Prokurorët e Hagës thërrasin Kadri Veselin

7 Nëntor 2019, 17:45Rajoni TEMA

Kadri Veseli, një ish-figurë kryesore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili drejton Partinë Demokratike të Kosovës, është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës të cilët ppo hetojnë krimet e kryera gjatë luftës dhe pas saj.

Kadri Veseli tha të enjten se ai është ftuar për t’u marrje në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila po heton shkeljet e pretenduara nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe menjëherë pas luftës 1998-1999.

“Si një nga drejtuesit e UÇK-së, mora një ftesë sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për t’u marrë në pyetje më 4 dhjetor në Hagë”, tha Veseli në një konferencë për shtyp në Prishtinë, i cili ka qenë kryetar i parlamentit të Kosovës deri në zgjedhjet e fundit.

Veseli, i cili ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së, tha se periudha e tij me organizatën guerile që luftoi kundër forcave serbe ishte “pjesa më krenare e jetës sime”.

Ai tha se do t’i përgjigjet thirrjes për t’u marrë në pyetje nga prokurorët, të cilët po hetojnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme, dhunë seksuale dhe krime të tjera që dyshohet se janë kryer nga anëtarët e UÇK-së nga fillimi i vitit 1998 deri në fund të 1999.

“Jam i bindur se Gjykata Speciale e Kosovës me bazë në Hagë do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe do të ndalojë sulmet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe UÇK-së”, shtoi ai.

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë priten të gjykojnë ata që paditen nga prokurorët. Sidoqoftë, asnjë aktakuzë nuk është bërë ende publike.

Që prej vitit të kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ftuar të marrë në pyetje më shumë se 100 ish-luftëtarë të UÇK-së.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqjen në korrik pasi u kërkua të merrej në pyetje si i dyshuar nga prokurorët.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe funksionojnë sipas ligjit të Kosovës, por është gjyqtarët dhe prokurorët e saj janë ndërkombëtarë.

Kjo gjykatë nuk shihet me sy të mirë në Kosovë, ku shumë njerëz e shohin UÇK-në si një forcë çlirimtare që e çliroi vendin nga sundimi armiqësor serb

10 komente në “Prokurorët e Hagës thërrasin Kadri Veselin”

  1. po salih rrahman brrrishen
    ilyer rraxhup mute
    lylzim mutmut bashen

    kur ka me e thirr Haga ?

    car asht Kadria para kryre terroristeve shqiptare ?

  2. Ilir says:

    Kjo gjykatë vetëm shqiptarët kanë në shënjestër ?!
    Po ushtarëkët serbë dhe paramilitarët që vranë dhe zhdukën shqiptarët e pafajshëm të të githa moshave, që përdhunuan gra dhe vajza shqiptare të Kosovës, kur do të shqyrtohen dhe gjykohen në Tribunalin e Hagës ?
    Është e kupueshme që Tribunali ka qëllim zbehjen e vlerave të iuftës të UÇK , deri në shpartallimin total të këtyre vlerave.

    1. Kodra says:

      Kjo ceshtja e dhunimeve seksuale gjate luftes ne Kosove eshte teper e ekzagjeruar.

      Nuk ka asnje fakt per shifte imagjinare qe jep OKB dhe Amerika , ndoshta per ta bere situaten ne Kosove sa me dramatike ne menyre qe te justifikohej nderhyrja e tyre ne Kosove.

      Dhunime kane ndodh por nuk fitojme asgje duke i permend ore e minute.

      Botes nuk i plas fare per kete gje dhe vetem do i bejme qejfin disa plehrave dhe bastardeve ne servi.

      As nuk ndergjegjesojme asnje serv duke ekzagjeru numrar sepse servet jane kafshe dhe armiqte me te medhenj te shqiptareve.

      Vetem shfarrosja e tyre ose kthimi i tyre ne nje hale te .madhe kurvash sic ishte Pashalleku Beogradit eshte zgjdhje per shqiptaret, jo viktimizimi.

  3. Baliu says:

    Gjyqtarit te Hages shkun e i than, se shpellar Broboniqi vet ka ardhe, mbane avokat more mbane o qek te bardhe. Detin kos o mund ta bani, mund te arrestohet edhe Erdogani, por krimet e “Lulit” more si lane as oqeani.

    1. Johani says:

      Mos Vallé ti Baliu qe shkarravit keshtu je basha ish hartuesi i akuzave kunder uçk-s apo daqiqi,nga shkarravitja jote shifet se ti je nje klysht serbie.

      1. Baliu says:

        Per krim e per “cikrrima” e thrrasin “Lulin” per “deshmi”, por shum nga shokt e tina akoma jan ne qeveri.

  4. Baliu says:

    Thrret Kadrija mor Hashim, eja n`Hage se t`kam pobratim, eja t`mrrizojme ketu o haram o, n`Dyz e n`Hage e n`Guantanamo.

  5. Johani says:

    Per Baliu, Historia e ka deshmuar se kurre nuk Jane gjykuar tradhetaret por vetem atdhetaret,Zoti Veseli, familja e tij dhe shokt e tij kete e Kane provuar me lekuren e tyre,gjate pushtimit serb Veseli ka qene i ndjekur e i gjykuar sa here qe serbia ka ndjere rrezik dhe sa here qe shpiunat e saj i Kane thane se po i rreziojne bashkim vllaznimin e qiftit tuj, prandaj gzimi yt sdo te jet i gjate i dashur spiun i serbise.

    1. Baliu says:

      Niset krimi per gurbet, pershendet vartesit e vet, pershendet o hajnat mbar, e mer malli per Zanzibar o heee.

  6. Miku says:

    Cfare ndryshimi ka Kadriu nga Koci xoxe,po Hashimi nga Miladini, po more lufta UCK, ishte heroike sepse luftonte kunder ushrise e milicise serbe.Por keta vrisnin popull pa gjygj, keta luanin me fatet e njerzeve.N.q.se ishte spiun o tradhetare nxirre para gjykates, jo shko merr e pushkato.Keta nuk ndryshojne nga Emveri e Mehmeti, keta vrane kundershtaret politike dhe jo pushtuesit.Keta te denohen si cuba dhe jo te nderohen si heronj.Shiko ku e lane cuar Kosoven???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje