Mavraj i telefonon trajnerit Reja, mbyll eliminatoret Euro 2020

Një tjetër dëmtim, i dyti radhazi në prag të grumbullimit të kombëtares së Shqipërisë, detyron Mërgim Mavrajn që të humbasë dy sfidat ndaj Andorrës dhe Francës, që mbyllin kështu eliminatoret e Europianit 2020 dhe përurimin e stadiumit “Arena Kombëtare”.

“Telesport” ka mësuar dhe se mbrojtësi i Greuther Furth ka kontaktuar menjëherë trajnerin Edoardo Reja, duke e lajmëruar për gjendjen shëndetësore aspak të mirë.

Në sfidën ndaj Darmstad, Mavraj në një përplasje me kundërshtarin kapi keq shpatullën në rënie dhe do të duhet 3-4 javë që të rikuperojë, edhe pse po vendoset këto ditë nëse do të duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjikale në atë pjesë të trupit.

Kështu, pas dy ndeshjeve të shkuara, ku operoi dorën (ndaj Turqisë dhe Moldavisë), Mavraj mbyll eliminatoret sërish larg kombëtares.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Mavraj i telefonon trajnerit Reja, mbyll eliminatoret Euro 2020”

  1. Ben says:

    ?????.Akoma pretendon ky ta therrasi kombetarja?

  2. vlora says:

    oh humbem prape islamisin qe ngre sumen dhe propoganton fen arabo turke ne mediat e financuara nga erdogani

  3. te fala samarxhinjeve says:

    pecato se bashke me Canaj benit mire xhamine ne mes te fushes me fanellen kombetare te shqiperise . Futbolli eshte sport i bukur por kur ngateron indetitetin kujtohesh per te keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *