Jari vlerëson vizitën e Lulit tek pallati i prishur në Vlorë

7 Nëntor 2019, 20:09Antena TEMA

Takimi i Lulit sot në pasdite me të rinjtë në Vlorë, ishte një takim simbolik që tregonte se Luli nuk e ka harruar Vlorën.

Pas pyetjeve  dhe bashëkbisedimit me të rinjtë, në fund Luli bëri një shetitje triumfuese deri në “Ujë të Ftohtë” tek vendi ku ishte pallati që i prishi qeveria.

Aty ndali pak dhe mbajti këtë fjalim për të rinjtë e pranishëm.

U solla këtu jo rastësisht. Jo se kjo ishte prona ime apo e vjehrrit tim, por për t’u treguar se unë kur të bëhem kryeministër, nuk do vjedh, nuk do lidhem me të fortë që zaptojnë toka dhe nuk do dorëzohem para korrupsionit.

Siç e shikoni, qeveria këtu më prishi mua plot 62 apartamente. I prishi me gjakftohtësi dhe pastaj tentoi të më korruptojë, duke më dhënë 15 milionë euro.

Pasojat e këtij vendimi po i vuajmë dhe sot. Vjehrri im prej asaj dite, ka fobi të jetojë vetëm dhe ka akoma më shumë fobi të jetojë në pallat. Ai më është ngjitur mua nga pas e do që të jetojë me mua. Kjo më detyroi të lë pallatin ku jetoja në kat të fundit, nga frika se shembej nga tërmeti. Jo se kisha frikë unë, por vjehrri, që kur i shembën pallatin, shikon ëndrra sikur pallatet shemben e zënë njerëz brenda.

U detyrova të ik e të marr dy vila që të jetoj në qetësi në periferi të Tiranës.

As aty nuk duan të më lënë rehat. Më kërkojnë kontrata blerje, kontrata qiraje, taksa e çfarë u shkon në mendje. Këtu që i kisha ma prishën, aty që si kam, i kërkojnë. E gjithë kjo bëhet për te terrorizuar opozitën dhe për të më larguar mua nga rruga e fitores. Por kurrë nuk do t’ia arrijnë kësaj. Ky vend këtu është dëshmia e një skene krimi për të cilin ne demokratët do marim hak.

Duartrokitjet e të rinjve i ngrohën zemrën Jarit.

-Ky vend do bëhet, -tha, më në fund.

 

 

 

2 komente në “Jari vlerëson vizitën e Lulit tek pallati i prishur në Vlorë”

  1. Oparaku says:

    Hajde brockulla,hajde,Cılet jane ato cılımı te ı hajne keto mashtrıme or Lulash,Me keto perralla mundet te mashtrosh femıjet e kopeshtıt,Tı je nje mashtrues ordıner,Mıre tı paske mundesı me paret e pallatot tend te prıshurtek Ujı Ftofte dhe e rregullove veten dhe vjeherrın tend frıkacak tek vılat me te shtrejta,Po me njrzıt e tjere qe jetojne neper pallate sı do tju behet ne raste se ka edhe te frıkacake sı vjeherrı jot sı do tju veje ha
    llı, Te na rruaj vjeherrı ı Lulıt se eshte gurı me ı cmuar ı ketıj vendı,
    Me keto mendesı pergatıtu te vısh ne pushtet me 2062 Se ky brez dhe ato qe te paskan duartrokıtur sot tek Ujı Ftohte nuk te votojne ty sıkur qenı te haje hallve,

    1. Rilindasi says:

      Hë, e shikoni sa të “zgjuar” janë Rilindasit? Oparaku na e vërteton katërcipërisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje