Alvini shpëtoi nga ISIS, kur do të lirohet kampi “Astir’?

7 Nëntor 2019, 19:32Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Ka ndodhur në të njëjtën ditë: Alvini- djali 11 vjeçar që tërhoqi dashurinë e botës normale, sapo u lirua nga kampi tmerr i ISIS dhe është nisur për në shtëpi; dhe njëkohësisht një punëtor 50 vjeç qëllohet me gurë dhe i thyhen kockat në ‘Astir’ të Unazës së Re në Tiranë. Duket se rastësia ka përbashkuar dy objekte të ngjashme. ‘Astir’ i Tiranës, që prej një viti është kthyer në një kamp frike, terrori dhe bezdie për normalët e kësaj toke.

Aty ka ngulur levën ‘Arkimedi’ i krimit shtetëror dhe e ka khyer në ‘kamp’ terrorist frike kundër shumicës absolute njerëzore që do të jetojë qetë dhe me nder; kundër zhvillimit urban të kryeqytetit dhe të vendit. Këtu do të ndërtohet një rrugë e gjerë dhe mbikalim i aftë për të liruar gjithë rrugët dhe për t’i dhënë leje lëvizjes, biznesit, qytetarisë, fundjavës, shkollës dhe kohës. Por ja që një grup militantësh politik të dhunshëm, me urdhër nga bosët e tyre, kanë vendosur të mos hapin rrugë.

Po pse pikërisht në Astir?

Shpjegimin e parë e ka dhënë vetë Zonja e Parë, Monika Kryemadhi, e cila ka dëshmuar se aty ka ndërtuar një pallat ‘me financat e babait llogaritar’ në kooperativë gjatë komunizmit. Ruajtja me çdo kusht e këtij pallati po merr jetë njerëzish dhe po i merr kohë zhvillimit të vendit. Një punëtor i ndërtimit të Rrugës, është plagosur sot dhe është dërguar në fije të vdekjes. Të tjera akte terroriste paralajmërohen për të ardhmen.

Ndërsa shpjegime të tjera, sot për sot- akoma pa folur Prokuroria- veç mund të nxirren nga konteksti i zhvillimit të mafies në vendin tonë: Aty u vendos qendra e terrorizmit politik e ndërtuar nga forcat jashtë- parlamentare PD dhe LSI; aty u projektua dhe u shpall një ’97 tjetër’ që do të thotë djegia e vendit për të djegur çdo dëshmi krimi. Qëllimi i ngritjes së kampit ‘Astir’ lidhet ngushtë me lëngatën e vendit dhe planin e zi për hapjen drejt botës Islamike. Dy forcat politike që e ndërtuan, e menduan mirë, sipas stilit Sirian ku ndodhej Alvini i vogël: Një kamp që shitet si revolucionar- por që krijon dhunë dhe frikë; një kamp në mes të rrugës për në kryeqytet që i thotë botës se ‘Shqipëria nuk ka lidhje me Perëndimin’, një kamp i sëmurë që pret aleanca me ‘mjekë’ nga Lindja me qëllim që vendi të shkëputet nga influencat Perëndimore.

Ja pse është ndërtuar ky kamp, thuajse Islamik, në rrugë- kalimin mes Jugut dhe Perëndimit, mu në kryeqytet.

Nga kampi Astir nuk ke çfarë kërkon, përveç asaj çfarë është vetë kampi… Por kërkohet nga qeveria, nga shteti, nga e drejta dhe nga forcat përparimtare të vendit… Qeveria mori pjesë me sukses në operacionin për lirimin e Alvinit në Siri- gjë e mrekullueshme që bëri. Po kur do tí shpëtojë Alvinët me mijëra e mijëra nga kampi i Astirit në Unazën e Re?

Aty dhunohen njerëz, aty dhunohen të sëmurë që kërkojnë spitale, dhunohen fëmijë shkolle, kalimtarë, njerëz- boll të thuash njerëz. Aty torturohet e drejta e njeriut. Aty pengohet zhvillimi ynë. Para se të ndërtohet rruga e Madhe të Astiri ne nuk mund të shpresojmë se mund të lëvizim lirshëm në atdheun tonë. As mund të kemi Teatër, as Bibliotekë, as Kulturë, as Art… A kemi zot ne? Zoti në tokë është shteti. Ku është? Hajde i dashur shtet, liroje kampin Astir, liroje që pisllëku të shkojë në lumin e pistë dhe njerëzit të bëjnë jetë qytetare.

A kemi qeveri ne? A kemi bërë zgjedhje ne? Nëse qeveria ka frikë nga pesëdhjetë militantë të dhunshëm në Astir, atëherë si vallë mundi të hyjë në kampet e ISIS për Alvinin?

Apo ka një marrëveshje me kampin e Astirit për të torturuar lirinë e njerëzve të lirë të vendit? Ku nuk fluturon mendja p e njeriut para një kampi Islamik në hartën evropian.

16 komente në “Alvini shpëtoi nga ISIS, kur do të lirohet kampi “Astir’?”

  1. labi says:

    Nje analize e drejte ne kohen e duhur,bravo Z.Cupi.

    1. Rebel says:

      Nuk kemi shtet,se kemi nje kryeminister te pa afte dhe frikacak!
      Rama o duhet t’u jepte te drejte banoreve te Astirit,ose t’u jepte DRUNE!
      U mbush nje vit,qe as shtet e as pushtet nuk po shohim!
      Me kete qendrim Rama i ka ulur dinjitetin shtetit ne fund te kembeve duke nxitur krimin dhe rrugacerine!

  2. Illyria-Shqiperia says:

    I mrekulkueshem!

  3. Supaxhiu 300 evro says:

    I dashur F,çupi me tè drejt ngrini problemin anormal tè Astirit por ligji èshtè ligj dhe nqse shteti dèshiron tè zbatohet mjaft qè tè mobilizoj forcat e ndèrhyrjes sè shpejt dhe astiri pastrohet brènda 1 ore sepse shteti èshtè shtet dhe duhet respektuar ndaj abuzuesve dhe disa tè ashtuquajtur politikan mafioz tè maskuar me maskèn e demokracis.U ndèrhy nga veriu nè jugè me pastrime ndaj abuzimeve pèrse kètyre zotèrinjève tè mbèshteur nga islamist tè PD ès LS lejohen tè bllokojn veprimtarin e shtetit ligjor.

  4. Qytetar says:

    Perfekte, bravo

  5. Kjo pua e ktij Aladinit te ISIS doli nga poshte rrogozit ,
    si gjithmone ndodh ,thjeshte per kosume mediatike
    dhe anashkaluar problemet kryesore qe shqetesojn shoqerite sot .
    Frroku ka shume te drjete .
    Perse nuk sqarohen ,i jepet fund Aladineve te zbrit ga fundi i Botes
    ne Tirane kta tee Firmees Toka e Xanun eshte jemja dhe kush me lun veni
    hyn e gjak me mue !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Cfar shteeti jemi dhe cfar shteti po ndertojme !
    Eshte absurde qe te hapesh disa Baustelle dhe mos perfundoshe asnji ,
    sa i perket atyre qe kan e vijn nga kontekste politike si kjo e bandes se ASTIR-it
    qe guxoje ti bejne karshillik shtetit pasi kane terrorizuar qytetarin e tirones kaq muaj me radhe .
    Kuptohet si kudio ku nuk shkoje gjerat ne rregull ka difekte ne Drejtime e istitucionet perkatese .
    Ateher ndryshoni Drejtuesit e Dikastereve te Policise etj ,
    dhe i jepni funde Kapricove te Vandalit astir

  6. DS says:

    Ska lidhje. Ky eshte nje sahanlepires qe ja kalon Fahri Balliut. Si ka mundesi qe sikush eshte lefalizuar ndersa komshiu i tij jo. Si vepron ky legalizimi!?

  7. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    BRILANT dhe i SHKËLQYESHËM i MADHI FRROK ÇUPI !!!!!!!! Një SHKRIM PERLË dhe ANALIZË prej SHKENCËTARI !!!!!!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për FRROK ÇUPINL???????????????????????????????????????????????????????????????????????

  8. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Lali Euri i quajti shpellare (me vone tha qe e keqkuptuan), ky Frroq Loqja i quan Islamike. Po mire mer letyre e gazetarise shqiptare, edhe ata njerez jane qe kane derdhur gjak e djerse per ato shtepi e bytha jote i quan Islamike etj etj, po ata njerez punojne 100 fishin tend nga mjesi ne darke ne ndertim, pastrim etj pune qe sera jote nuk do i shkonte as neper mend ti bente e ti ke guxim tju vesh emra dhe epitete. Je pjerdhur, rrjedhur dhe qelbur komplet nga trupi e mendja o Frrok Cupi.

  9. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Lali Euri i quajti shpellare (me vone tha qe e keqkuptuan), ky Frroq Loqja i quan Islamike. Po mire mer letyre e gazetarise shqiptare, edhe ata njerez jane qe kane derdhur gjak e djerse per ato shtepi e bytha jote i quan Islamike etj etj, po ata njerez punojne 100 fishin tend nga mjesi ne darke ne ndertim, pastrim etj pune qe sera jote nuk do i shkonte as neper mend ti bente e ti ke guxim tju vesh emra dhe epitete. Je pjerdhur, rrjedhur dhe qelbur komplet nga trupi e mendja o Frrok Cupi..

  10. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Lali Euri i quajti shpellare (me vone tha qe e keqkuptuan), ky Frroq Loqja i quan Islamike. Po mire mer letyre e gazetarise shqiptare, edhe ata njerez jane qe kane derdhur gjak e djerse per ato shtepi e bytha jote i quan Islamike etj etj, po ata njerez punojne 100 fishin tend nga mjesi ne darke ne ndertim, pastrim etj pune qe sera jote nuk do i shkonte as neper mend ti bente e ti ke guxim tju vesh emra dhe epitete. Je pjerdhur, rrjedhur dhe qelbur komplet nga trupi e mendja o Frrok Cupi…

  11. Llesh says:

    Analiza te tilla mund te behen vetem nga nje mendje e ndritur e nga nje shpirt guximtar si ai i Frrok Çupit.
    Ata qe e kane ndjekur qe heret gazetarine e tij, tani mundet “ta mirekuptojne” edhe “Peshku ne det e tigani ne zjarr” i shume viteve me pare, apo shkrimet kunder bllokut ne vitet e levizjes per demokraci, ashtu si edhe “moçalin” ne librin “Vjen Trump” apo analizat e herepashershme qe ky gazetar na i jep, si askush tjeter, larg “orientimeve” te politike te dites!

    I mrekullueshem!

  12. "BOHOTINA" says:

    Shume mire trajtimi Frrok. Si gjithmone…

  13. vlonjati says:

    gjeniale , complimenti

  14. Al says:

    O zot ky Cupi eshtei paperseritshem…..me cdo regjim,cdo pushtet kurre opozite……I peshtire…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje