Dëshmia makabre e së shoqes: Trupi i Natanit me kokë të prerë, deri në ’91-in ishte në morgun e Tiranës ku mësonin studentët e Mjeksisë

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Natan Schachner, mjekut me origjinë hebraike i cili gjatë periudhës së pushtimit ishte në rradhët partizane të Brigadës së Mehmet Shehut dhe pas Luftës shërbeu si mjek në disa rrethe të vëndit si: Kukës, Burrel, Shkodër, Krujë Durrësetj. Rrëfimi i bashkëshortes së tij Mila Çorati Schachner rreth misterit të zhdukjes së tij në qelitë e Degës së Brendëshme të Durrësit në vitin 1973 pas dy letrave që sapo i kishin ardhur nga Londra, ku i njoftohej gjetja e pasurisë tij në Bankën e Tel-Avivit dhe alibia e Sigurimit të Shtetit….

Nga Dashnor Kaloçi

(Vijon nga dje)

“Më datën 11 janar të vitit 1973, që përkonte dhe me festën e Republikës, në shtëpinë tonë në qytetin e Durrësit, erdhën rreth 12 civilë të Sigurimit me në krye Kryetarin e Degës së Brendëshme të asaj kohe K.E. Në atë moment që ata hynë në mënyrë demostrative në shtëpi, Natani që po luante tavëll me dy shokë të tij, ngriu në vënd dhe nuk foli asnjë fjalë, kur ata i komunikuan se “në emër të popullit ishte i arrestuar”.

Unë u tremba dhe menjëherë zura të bërtisja duke u thënë se ai nuk kishte bërë asgjë, por njëri nga ata, një djal i ri i quajtur Vladimir Çuçi, me shumë dashamirësi gjeti momenetin dhe më tha në italisht se unë nuk duhej të flisja. Pas arrestimit të Natanit, ata i bënë një kontroll të imët të gjithë shtëpisë dhe morën me vete të gjitha dokumentat e tij, si dhe dy libra të vëllait tim Agron Çoratit, të cilat i kishte shkruar gjatë kohës që ishte në internim në Zvërnec.

Që në fillim të kontrollit të banesës, ata u drejtuan për tek komedina dhe morën dy letra me zarfe të cilat i kishin ardhur Natanit ato ditë nga Londra, ku njoftohej gjetja e pasurisë së nënës së tij Bertës, në Bankën e Tel-Avivit. Më bëri përshtypje se kur bënë proçes-verbalin e sekuestrimit të dokumentave, ato dy letra nuk i shënuan fare”.

Njeriu që flet është Mila Schachner (Çorati), ish-komuniste e orëve të para dhe Përgjegjëse e Rinisë në Brigadën e Dytë të Beqir Ballukut, e cila tregon gjithë historinë e bashkëshortit të saj me origjinë izraelite, Natan Schachner, që u zhduk në mënyrë misterioze nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1973 në qelitë e Degës së Brendëshme të Durrësit. Po kush është Mila Çorati dhe cila është e kaluara e saj?

Si u njoh dhe u martua ajo me mjekun e famshëm me origjinë ebraike Natan Schancner dhe si kishte përfunduar ai në Shqipëri, pasi i kishte shpëtuar pushkatimit të gjermanëve në kampin e internimit në Jugosllavi? Përse Natani u largua si i padëshirueshëm nga rradhët e Ushtrisë, ku ai kishte shërbyer si mjek që në Brigadën e Parë të Mehmet Shehut në vitin 1943? Cili ishte qëndrimi i tij lidhur me konfliktin arabo-izraelit në vitin 1966 dhe çfarë tha ai publikisht në dasmën ku ishte thirrur tek komshijtë e tij në qytetin e Durrësit?!

Përse pas asaj dite ai u vu nën survejimin e rreptë të Sigurimit të Shtetit dhe çfarë thuhej në dy letrat e fundit që atij i erdhën nga Londra? Përse në momentin e arrestimit, oficerët e Sigurimit u drejtuan përnjëherë tek ato dy letra dhe përse nuk i shënuan ato në proçes-verbalin e sekuestrimit të dokumenteve që iu gjetën atij?! Cila është e vërteta e misterit të zhdukjes së tij nga qelitë e Degës së Brendëshme të Durrësit ku ai u mbajt për gjashtë muaj nën tortura dhe kush është njeriu që ka dëshmuar se trupin e Natanit me kokë të prerë, e ka parë deri në fundin e viteve 1980-të në morgun e Tiranës ku mësonin studentët e Mjeksisë?

Zhdukja misterioze e Natanit

Por çfarë ndodhi gjatë hetuesisë me mjekun Natan Schachner dhe si u trajtua ai nga Sigurimi i Shtetit? Lidhur me këtë Mila dëshmonte: “Nga disa njerëz, ne mundëm të mësonim se Natanin e torturonin vazhdimisht gjatë hetuesisë. Unë javë për javë i dërgoja ushqime dhe ndërresa, por isha e sigurt se jo vetëm ushqimet, por as ndërresat nuk ia jepnin atij. Njëherë në ndërresat e tij gjeta një copë letër ku shkruhej: ‘Mila, unë nuk kam treguar asgjë, prandaj as ti mos trego’.

Duke qenë e sigurtë se ai nuk ishte shkrimi i tij dhe se ajo gjë ishte një truk i Sigurimit, shkova vetë në Degë dhe i thashë kryehetuesit se ajo letër nuk ishte e tim shoqi. Ata ngrinë dhe nuk folën asnjë fjalë. Mbas gjashtë muajsh një i afërmi ynë na tha se Natani kishte vdekur në hetuesi dhe ishte në morg. Unë vajta menjëherë në hetuesi dhe kryehetuesi më tha: ‘Natani ka varur veten në qeli. Ai ishte agjent sionist ndërkombëtar dhe ishte i vendosur deri në fund’. Unë i pyeta se sa lekë iu detyrohesha për shpenzimet e varrimit, por ai më tha se për atë gjë kishte menduar vetë shteti. Më pas ata më sollën në shtëpi rrobat e tij ku mungonte qemeri dhe njëra këmbë e pantallonave. Me atë gjë ata donin të tregonin se Natani kishte varur veten.

Pas kësaj mua më hoqën nga puna dhe më dërguan mësuese në fshat, duke më lënë të banoja vetëm në një dhomë. Aty nga viti 1991, një person që kishte punuar si fotograf në Ministrinë e Brendshme, erdhi dhe më tregoi se në korrikun e vitit 1973 atë e kishin thirrur urgjent në Durrës, për të fotografur një të burgosur që kishte vdekur në qeli. Ai kishte mësuar se i burgosuri quhej Natan Schachner dhe se ai kishte vdekur gjatë torturave.

Më pas ata e kishin varur duke thënë se kishte bërë vetëvarje”, tregonte në rrëfimin e saj Mila Çorati, duke shtuar se në atë kohë një ndihmës-mjek, shkoi në shtëpinë e saj dhe i tregoi se trupi i Natanit, me kokë të prerë, deri në vitin 1991 kishte qëndrua në morgun e Tiranës, ku mësonin studentët e Mjeksisë. Bashëkëshorti i saj, mjeku me origjinë izraelite që punoi për 33 vjet në Shqipëri, u kishte shërbyer shqiptarëve edhe përsëvdekuri.

Natan Schachner, mjeku me origjinë hebraike që punoi 33 vjet në Shqipëri

Natan Schachner u lind më 6 prill të vitit 1913 në Sadagura të Rumanisë, (krahinë e Moldavisë që më pas kaloi nën Bashkimin Sovjetik) në një familje me origjinë ebraike nga Izraeli dhe i jati i tij quhej Leon, kurse nëna Berta. Që nga fillimi i shekullit të kaluar, familja e Leon Schachner ka banuar në krahinën e Moldavisë, e cila në atë kohë ishte nën administrimin e Rumanisë dhe më pas, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ata u shpërngulën prej andej dhe jetuan disa kohë në Austri.

Nuk dihet me saktësi dhe nuk ka asnjë të dhënë qoftë dhe të përafërt se në ç’periudhë kohe ajo familje është larguar nga atdheu i tyre Izraeli, për t’u vendosur në krahinën e Moldavisë, ku asokohe jetonte një komunitet i madh me origjinë ebraike. E jëma e Natanit, Berta kishte lindur në Poloni në një familje të pasur latifondiste (me origjinë ebraike) dhe familja e saj kishte banuar për disa kohë edhe në Gjermani. Natani i cili ishte djal i vetëm i Leon dhe Berta Schachner, pasi u shkollua në Sadagura të Rumanisë ku mbaroi dhe gjimnazin klasik, në vitin 1933 u dërgua për të ndjekur studimet e larta për Mjeksi, në Universitetin e Bolonjas në Itali.

Në atë Universitet, Natan Schachner studjoi për gjashtë vjet në degën e Kirurgjisë patollogjike dhe në vitin 1939, ai u diplomua me rezultate të larta duke marrë Medalje Ari. Pas marrjes së diplomës, Natani së bashku me shumë shokë të tij studentë me origjinë ebraike, u nis për t’u kthyer në Rumani, ku asokohe vazhdonte të banonte familja e tij. Por gjatë atij udhëtimi, ai së bashku me të gjithë shokët e tij studentë të sapodiplomuar, u ndaluan nga forcat gjermane në kufirin Jugosllav dhe përfunduan në një kamp përqëndrimi.

Siç ka dëshmuar dhe vetë Natani, ndalimi i tyre u bë për arsye se gjermanët nuk kishin dëshirë që vëndet e Lindjes komuniste të cilat ishin nën influencën sovjetike, (siç ishte në atë kohë Moldavia) të furnizoheshin me kuadro të diplomuar në Perëndim. Pas disa muajsh qëndrimi në atë kamp përqëndrimi që kishin hapur gjermanët në Jugosllavi, (ku Natani nuk e tregoi kombësinë e tij ebraike) ai mundi që të shpëtonte nga pushkatimi duke u arratisur që andej, vetëm në sajë të gjuhës gjermanishte që e zotëronte në mënyrën më të përkryer.

Pas arratisjes nga kampi i përqëndrimit gjerman, Natani kishte si synim për t’u vendosur në Prishtinë, ku asokohe jetonin dhe një numër i madh ebrejsh, të cilët kishin gjetur aty një strehë të sigurtë duke u marrë nën mbrojtje nga autoritetet vendore të Kosovës. Pasi udhëtoi disa ditë nëpër male, Natani mbërriti në Prishtinë diku aty nga pranvera e vitit 1940 dhe menjëherë filloi punë si kamarier në një nga lokalet e atij qyteti me pronar shqiptar. Në atë kohë që mbërriti në Prishtinë, Natani mësoi se babanë e tij Leonin e kishin pushkatuar gjermanët në Austri, kurse nënën e tij Bertën, e kishin internuar në një kamp përqëndrimi në Siberi.

Nisur nga këto rrethana dhe duke mos pasur më asnjëeri të afërt të familjes në Sadagura të Moldavisë, Natani vendosi që të vinte në Shqipëri ku asokohe kishin ardhur dhe një numër jo i vogël ebrejsh, të cilët kishin gjetur mbrojtjen e popullsisë vendase. Pasi qëndroi për afro një vit e gjysëm në Prishtinë, aty nga janari i vitit 1942, Natan Schachner plotësoi disa dokumente fallse (ku e fshehu kombësinë e tij ebraike) dhe u nis për në Shqipëri, duke udhëtuar me një nga kamionët e linjës Prishtinë-Tiranë.

Duke mos pasur asnjë lloj mbështetje dhe nga që nuk e dinte mirë gjuhën shqipe, Natani u vendos tek Pazari i Vjetër (aty ku sot është Pallati i madh i Kulturës) ku punoi si hamall, duke ngarkuar dhe zhgarkuar mallrat e tregtarëve të ndryshëm tiranas. Nga që nuk kishte asnjë lloj banese për të futur kokën, Natani flinte në dyqanet e tregtarëve të ndryshëm tiranas, të cilëve iu ruante dhe mallrat e dyqanet e tyre, duke u paguar dhe si roje nate. Pasi punoi disa kohë si hamall pranë atij pazari dhe duke mos i treguar asnjë njeriu për kombësinë e tij ebraike, aty nga vera e vitit 1942, Natani filloi punë si hamall në magazinat e dy tregtarëve të njohur, të quajtur Gaqo Papadhopulli dhe Petro Roçi.

Këta dy tregtarë të cilët asokohe bënin tregti të madhe me mallra farmaceutike, e morën Natanin në punë si hamall në magazinat e tyre, vetëm pasi e vunë në provë dhe panë që ai ishte njohës i shkëlqyer i medikamenteve mjeksore që ata tregtonin. Pasi punoi për afro dy vjet pranë atyre magazinave (ku në njërën prej tyre kishte adaptuar dhe një vënd për banesë) aty nga shtatori i vitit 1943, kur kapitulloi Italia dhe gjermanët po i afroheshin Tiranës, për t’i shpëtuar ndjekjes së tyre, Natani u largua që andej dhe u fsheh në periferi të Tiranës afër fshatit Zall-Herr.

Po në atë kohë me ndihmën e dy tregtarëve Gaqo Papadhopulli dhe Petro Roçi, Natani u bashkua me çetën e forcave të Legalitetit që vepronte në atë zonë, e cila komandohej nga kapiten Xhemal Herri. Pasi qëndroi disa kohë pranë asaj çete duke shërbyer si mjek, Natani me mirkuptim u largua që andej dhe në gushtin e vitit 1944 u bashkua me partizanët e Brigadës së Parë të porsaformuar në Vidhkuq të Korçës të komanduar nga Mehmet Shehu. Edhe në këtë formacion të madh partizan, Natan Schachner u caktua me detyrën e mjekut të Brigadës, ashtu siç kishte shërbyer edhe pranë forcave të Xhemal Herrit. Aty nga vera e vitit 1944, Natani u transferua nga ajo brigadë dhe kaloi po me detyrën e mjekut pranë Brigadës së XXIII, e cila asokohe vepronte në periferitë e Krujës dhe Tiranës.

Edhe pas mbarimit të Luftës, Natani shërbeu si mjek pranë asaj Brigade deri në janarin e vitit 1946 dhe në atë kohë u transferua si mjek pranë një regjimenti të Divizionit të Korçës, ku punoi deri në 1 shtator të vitit 1949. Në të gjitha ato njësi ushtarake ku punoi, ndonëse e ushtronte me mjaft korrektesë e humanizëm detyrën e mjekut, Natani shihej me sy të keq nga organet e Sigurimit të Ushtrisë, me që ishte shtetas i huaj. Si rezulat i kësaj, pas transferimit nga Korça, ai u transferua përsëri edhe disa herë të tjera në shumë reparte si në Kukës e Shkodër, deri sa e nxorrën në lirim në 30 dhjetor të vitit 1951, me motivacionin: “I padëshirueshëm në Ushtri”.

Pas lirimit nga ushtria, Natanin e emëruan si mjek civil në qytetin e Burrelit ku punoi nga viti 1951 deri në 1954-ën, kur e transferuan dhe e sollën në Fush-Krujë. Në atë kohë ai u njoh me një vajzë tiranase të quajtur Erugina (Mila) Çorati e cila kishte qenë partizane dhe punonte në sektorin e Propagandës të Ministrisë së Shëndetësisë. Pas martesës atyre iu dhanë një banesë në fshatin Arrameras, pasi deri në atë kohë Natani banonte në Teqen Bektashiane të Fush-Krujës. Në vitin 1956, me ndihmën e Kryqit të Kuq të Shqipërisë, Natanit i erdhi në Shqipëri nëna e tij Berta, e cila banonte në Moskë, ku ishte vendosur pasi ishte liruar nga kampi i përqëndrimit i Siberisë.

Me ardhjen në Shqipëri, nëna e Natanit, Berta, jetoi me djalin e saj dhe gruan e tij Milën, për afro dy vjet në shtëpinë e tyre në fshatin Arrameras të Fush-Krujës, deri sa vdiq në vitin 1957. Pas shumë kërkesash, në vitin 1960, Natani së bashku me gruan e tij Milën, u transferuan nga Fush-Kruja për në Durrës. Në atë qytet, Natani punoi si mjek në spital dhe Poliklinikë, (bashkëshortja e tij Mila punoi si mësuese) duke u vlersuar si një nga mjekët më të mirë dhe tepër humanë që i ndiqte pacientët e tij duke u kujdesur për ta deri në Tiranë.

Edhe pse Natani, gëzonte një emër të mirë si mjek në qytetin e Durrësit, nga viti 1967 ai u survejua rregullisht nga Sigurimi i Shtetit, pasi në atë kohë ai ishte shprehur hapur në mbrojtje të izraelitëve në konfliktin e tyre me vëndet Arabe. Në qytetin e Durrësit, Natani punoi për afro 14-vjet, deri në 11 janar të vitit 1973, kur u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, me akuzën: “Agjent ndërkombëtar i vendosur i sionizmit”. Pas gjashtë muaj hetuesie, në korrikun e atij viti, bashkëshortja e tij Mila Çorati u njoftua nga Dega e Brendëshme e Durrësit se i shoqi i saj Natan Schachner, kishte varur veten në qelinë ku mbahej i izoluar.

Që nga ajo kohë e deri në sot, Mila Çorati nuk ka asnjë të dhënë se ku prehen eshtrat e bashëshortit të saj, ndonëse disa të afërm i kanë treguar se trupi i tij me kokë të prerë, deri nga fundi i viteve 80-të, ka qëndruar në morgun e Tiranës ku mësonin studentët e Mjeksisë.

Memorie.al

27 komente në “Dëshmia makabre e së shoqes: Trupi i Natanit me kokë të prerë, deri në ’91-in ishte në morgun e Tiranës ku mësonin studentët e Mjeksisë”

  1. taro says:

    Asnje fakt, vetem me tha njeri e me tha tjetri qe as emerat nuk permenden.
    Zotni izraeliti mori strehim,grua,jetese ne Shqiperi,me mire se ne Rumani e diku tjeter sipas se jemes se tij e ne fund merret me propagande antishteterore qe sipas ligjeve ne fuqi eshte e denueshme.
    Pastaj thote kjo zonja qe e paskan denuar dhe derguar mesuese ne fshat!?!? Si moj u denoke dhe te dergojne mesuese o budallaqe?????
    Vazhdoni,vazhdoni e botoni pordhet e dashnorëve kaloçë.

    1. .. says:

      Po çfare fakti me shume don ti more trap. E arrestuan dhe vdiq ne qeli. As trupin nuk i kthyen familjes. As varr nuk ka. Ashtu perfundofsh edhe ti me kete mungese njerzilleku qe ke. Shpirtzi
      Sipas teje i bie qe kriminelet shqiptare ne burgjet e botes t i zhdukin pa nam e nishan meqe ne ato shtete i pajosen me dokumente e strehim e shkollim me mire se ne Shqiperi. Hajde hajvan, hajde!

  2. Epiriiiiii says:

    Kultura dhe Orientimi TurkoArab Komunist i Shqiptarve, prevaloi mbi te gjitha, edhe mbi Miresine dhe Sakrificat e Natanit ndaj Shqiptarve. Ky eshte 1 Fakt Real qe tregon sa Popull i Poshter jemi Ne, dhe çuditrisht gjithmon fajin na e kane te tjeret greket serbet ruset amerikanet e deri te kinezet.

    1. Kodra says:

      Te qisha jevgjit neo grek dhe kurvat serve o jevg arumun.

      Po pse sigurimi dhe Enver Hoxha perfaqesonin kombin shqiptar o jevg arumun qe je mbajt me buk nga shqiptaret???

      1. Shqip says:

        Je aq i trashe sa nuk e kupton dot sa absurde eshte ta shash dike jevg arumun.
        Jo per gje po arumunet nuk jane jevgj dhe jevgjit nuk jane arumune.
        Arumunet vertiten ne ballkan qe ne kohen e konsull Emil Palit. Nja 100 vjet para jul qezarit. Jevgjit erdhen shekuj me vone. Gjithesesi kane njd prejardhje me td lashte se ty qe do jesh pjelle e atyre qe kane kaluaf ne ballkan pas tyre. Tip ostrogotet, alanet, slkavet, bullgaret, anzhuinet, venedikasit, turqit e jordhite d tyre etj etj. E mbeturine e tyre mund te jesh dhe ti.

    2. XheJ eN Bi says:

      Epiriiiii….
      Nuk e kuptojë përse beson broçkullat e Kaloçit dhe gruas dë doktorit.
      Po të rendit btoçkullat e të dyve :thonë se babanë ,doktorit ,ja pushkatuan gjermanët dhe nënën ja internusn në Siberi.Siberia është e Gjermanisë dhe internonte ,apo kishte bërë ndonjë kontratë me BRSS- ën ?
      Brigata e Parë nuk është formuar në vitin 1944,po në 15 Gusht 1943.
      Lidhur me letrat që i erdhën nga Anglia,kush ja dërgoi këto letra se u gjet pasuria e nënës në Tel Aviv.Nëna kidhte lindur në Poloni para 1900- ës.dhe nga një familje latifondistësh.
      Kur trupi idhte pa kokë ,di e njohën se ishte e doktorit dhe tjetra,do ta mbanin trupin nga 1973-shi deri 1981-shinpër studentët.
      Thonë se vdiq nga torturat dhe pastaj e varën.Kujt fo t’i mbushnin mëndjen se u varr ,kur trupin e tij nuk do ta shikonte as familja.
      “Epiri” ,vure pak trutin të punojë dhe mos u “emociono” kaq shpejtë.

    3. Kosta says:

      O bythziu nga Azia qe i ben vehtes qejfin duke u vetquajtur “grek” kujtohu nje cike se populli shqiptar nuk dorzoi asnje hebre gjate luftes.Kurse bythzinjte e Arqipelagut shisnin dhe komshijte e tyre per dy aspra te gjermani.Dhe mos harro qe Sigurimi nuk ta vinte kot festen.

    4. Olsi says:

      @Epiri. Ore gomar komunizmi nuk erdhi as nga Turqia e as Arabia por Rusia.

      1. Flm says:

        Perzjerja e Komunizmit me ADN-e Turk-Arnaute u vertetua si kombinimi me katastrofal ne Evropen Lindore.

  3. Ballisti demokrat says:

    O kaluç bytha , ktu per 30 vjet jan vrar 100 mij njerez per faj te kti sistemi shkerdhat o te qifsha rracen e antishqiptarit , ti kerkon gjilperen ne kasht ne sistemin qe shkoj e na servir rrena dhe kurvlliqe nga arkivi jot , atij sistemi per shtet korrekt dhe solid i vini tek k…..i ju kurvat mashtrusat kelushet e kolaboracionisteve dhe burgaxhive te asaj kohe , qe keni 30 vjet qe vidhni genjeni mashtroni shkaterroni historin e kti vendi me pelqimin e atij kurve kryekarit te rilindjes se ai ju hapi bythesh ju kurvave te kolaboracionizmit zhulc muti , ai shtet kur te denonte nuk te denonte kot , mos trego historin dobiç lexo akuzen ne gjyq , se arsyen pse kan ngen plumbin e burgun nuk tregoni ju , tradhyia kombit denohet dhe ne amerik me vdekje o lango , ai sistem kur te vriste kishe tradhtuar kombin ose kishe vrar , perveç njerezve te pushtetit qe ishin rrethana te tjera si kudo , ai sistem futi ne burg tufen lubonjen dhe ju kurvat e kolaboracionizmit dembelat zorraxhinjt qe per ate shoqeri ishit jashtqitje ordinere , vrau te gjith antishqiptaret e reaksionit dhe agjentet e sherbimeve te huaja , siç i ka vra e ter bota o zorraxhi ordiner , tashme kot lodhesh me historit e tua ata sa ishin gjall ta shkerdhyen kurven ty tufave dhe dervishve u bet dhe dylberat e atij sistemi duke spiunuar njerzit e shpis tuj vetem per ti bo qefin atyne , zhulc .

  4. Ballisti demokrat says:

    O kaluç bytha , ktu per 30 vjet jan vrar 100 mij njerez per faj te kti sistemi shkerdhat o te qifsha rracen e antishqiptarit , ti kerkon gjilperen ne kasht ne sistemin qe shkoj , e na servir rrena dhe kurvlliqe nga arkivi jot , atij sistemi per shtet korrekt dhe solid i vini tek k…..i ju kurvat mashtrusat kelushet e kolaboracionisteve dhe burgaxhive te asaj kohe , qe keni 30 vjet qe vidhni genjeni mashtroni shkaterroni historin e kti vendi me pelqimin e atij kurve kryekarit te rilindjes se ai ju hapi bythesh ju kurvave te kolaboracionizmit zhulc muti , ai shtet kur te denonte nuk te denonte kot , mos trego historin dobiç , lexo akuzen ne gjyq , se arsyen pse kan ngren plumbin e burgun nuk tregoni ju , tradhetia kombit denohet dhe ne amerik me vdekje o lango , ai sistem kur te vriste kishe tradhtuar kombin ose kishe vrar , perveç njerezve te pushtetit qe ishin rrethana te tjera si kudo , ai sistem futi ne burg tufen lubonjen dhe ju kurvat e kolaboracionizmit , dembelat zorraxhinjt qe per ate shoqeri ishit jashtqitje ordinere , vrau te gjith antishqiptaret e reaksionit dhe agjentet e sherbimeve te huaja , siç i ka vra e ter bota o zorraxhi ordiner , tashme kot lodhesh me historit e tua ata sa ishin gjall ta shkerdhyen kurven ty tufave dhe dervishve u bet dhe dylberat e atij sistemi duke spiunuar njerzit e shpis tuj vetem per ti bo qefin atyne , zhulc .

  5. miti says:

    Ore redaktojini këta artikuj se janë për faqe të zezë: ebraike, i jati, e jëma. Është: hebraike, i ati, e ëma.

  6. saliu says:

    Ne ate periudhe per te cilen ben fjale “historiani i Kakes” zv. ministri i mbrojtjes ka qene me origjine Israilite. Perse nuk e permend kete fakt?
    Je vetem nje vemje e ndyre, dhe kaq…………….

  7. Lexoni pak histori says:

    Izraeli eshte krijuar ne vitin 1949, prandaj familja e tij ishte ebreje por jo izraelite ose e ardhur nga Izraeli sepse deri ne ate kohe ai vend quhej Palestine dhe banohej nga palestineze!

    1. Funksion says:

      Ke te drejte. Po me shqiperi vetem analfabete kane mbetur

    2. Miti says:

      E para shteti Izraelit eshte shpallur ne 1948 dhe jo ne 1949. E dyta “banohej nga palestineze” nuk perben asnje sens. Eshte njelloj si te thuash “mbreteresha e shqiptareve Teuta” nderkohe qe termi shqiptar eshte shume i vonet. Thuhet “banohej nga arabe” sepse “palestinez” eshte nje term konvencional i sajuar me lindjen e konfliktit. Provinca e “Palestines” u krijua nga Romaket pas pushtimit te Judese e cila banohej nga judejte (hebrej) sepse arabet nuk ekzistonin akoma.
      Historia nuk eshte bardhe e zi. Hebrenjte u perndoqen nga Romaket dhe emigruan masivisht ne vitin 70 te e.s e ne vazhdim. Shpopullimi vazhdoi nen sundimin arab dhe kryqtar. Gjithsesi gjate gjithe kesaj kohe ka patur nje perqindje te vogel hebrejsh te mbetur ne ate territor. Me dhune i hoqen dhe pjeserisht me dhune u detyruan te kthehen ne ate territor. Arabet nuk e pranuan krijimin e 2 shteteve, keshtu qe mbeten pa hic.

  8. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Saliu di gje per kete si sekretar partie i spitalit

  9. hasani says:

    Pak si e sajuar kjo histori. Gazetari duhet te mbeshtet ne fakte dhe dokumente kur shkruan nje shkrim e jo me tha, i thashe, etj. taman si sala kur genjen per ndonje krim te bere prej tij apo sojit te tij.

    1. Faktet says:

      Ja dhe ji derdimen tjeter. Autori i permend te gjitha faktet e te dhenat. Me emer e mbiemer. Data lindjeje dhe arrestimi.
      Pse nuk shkon t i kerkosh sateme me ke te ka bere se dujet içike e sajume qe te ka zene me tet ate

      1. Mario says:

        Qetesohu or trim. Pse pellet kot si me qene tek Astiri? Cfare nenkupton ti me fakte? 4 foto familjare? Faktet jane dokumente, kerkesa dhe shkresa me vule dhe firme. Ato kane vlefshmeri ligjore. Pjesa tjeter eshte me the te thashe. Dhe Kaloqi si pseudo-historian vdes te flasi kodra pas bregut…

  10. trimi says:

    Shume kontradiktore theniet ne kete shkrim; mos valle kujtojne se historine do ta bejne si te duan? E degjove mbreme Uran Butken se çfare gafe te rende beri ne emision me Mariglenin? Ja çfare i tha: “Kam lexuar (qe keshtu e ashtu.shenim. imi) , ndoshta nuk e e ke lexuar por po ta theme une” dhe Maregleni i pergjigjet se e paske vjedhur nga shkrimet e mia ate shprehje, ndersa Urani filloi e pertypej sikur kishte sallam ne goje Keshtu qe mos besoni me njerezit vetem qenin dhe macen. Eshte koha e vargjeve te Ali Asllanit qe tingellojne njelloj dhe sot. Keta po bejne ate qe kane bere keto 28 vjet dhe qe u a kane lene detyre prinderit e tyre, por jane fallco se historia i ka cperfendur keq. Shikoni prokurorin Ndoji apo çfare ka ngjare ne gjithe Shqiperine e jashte saj me keta, shikoni “mrekulline” Lalez dhe “trimin” Tufa me Celo Hoxhen nga Kurve-meleshi qe rri kembe mbi kembe, shikoni profesorin qe mbytet me peshtymen e tij kur flet, Gjekmarkaj ap cilindo tjeter sperme antishqiptare, flase per shqiptaret e ndershem e jo per keta qe gezojne kur Shqiperia iken me koke poshte se ate kane dashur 100 vjet me pare, ate duan dhe sot. Ata duan hakmarrje per turpin qe u nxori lufta e dyte boterore, por jane vone; vetem lehen si zagare duke vene koken e tyre ne zgare. Dhe , pa lere, padronet e tyre sot na bejne dhe per te qeshur: na thone se dielli lindi nga perendimi! Keshtu qe femijet e vegjel qe rriten nuk e marrin me vesh se ç’po ndodhe ne kete bote. Kur ngrihen ne mengjez shikojne lindjen e diellit dhe nuk mund te jene te sigurte per anet e horizontit qe, me sa duket edhe keto i paskan percaktuar ballistet shqiptare ne gjithe boten! Dhe ata qe shkruajne ndonje germe historie si Urani, Dashnori qe grate nuk i flain dot ne emer se bien ne sy per keq, apo Tufa me genjeshtra me gjithe Celo Hurin e vargun e purthes qelbur te vendit, bejne sikur keta percaktojne edhe pikat e historise se botes. Mendje ndriturit e nenes, te bijte e pordhes dhe fendes.

  11. albani says:

    Nuk me vjen keq per Kalocin se ai nuk eshte askushi, por per gazeten Tema qe boton gjepura te tillla.
    Me genjeshtra kaq te trasha i beni njerezit te mos besojen as te vertetat qe kane ndodhur realisht nen diktature.

  12. Beni says:

    O komunista ortodoks palla,dhe ju o palla mysliman komunista,duhet te kuptoni qe komunizmi eshte teori ortodokse dhe shkaterron kombet,nxit luften e kllasave ndermjet puntoreve dhe rjepacukeve dem ela.

  13. tony says:

    Degjoni ju komunistet e mutit. Pse nuk e pranoni qe jane bere krime per 45 vjet po merreni me gabimet gramatikore ?

    1. Neveri says:

      Degjo ti tony!
      Krimet me makabre ndaj popullit shqiptar jane bere vetem keto 29 vitet e ashtuquajtura te demokracise berishisto-ramiste!
      Hapi syte,o gomar ballist dhe numero te vraret,te vetvraret,te mbyturit,te perdhunuarit,te trafikuarit,te zhdukurit pa gjurme dhe mijra njerez qe kane marre rruget e kurbetit se ketu nuk gjejne me atdheun e tyre se e kane grabitur politikanet e korruptuar!
      Leri perrallat me komuniste,o kelysh ballisti,por merru me krimet pa fund te ketyre viteve,qe e kane grabitur pasurite kombetare,kane percare populli dhe kane ngujuar mijra njerez nga gjakmarrja!
      Ne lajme cdo dite ka 90% vrasje,aksidente,vjedhje etj se sa pune!
      Shiko se cfare ushqimesh hane shqiptaret duke filluar nga buka me miell kanceroz serb,mishi,bulmeti,frutat e perimet me hormone,uji qe shitet per i pijshem,por eshte i pa pijshem,shendetesia qe reklamohet si falas,por kurre nuk eshte e tille,se per te bere nje vizite tek neurologu te duhet te presesh 3 muj radhe,pastaj po te dha te besh nje rezonance do presesh edhe 6 muaj te tjere,te besh nje analize gjaku do presesh 30 dite radhen etj,etj!
      Ka bere shteti mareveshje me klinikat private per mjekimet,por ato i perfitojne vetem oligarket e jo populli fukara!
      Ja per keto shkruaj ti o vrrome e jo per arsimin,shendetesine falas ne socializem,per sigurine maksimale te jetes,ku nuk njihej fjala depresion,stres,droge,korrupsion,prostitucion etj!

  14. IK says:

    Sa trishtim kur lexon komente mbushur me mllef qe tregojne sa llum politik bardhe e zi mbizoteron edhe mbi te vertetat e thjeshta te realitetit tone sot e ne te kaluaren.
    Sa trishtim te kujtosh humbjen e Dr Natanit, mjek dhe njeri brilant, koleg i nderuar i babait tim.
    I paharruar do te mbetet kujtimi i tij per te gjithe ata qe e njohen e per pacientet qe iu sherbeu pa u kursyer.

  15. Nik says:

    Kjo histori èshtè njè tragjedi e vèrtet dhe aq mè shumè lidhur me bujarin shqiptare ndaj hebrenjève ,èshtè koha e pendimit ndaj krimeve nga komunizmi ndryshe ne brezi i ri sotè kthehemi si sèrbèt qè gjakosèn mbar ballkanin dhe sotè ne presim qè ti kèrkojn falje shqiptarève.Sistemi bastard komunist hèngri me qindra koka ish partizanèsh,kuadro,etj etj njè terror i vèrtet prandaj tè gjithè reflektojm sepse kètu nuk vihet nè diskutim Lanç por individèt tè cilèt nè emrin e ligjit tè merrte jetèn dhe mè vonè trupi i viktimès tè paraqitet sikur ka mbytur vehten dhe mè vonè trupi pa kokè tè pèrdoret pèr atonomi nè mjeksi ky èshtè kulmi dhe ne flasim pèr kampet e Aushtvicin ,matahauzen kur kemi patur aushtvic kètu me trupin e njè DR me emrin Natan me origjin hebre.Tè hapen dosjet magjistratura dhe prokuroria merr rrogèn pèr kèto punè por gjithashtu ti kèrkojm falje familjes dhe shtetit tè izraelit dhe ti paguhet nè vlerè monetare familjarève vrasja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *