia do t’i dorëzojë Serbisë një sistem raketash anti-ajrore edhe pse SH.B.A.-të kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit të Ballkanit në rast të blerjeve të tilla.

Agjensia e lajmeve shtetërore e Rusisë ‘TASS’, tha të mërkurën se sistemi ‘Pantsir-S’ do t’i dorëzohet Serbisë “brenda disa muajve të ardhshëm në përputhje me kontratën e nënshkruar”.

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, paralajmëroi Serbinë javën e kaluar se blerja e armëve ruse “përbën një rrezik” dhe se do të ketë sanksione nga ana e SHBA.

Serbia mbetet një aleat kryesor i Rusisë edhe pse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe nuk pranoi të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainë.

AFP

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së, Serbia do t’i blejë sërish armë dhe municione Rusisë”

  1. agon says:

    Vazhdo vazhdo Serbi gelltit corbe te prishur ruse se do ndigjosh hajrin shume shpejt …

  2. Timi says:

    Shumë mirë kjo. Sa më armiqësore Serbia me perëndimin aq më mirë për shqiptarët. Ato raketa ti fus në bythë vucici se nuk ka për ti përdorur ndonjëherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *