Emannuel Macron: Po u poshtërua Shqipëria, destabilizohet rajoni. Nuk isha unë kundër, por gjysma e vendeve të BE

7 Nëntor 2019, 18:48Politika TEMA

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një intervistë për “The Economist” se nëse nuk i hapet dera Shqipërisë për në BE, kjo do të shkaktojë një traumë të tmerrshme në rajon.

“Nëse poshtëroni Shqipërinë, do të destabilizoni rajonin në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.

Presidenti francez Emanuel Macron tha për “The Economist” se shumica e vendeve ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë.

Macron tha se ky ishte një gabim fatal dhe poshtërimi i Shqipërisë çon në destabilizim të rajonit në mënyrë të vazhdueshme.

Ai akuzoi vendet e tjera anëtare të BE-së se po fshihen pas vetos franceze, duke thënë se ato kishin dhënë miratimin ishte vetëm për Shkupin.

“Pyetini këto vende nëse duan të hapin negociatat me Shqipërinë. Gjysma do t’ju thonë jo. Ata duan të nisin bisedimet vetëm me Maqedoninë e Veriut. Shumica e shteteve anëtare ishin në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë Veriore, por pothuajse gjysma ishin kundër negociatave me Shqipërinë” tha Macron në intervistë.

Por shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut sipas tij, do të ishte një gabim fatal.

“Realiteti është që nëse nuk hap negociatat me Shqipërinë krijon një traumë të tmerrshme në rajon. Komunitetet shqipfolëse janë kudo në rajon. Nëse poshtërojmë Shqipërinë, do të destabilizojmë rajonin përgjithmonë”, ka deklaruar presidenti francez.

Në intervistën për revistën britanike, Macron thotë se ai do të japë dritën jeshile për negociatat me të dy vendet, vetëm nëse bëhen reforma në muajt e ardhshëm, dhe Shkupi dhe Tirana përfundojnë disa reformat e mëtejshme.

“Prandaj, besoj se, së pari, ne duhet të reformojmë procedurat e anëtarësimit, ato nuk janë më adekuate. Ato nuk janë strategjike. Ata nuk janë as politike, janë tepër burokratë dhe nuk të lejojnë të bësh hapa pas nëse një vend ndalon reformat.

Së dyti, nëse jeni të shqetësuar për rajonin, çështja e parë nuk është Maqedonia apo Shqipëria, por Bosnja Hercegovina. Ajo është një ‘bombë kohore’ që godet kufirin me Kroacinë”, thotë Macron.

“Së treti, reformat përpara se të hapen negociatat. Nëse Shkupi dhe Tirana bëjmë reforma në muajt e ardhshëm, unë jam i gatshëm të hap negociatat. Nëse këto dy vendeë bëjnë përpjekje shtesë”, i tha presidenti francez “The Economist”.

Shqipëria në BE pas 15 vitesh?

Macron po ashtu se çfarë e motivoi të kundërshtonte anëtarët e tjerë të BE-së në samitin e tetorit në Bruksel. Ai tha se sipas llogarive të vendve të tjera anëtare, Shqipërisë do t’i duhen edhe 15 vite të hyjë në BE.

“Unë u përpoqa të jem konsistent, u thashë liderëve të tjerë ‘kemi një problem’. Ne nuk dimë si të veprojmë me 27 anëtar, a mendoni se do të jemi më mirë me 30 ose 32?

Dhe ata më thanë ‘nëse ne hapim negociatat, Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’i duhen 15 vite të bëhet anëtare. Kjo nuk është e vërtetë as për qytetarët tanë, as për ato vende.

Unë u thashë atyre të shikojnë se çfarë ndodhi me bashkimin bankar. Pas krizës së vitit 2008 na u deshën 20 vjet për të reformuar.

Pra, edhe nëse hapim negociatat tani, ne nuk do të kemi sukses në reformimin e Unionit nëse vazhdojmë të punojmë me të njëjtën shpejtësi”, tha Macron.

Sipas presidentit francez, zgjidhja është investimi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

“’Le të përpiqemi të ndihmojmë këto vende, të investojmë, t’u themi kompanive tona që të investojnë në masë atje, të japin para për zhvillim, për kulturë, për arsim.

Por thjesht hapja e një procesi burokratik është absurde, ”thotë Macron.

Një nga propozimet kryesore të Macron është integrimi sektorial, që do të thotë se pas mbylljes së një kapitulli, vendi përkatës do futet në sistemin e BE-së në fushën përkatëse në vend se të presë anëtarësim të plotë. Modeli tjetër është modeli norvegjez.

Ai parashikon që në vend të anëtarësimit do të ofrohet anëtarësimi në dy institucione kyçe; Bashkimi Europian për Tregtinë e Lirë dhe Zonën Ekonomike Europiane, ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra, që nuk janë anëtarë të BE-së.

Diplomatët e Brukselit argumentojnë se Franca insiston që rregullat e reja të pranimit të ndryshohen jo vetëm për vendet që duhet të fillojnë negociatat, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinën, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë ecur përpara në proces.

27 komente në “Emannuel Macron: Po u poshtërua Shqipëria, destabilizohet rajoni. Nuk isha unë kundër, por gjysma e vendeve të BE”

  1. SHKELZENI says:

    TEKNIKE FRANÇAISE BEJE QEFIN DHE FUTI BRYLIN SIC DUKET KA NDERMENDE TE VIJE TE SHIKOJE NDESHJEN E FUTBOLLIT DHE PERGATITE SITUATEN

    1. Hoxh Armandi says:

      Eshte e cuditshme pse nuk ju do evropa. Ju jeni nje rrac ariane e paster. Te gjithe biond dhe sy blu. Tek tuk ka vrasje per celulare dhe prokurore me miliona euro qe i bejne atentant banda te tjera pa ne pergjithesi turkoshqiperia dhe turkoshqiptaret jane shume para.

      1. Vl says:

        Hajt se per 15 vitet e ardhshme sdo keni ca te integroni, vetem politikan e gangstera do ken ngel ne shqiperi, te tjeret do jen me pashaporta europiane, pasi kan grisur ate shqiptare

  2. Anti-turku says:

    Hahaha…Cfare karlliku…Po tani qe na e the eshte njesoj sikur ta kishit bere. Normalisht keto gjera mbahen te fshehta qe te mos dalin te palarat.

  3. Nuk na duan says:

    Megjithate n q se do votonte PRO Franca, edhe vendet si Danimarka apo ndonje tjeter qe shofin diell vetem dhjete dite ne vit dhe ku cdo dite kryen vetvrasje, padyshim do votonin pro

  4. triple x says:

    Franca , Hollanda dhe Danimarka ishin kunder Shqiperise. Macron po genjen kur thote qe vuri veton vetem kunder Maqedonise. Vetoja e tij ishte edhe per Shqiperine. Franca per te qene protagoniste ne BE ka dashur qe edhe Spanja dhe Mbreteria e Bashkuar mos beheshin anetare te BE-se.

    https://www.courthousenews.com/eu-halts-expansion-into-balkans-opening-door-for-russia/

  5. Olimpia says:

    E gjithe ideja e Makronit eshte nje makiavelizem cinik.Po ia numeroj vendet qe ishin dakord per Shqiperine…Polonia ,Lettonia,Lituania,Estonia,Sllovakia ,Republika Ceke,Austria ,Hungaria,Rumania,BullgariaGreqia,Malta,Qipro,Portugalia,Kroacia,Sllovenia, Gjemania,Italia,Luksenburgu,Belgjika,Suedia,….Me dyshime ishin Finlanda,Spanja,dhe kunder, Franca,Hollanda dhe Danimarka .Pra Makron mashtron hapur.I gjithe argumenti i tij ,variantet qe propozon,kundershtetite logjike elementare Jane te paturpeshme.Perse thote gjysma ishin kunder kur plot ,21 shtete ishin dakord,dy te lekundur dhe tre kunder…?Pastaj cndikim mund te bejne 18 milione banore dhe nje prodhim minimal ne mbi 500 milione banore dhe superfuqine e pare ekonomike sic eshte BE..?I gjithe procesi i zgjerimit ka qene ne radhe te pare gjeopolitik dhe i diktuar nga SHBA.Me ardhjen e Trump,i coli ka perparesi strategjike perballimin e Kines,Makron Shikon nje mundesi per tu bere protagonisti kryesor ne BE kunder Gjermanise ne kurriz te vendeve te varfera ballkanike.Nderkohe i ben edhe nje favor Rusise dhe perballon Frontin Nacional.Kaq eshte loja zoti Makron.

  6. Jimmy Trendelina says:

    Investoni, investoni po ua mbajti se te gjitha ne xhepat e Rilindjes perfundojne.

    1. Motra e Jimmit says:

      Jo jo Jimmy. Ca para perfundojne ne gopin tim sepse edhe une kam filluar integrimin e para trotuareve te Europes.

  7. Lluks i modh , birinxhi says:

    Po ne kemi kafene LLuksoze alla frënge me femra qe tundin bythen si jashtetit. Ne jemi gati se kaq ka jeta lluks dhe sumë.

  8. Vrkrt says:

    Shif Edi
    Doren n qaf e gishtin n byth.
    Sa t futen n jurop se pastaj ….

  9. mikroni says:

    Kesaj i thone tallje bythe. Ne se Rama dhe Zaevi bejne gabimin fatal te pranojne variantin Norvegjez do te ndeshkohen nga historija si tradhetare te vendit te tyre. Norvegjija dhe Zvicra jane vende te pasura dhe nuk jane budallenj te diktohen ne politikat e tyre nga burokratet e Brukselit. BE i pranon ata brenda nates po ta kerkojne ata. Shqiperija dhe Maqedonija e veriut i duhet atyre per ti perdorur si landfill mbetjesh dhe per ti mbajtur te lidhura per te mos dale nga stani tyre. Dhe kjo ofrohet ne menyren me ofenduese te mundeshme.

  10. Ilir says:

    Politikanët kanë një fytyrë. Siç Saliu me lebelët e vet besnik, që të vret dhe të.qan, kështu edhe ky Makroni .
    Farë e poshtër politiqensh !

  11. Sqepari says:

    Genjeshtari i vogel dhe kundershtari i madh Makron, 3 vende ishin kunder, madje dhe ato 2te tjerat nen ndikimin tuaj. Eja shihe ndeshjen por mik me shqiptaret nuk behesh me dot. Me Ramen po, por Jo me mua. Ta ka thene USA se ne sa shtete banojne etnikisht shqiptaret ne Ballkanin, se ju as qe e keni haberin!

  12. Ilirida says:

    Eh ore shqiptarë të ngratë,kjo politikë françeze
    daton që nga koha e Pukëvilit që ishte në oborin
    e Ali Pashës ndoshta edhe më herët dhe vazhdon e
    do të vazhdojë akoma. Rrugëdalja është të punojmë
    të zhvillohemi që nesër edhe nëse të thërasin tregoujani gishtin e mesëm! Jo rastësisht thotë një fjalë e urtë “paska baba,paska nëna,mjeri unë që
    skam vetë!.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Te lumte goja !!

  13. Detari says:

    shum thjesht, ose behemi pjese e amerikes ose rama te fusi Kinen brenda. cdo gje franceze dhe danimarke te behet non grata.

  14. Analisti Amator says:

    Ckuptim ka qe mosfutja e Shqiperise do destabilizoje gjithe Ballkanin?
    Ckuptim ka qe bomba nuk eshte Shqiperia por Bosnja?
    Pikerisht ne keto thenie te Makronit fshihet edhe qellimi se pse ata nuk na fusin ne Evrope.
    Makroni per pyetjen e pare flete thjesht per prezencen tone gjithandej ne Ballkan duke fshehur qellimin e vertete.
    Per problemin e dyte ai nuk jep spjegime por si kacapurc qe eshte, por thjeshte e evidenton ate. Une mendoj se pikerisht ketu fshihet loja francize. Sic dihet Bosnja eshte shtet multietnik. Ne rast se Serbia dhe Kosova do zgjidhin problemet me njeri tjetrin, Serbia do bej te njejten gje me Bosnjen, Ajo do kerkoje qe gjysma e Bosnjes ti bashkohet Serbise. Mbas Sebise fshihet Rusi. Pra ky problem do krijonte forcimin e influences Ruse ne Serbi, respektivisht ne Evrope. Evropa si kurve e vjeter qe eshte nuk ja mban ndeshja direkte me Rusin. Deri me sot ka qene Amerika qe e ka mbrojtur Evropen dhe ka qene ideja Amerikane per Evropen e Bashkuar.
    Duke mos zgjidhur problemin midis Serbise dhe Kosoves, Evropa e ngrin kete konflikt dhe indirect konflikton Ameriken me Rusine. Nuk eshte ndonje sekret qe ishte Gjermania ajo qe hodhi ne ere bisedimet e Thacit me Vucic. Nuk eshte sekret qe Amerika dhe Rusia ishin pro zgjidhjes.
    Me nje fjale nuk eshte Franca por edhe Gjermania qe luajne me ne. Njeri luan rolin e policit te mire dhe tjetri te policit te keq. Meqe Merkel do dale nga politika, i mbetet Makronit roli I policit te mire. Per police te kecinj, ne Evrope, kunder Shqiperise gjen sa te duash. E para do jete psh Greqia…
    Me sa duket Rama dhe Vuciq e kane kuptuar kete politike te vjeter Evropiane qe gjithmone kane nxitur konfliktet ne Ballkan per te ruajtur kufijte e tyre te brendshem. Prandaj ata me frike dhe modesti mundohen ta zbusin armiqesine qe egziston midis nesh dhe Serbeve. Vuciq eshte me trim dhe flet qe as e do fare Evropen, por do kethehet nga Rusi. Rama vjen si pordha neper breke dhe konfliktohet me politiken Amerikane, ne vend qe ta shpalli ate qellimin tone numer nje.
    Pra jane politikat e medha qe bejne qe ne te paguajme demet. Ato shfrytezojne koken tone me cepa(sic eshte koka e Hajredinaj, Ilirit apo Sales) per te vene ne jete politiken e interesave te tyre. eshte ne kete rast Evropa qe nga frika e Rusit dhe Amerikanit, shet shqiptaret dhe serbet. Indirekt Evropa kurve mendon se keshtu mban Ameriken dhe Rusine larg nga Evropa. Praktikisht ne rruge te gjate do jete prape Evropa qe do paguaje ne kete ndeshje me Rusine dhe Ameriken. Jo me kot Trampi e thote hapur se “une me mire merrem vesh me Putin se sa me Merkel”
    Ceshtja eshte se sa jemi ne te zote te notojme ne keto ujra te trubult…

  15. Plaku i mocem says:

    Z Makron,as qe e memdon akoma se c’keni bere! Ne qe kemi vujatur nga Europa e Vjeter e kuptojme me mire qendrim e tij.Megjithate problemi yne eshte tek politika e vendit tone, e cila ka 30 vjet qe e mashtron kete popull me Europen. Z.Makron u be interpret i nje Europe skeptike,ai mori si shembull 5000 aplikime per azil nga disa shtetas shqiptare ne France te cilet nuk kane thyer as nje ligj francez.Ne se nuk e meritojne azilin le t’i ktheje,nuk mund te mbajne peng 5000(nje shifer e diskutueshme) shqiptare aspiratat e gjithe shqiptareve.Z Makron ! Ajo qe kuptojme ne qyetaret e thjeshte eshte se BE ka probleme ne filozofine e ekzisteces se saj.Te rrojme e te shikojme!

    1. Detari says:

      cfare ka vuajtur evropa nga ju turkarnautat ke pyetur?

      pse kerkon te pranoje europa nje shtet islamik si turkallvania ku kryeministri eshte bere sherbetori sulltanit si gjithe te tjeret me shekuj rradhe.

      Fajin e ka europa qe ju la te formoheshe ky mini-shtet turk me emrin shqiptari

  16. Adi says:

    Vetem idiotet besojne se Shqiperia i ploteson kushtet, po problemi i Shqiperise eshte se na shpalli Turkun partner strategjik kur medemek do te pranohet ne BE. Nuk e di nese kjo qe thote Makroni eshte e vertete e pjesshme apo e plote, po sigurisht qe na shpetoi fytyren. Shpresoj qe kurva erdoganit qe kemi ne krye i kane ardhur pak mend dhe do riorjentoje politiken drejt Europes!

  17. ana says:

    Karagjoz burre. Je pa personalitet dhe pederast i lindur. Por dhe aty ne France nuk e ke te gjate.

  18. Atdhetar says:

    Perdridhet e perdridhet, mashtrues tipik, nxjerr 100 pretekse por arsyen e vertete te frikes nga shqiptaret nuk e nxjerr. Shqiperia e Kosova 97% pro SHBA, kjo eshte frika e tyre e vertete. Me hyrjen ne BE te dy shteteve tona forcohet ndikimi i perandorise se SHBA brenda BE. Perpara se te hyjne dy shtetet tona ne BE Franca kerkon reformim te BE dmth te uli influencen ne vendimarrje te vendeve te vogla dmth ti paraprije vetove amerikane ne keshillin dhe parlamentin europian. E di qe eshte nje shtet qe ua ka futur thelle gjithmone shqiptareve dhe ata kurre nuk do u besojne dhe keshtu qe nuk guxon tu afrohet me oferta por luan piset duke vonuar lojen dhe duke kerkuar ndryshim te rregullores ne mes te lojes. Tashme loja eshte e qarte, kundershtaret dhe aleatet kane dale hapur. Pak a shume jemi ne te njejtat pozicione si nje shekull me pare, asgje nuk ka ndryshuar.

  19. Si mundet populli Francez i Napoleon Bonapartit dhe i Komunes se Parisit, Viktor Hygo dhe i Zhan Zhak Ruso…, si dhe e dhjetra a qindra njerzeve “Par Excellence” te atij Kombi, qe kan bere historine e famshme te vendit te tyre dhe mbare njerezimit ne epokat me decizive, te kete ne prye President nje genjeshtar dhe dashakeqes si Emmanuel Macron. Ai genjen ne menyren me te turpshme perseri per Shqiperine dhe shqiptaret ne intervisten e dates 6 Nentor, dhene “The Economist”, kur thote se ishin gjysma e vendeve te BE kundra hapjes se negociatave me Shqiperine. Nga Proces-Verbali final i Keshillit krereve te BE, lexohet qarte qe vetem Franca, Hollanda e Danimarka kane votuar kundra. Kuptohet qe ndikimim i forte i Macron_it per JO, mori me “vete” Hollanden qe ishte e gatshme me heret, qe nese Franca thote JO edhe Hollanda “rrufeshem” do votonte JO, ndersa Danimarka ka “inerci” nga influenca Franceze per te thene JO…
    Pra; Presidenti Francez Emmanuel Macron eshte 100% genjeshtare (Mashtrues me cope), sepse do te behet Lideri me i pushtetshem ne BE, me endrra qe kane vdekur shume dekada me pare…
    V.O. Do deshiroja qe te mos Çensurohej komenti im… FALEMINDERIT “TemA online”.

  20. Fieraku nga Ferrasi says:

    @ detari mire e ke gabelet greke Kane fituar vetem nga feja.
    Pastaj Ca’ nderi do i runte makroni shqiperise,politikanet faqja e zeze
    Kryetari i ortodokseve spiuni asfalise
    Shoqeria civile rrospi
    Administrata publike prostitute
    Dhe drejtesia ne dore te ali babes( politikes)1000 e Ca’ superhajdute.
    Te ikurit gati nje milion e gjys.
    Pensionet 1500 leke
    Litri qumeshtit 35 leke te reja plus i manager 20%
    Litri ujit 100 leke te reja.
    Invalidet mezi marrin kempin.
    80 vjet populli i shkrete vetem ha bar.

  21. trimi says:

    Zoti Markalesh. -A keni me per Belulin???.

  22. rexha 10 says:

    PO THOTE SE NE EUROPE DO TE FUTENI KURE TE DOJE FRANCA. KJO NUKE ESHTE ASPAKE E VERTETE.GJERMANIJA PO LUAN ROLIN E DESTABILIZIMIT TE BALLKANIT .FRANCA ESHTE E LIDHUR ME SERBINE ,DHE GJERMANIJA ME RUSINE. ATHERE CFARE DO TE PRESE BALLKANI KURE NE TE BEJNE PJESE DHE RUSIJA ,EDHE JUGASLLAVIJA.SHIKONI SE SI THIRREN NE HAGE USHTARET E UCK TE KOSOVES ,ME PRETENDIMIN SE KANE BERE GENOCID NE JUGOSLLAVI.KETA NUKE PO BEJNE POLITIKE,PORE PO PLOTSOJNE TEKET E NJERIT ,APO TJETRIT NE KURRIZE TE POPUJEVE PERKATES.I VETMI PROBLEM I SHQIPRISE ESHTE SE KA ZGJEDHUR NE QEVERI UQERIT QE JANE GATI QE TA SHESIN ATE VENDE PER INTERESAT E TYRE. NE KETE SITUATE VETEM AMERIKA MUNDE TE PERFITOJE,PORE JO KJO AMERIKE ME PRESIDENTE TRAMPIN, SEPSE NUKE PO DI NGA TIA MBAJE PRESIDENTI ME TE GJITHE VENDET QE KA BISEDU I KA TE GJITHA MARVESHJET PEZULL ,A THUA SE PO HAPE GROPA NGADO KU SHKON.E FILLOI ME KORENE E VERIUT ,KINEN , JAPONINE,MURIN E MEKSIKES NE KUFI ME SHBA,RUSINE,TURQON,PALESTINEN,NE FUNDE ME IRANIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje