Propaganda e të majtës dhe pse nuk u ndëshkuan ish-zyrtarët e PD-së?

7 Nëntor 2019, 09:18Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Atentati i fundit që ndodhi me prokurorin e Durrësit dhe ato që kanë ndodhur para tij kanë treguar se Shqipëria ka një strukturë krimi të sofistikuar dhe një rrjet të së keqes, në të cilin ka aktorë të ndryshëm në të gjitha sferat. Nëse është i vërtetë dhe lajmi, që në makinën e tij janë gjetur dokumentet e të ndjerit Konomit dhe të tjera, atëherë thjesht konfirmohet ajo që dihet nga të gjithë shqiptarët dhe i ka bërë që t’i drejtohen Rinasit: Humbja pakthim e shpresës. Bota e krimit është e lidhur më së miri dhe ata janë një sistem ndaj të cilit duhet i gjithë shteti dhe sërish lufta është e vështirë.

Shqipëria vuan nga një humbje totale shprese pasi nuk ka punë, jeta është me kosto tejet të lartë, e pasigurtë, e nëse një qytetar i thjeshtë mezi arrin pas shumë peripecish të legalizojë diçka, “të fortët” kanë disa shtëpi, dokumentet e të cilave bëhen menjëherë; ekonomia jonë i shpërndan të ardhurat e saj në pak duar; kurse politikanët vetëm sa pasurohen pa u trembur për burimet që deklarojnë apo jo.

Ka shumë optimistë që mendojnë se SPAK-u dhe organet e reja të Drejtësisë do të bëjnë kthesën e madhe, por duket se kanceri i pandëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e larta të politikës dhe të qeverisjeve është i pamundur të shkulet me një terapi të zakonshme. Ai është ngulur thellë dhe madje deri në nënvetëdije.

Kushdo i mban mënd ditët, javët dhe muajt e parë të ardhjes së të Majtës, gati gjashtë vjet më parë. Aq të qarta ishin objektivat dhe shpallja se krimi do merrte goditje sa nuk do dinte ku të shkonte, saqë njerëzit prisnin me radhë të shikonin ish-zyrtarët e Ekzekutivit të PD-së që t’i bënin shoqëri njëri-tjetrit në burg. Por, ish-ministri i kohës së Fajdeve Bode, që u riciklua sërish nga Berisha jo vetëm nuk u akuzua por pak vite më parë ishte në strukturat e Bankës Kombëtare; u akuzua Ministri i Arsimit, por më pas doli i pafajshëm; ai i Brendshëm, por të gjithë ishin të …pastër. “Epo ne nuk jemi gjyqësori, do thoshte e thotë me të drejtë kryeministri, paçka se kur i intereson flet edhe në emër të Drejtësisë.

Vetëm pak kohë kaloi në Demokraci për t’u kuptuar se politika më shumë sesa fjalët shërbente si tendë, ku gjetën vend lloj-lloj sorollopi i krimit të vendit. Fati i dekriminalizimit bëri që shumë prej tyre syresh të iknin, por PD ashtu si PS, të dyja sot, kurrë nuk e pranuan atë se ato vetë kontribuuan. Ndaj, ndodh që sot propaganda e të Majtës gjithçka e lidh me PD-në, kur kjo e fundit me Turin e Ri të pak ditëve më parë mëton të rrëfejë se ajo krimi lulëzoi vetëm në kohën e PS-së. Po ku vajtën të akuzuarit e PD-së? Ku janë të akuzuarit e mëdhenj të PS-së?! Në fakt, nuk pastrohesh dhe nuk je më i mirë kur je në Opozitë!? Këtë nuk kemi dëgjuar sot nga PD-ja dhe Mea Culpa e saj, ashtu si me të gjitha gjasat nuk do e dëgjojmë më nga ana e PS-së, nëse do të humbë zgjedhjet e ardhshme.

Shqipëria do e ketë të vështirë pastrimin nga krimi pasi tani ky ka marrë qytetari të plotë dhe është sofistikuar në atë drejtim, saqë e përligj dhe me renomenë ndërkombëtare, por edhe me pozitën e respektuar që mban te Bota e Zezë ndërkombëtare e krimit. Dhe, politika shqiptare i ka shërbyer në këmbim të përfitimit por edhe të mbajtjes së kësaj statuskuoje. Mbi të gjitha, partitë kanë një pakt të pafolur, që nëse je në Opozitë pret kinse-rrufetë e Pozitës, por përgatitesh për kohën tënde për të bërë të njëjtën gjë: Duke gjuajtur me fjalë.

Kjo të vjen ndërmend kur kujton dhe pret se ku janë fjalët e sotme të së Majtës për krimin dhe përballjen e suksesshme me të dhe pse nuk u futën kurrë në burg, njerëzit e akuzuar rëndë të PD-së. Me sa duket kjo do të vazhdojë gjatë derisa Reforma në Drejtësi do të funksionojë deridiku. Por deri atëherë dhe për çdo ditë, javë dhe muaj, shqiptarët do e lenë Shqipërinë me të njëjtin ritëm.

14 komente në “Propaganda e të majtës dhe pse nuk u ndëshkuan ish-zyrtarët e PD-së?”

  1. mik says:

    Artikull kot. Edhe femijt 10 vjecar i dine keto gjera qe jan shkrujt ne artikull.
    Na kena nevoje per zgjidhjen e problemit e jo per konstatim. Ajo dihet tashma.

  2. Minimalisht duhet thene se dy armiqte me te medhenj te financave Bodja (PD) ne cilesine e ministrit te financave qe shkaterroi ekonomine dhe ish drejtore e AZHBR Suela Popa (LSI) qe shkateroi per 4 vjet financimet ne bujqesi, katapultohen nga Rama ne Banken e Shtetit, qe edhe ketu po keta dy grykemedhenj dhe te paafte te ndikojne edhe ne shkaterimin e Bankes se Shqiperise. Kjo eshte fara me e keqe e bashkepinimit PS,PD,LSI qe punojne dhe gllaberojne pasurine kombetare. Ne shqiperi ka nje bashkepunim te rezikshem te PD-PS-LSI.

  3. Endri says:

    Rama eshte mafja, vellai I tije eshte sekseri. Te gjithe ndajne cti pelqeje. MINISTRA DHE OLIGARKE I SHIKON NEPER FESTA PRIVATE DUKE TYMOSUR PURO KUBANEZE E DUKE FOLUR PER NDARE PASURIT E SHQIPERISE.
    OPOZITA ESHTE ME KEQ AKOMA, NJE KRYETARE QE JETON NE LUKS PA MBUSHUR TE 50-tat.

    AS AMERIKA NUK KA CFAR TI BEJ KETYRE JO ME SPAK, PRANDAJ 2 RRUGE KA O REVOLUCION E SHPORRJE TE RAMES – METES – BASHES OSE LARGOHUNI NGA AI VEND KU UDHEHIQET NGA NJE INJORANT SI RAMA E KOMPANI.

    ZOTI I MALLKOFTE NDER BREZA DHE VDEKJA E TYRE QOFTE PUBLIKE.

  4. LULJA says:

    UNE DO TA PERMBLIDHJA SHRIMIN TUAJ ME NJE FRAZETE VETEME
    PSE NUK ESHTE ARRESTUAR E DENUAR KRIMINELI BERRISHA.
    PSE NUK ESHTE ARRESTUAR E DENUAR BASHA PER 4 VRASJET.
    PER NUK ESHTE ARRESTUAR E DENUAR MÉTA PER VJEDHJE E THESARIT TE SHTETIT .

    1. dEGA says:

      Pytjet e juja Lule jane me shume vend.

      Pergjigja eshte se kta te Tre nuk arrestohen pa Lejen

      e Padroneve te tyre EuroAtllantik .

      Si i thane ne 97-en Qeverrise Tranzitore Fino
      [ Amerikaet/ Gjermanet/Francezet /Italianet ]

      nqs arrestoni Kryekriminelin salih berisha , sdo keni me perkrahjen e Perendimit !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Pra Perendimi e do Shqiperie me kriminelet ,tradhetaret ,atishqiptaret
      ne kte vend ,
      prandaj dhe ky kaos politike dhe institucional ne Shqiperi .

      Kjo sdo noj sqarim tjeteer me e kuptu cdo njeri.

      Pra Shqiperia eshte ne nji Gracke .
      Cfar i mbetet shqiptarit ne nji situate te tille pabesie ,kurthi ,komploti si popull ee Shtet
      nga Politika e te Fortit ?
      Thjeshte te zhduki Aktoret TRESHEN E DJALLIT NE SHQIPERI !
      Perndyrshe skandalet do thellohen .
      Bota nuk te le te besh Shtet dhe Pik .
      Cfar do te te bej me ?
      industrine ta cfarrrosi brenda nate ga siperfaqa e shqiperise ,
      ushtrine ta zhduku ,ti lufton sot me sopata si nji neadertaler ne raste Lufte ,
      ekoomine ta shkaterroj ,
      ti sprodhon asgje ,
      vetem kriminela politike e kta prodhojne kriminela rruge ,
      pra te berit sehir si popull ,
      do te thote vdis ngadale o (……….!……….)

  5. Lee lee says:

    Shiko oligarket Ben. Ish fatorino Ish capter Ish shites ambulant Ish shofer Ish fara luledielli Ish birra Kruna Ish Ish Ish….. TI me thua krimi. Ka me tmerr sesa kjo qe kane bere keta te politikes. Zhduken shteti in ndryshuan nje shoqeri. Ish karrocier Ish tutor femrash Ish xhepista… bisnesmen te nderuar.. TI me thua krimi.Pse se lufton shteti.. Ca shteti.. Eshte e kunderta . Njerez qe dhe miliona te kene cdo njeri I percmon I neverit prandaj ikin dhe as koken sduan te kthejne mbrapa.

  6. Besimi says:

    Ky eshte prototipi i gazetarit qe as te q. e as te leshon,nje lloj gazetaruci qe i trajton problemet vetem perciptasi.Po pse mor gazetaruc nuk i nxjerr koken,qe eshte sistemi i drejtesise i Berishes e Metes qe ka funksionuardhe funksionon akoma, shkaku qe keta e plot te tjere si keta nuk kane perfunduar ne burg,me gjithe padite qe jane bere per ta.Shiko cfare ndodh mor kokra e gazetarucit, prokurori kapet mat ne krye te puneve te pista, gjyqtarja e perfshire ne aferat me te ndyra ne Durres jep doreheqjen ne prag te vetingut, gjyqtari tjeter i sternjohur per vendimet e pista te tij jep doreheqjen ne apelin e Tiranes etj etj. Por fatkeqesia e ketij vendi eshte se pushteti i gazetarise ka rene ne duart e Fevziut, Zheit, Bejtes e plot te tjerve gazetaruce si puna jote.

  7. e pabesuhme cfar na degjojn veshet heeeej .
    megjithese fytyra e kafshesh tregon qarte tiparet e Kaibalit te Shpelles ej !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    O SALEH O KANIBAL DREJTESIN JO DOT S’E NDAL

  8. ceni says:

    Vetem se sa i bejne shantazh njeri thetrit.

  9. eh, ç'tu theme says:

    Ore Ben Andoni, perse ju qe nga ti nuk ikni emigrante, por flisni se po ikin te tjeret?! Mos valle ju qe rrini aty , i keni te siguruara gjerat te gjitha dhe u digjet barku per ata qe ikin?! Te me falesh qe tu drejtova ty me sinqeritetin qe do me mirekuptosh duke patur parasysh qetesine me te cilat i merr gjerat. Pastaj duhet te gjendet dhe zgjidhja nga njerzit e mençur e te pergjegjshem te atij vendi, nuk eshte nevoja si ulurijne gazetaret (pika!) se u dhimbset e behet hataja. Ja une ka nje mendim; ne qoftese se sistemi demokratik nuk funksionon, ateher demokracia nuk ka ardhur dhe duhet te vije si gjithe bota. Po si do vije? Njerezit e mençur, jo ata qe ulurijne se po u çahet barku, duhet te udheheqin popullin ne permbysje te gjitheçkaje. Sa te lehte e pati Sali Berisha “te permbys” nje sistem qe te priste koken dhe nuk dalka nje shqiptar ta marre ne balle per Shqiperine! Mos valle nenat nuk kane bere me djem apo vajza tani por te gjithe jane pa adrese atesie?! Atehere shikoni ligjin se po shkaterroni kombin, ju, dmth ata qe bejne ligje, ata qe flasin dhe koha e shkuar ka treguar se kane vrare, shitur, vjedhur Shqiperine, po te jete nevoja edhe te vriten sipas ligjeve. Te gjithe flasin deri ne urrejtje e asnje nuk i del zot. Na u veshtiren politikanet, televizionet qe na jane bere si fantazma, gazetaret qe qenkan pjesa me e keqe sot ne kete sistem. Mbani mend se ç’i tha Jelcini KLintonit? Keta, gazetaret, prishen boten, ndersa ju dhe demokracia i shikon si pusht-et te kater! Kisha akoma , por ketu mund te te ngrene nervat edhe ndonje injorante. Te Faleminderit ne qoftese e lexon dhe mirekupton mua emigrantin qe sot nuk i kam mundesite per te kontribuar…

  10. katarakti says:

    E keqja ka hyre kaq thelle ne vend qe ne kohen e Sali kriminelit. Nga ai e kemi sot kete sistem padrejtesie qe ekziston. Me prokurore dhe gjykates te zvetenuar, te korruptuar deri ne palce, te shitur dhe te blere me mijera here. Po nuk u ribe sistemi i drejtesise, nuk behet shteti. Nuk do te kete kurre drejtesi. Sidoqofte une kam prap pak besim se ndofta nje dite “peshqit e medhenj” do dalin para drejtesise. Dhe te mos harrojme se ne Shqiperi po praktikohet kapitalizmi i eger, ai i vjedhjes, korrupsionit, grabitjeve etj etj. Njelloj si ne vendet e korruptuara afrikane. Dhe te mos harrojme po ashtu se si popull kemi shume faje dhe te meta. Nuk respektojme ligjin, pronen publike, njeri tjetrin. Duam te pasurohemi sa me shpejt. Dhe jo me djersen e ballit, por me pislliqe. Vese qe jane perhapur ne çdo qelize te shoqerise. Jo vetem politikanet, por edhe vete populli nuk eshte i pafajshem ne kete katrahure. Prandaj duhet kohe dhe durim. Rama ka shume te meta dhe gabime. Megjithate mbetet me i miri i klases se sotme politike. Qe e ka shkaterruar kete vend me themel. Sa qe do 100 vjet ta marri veten.

  11. Dymi says:

    O Benush, po ti ç’pret akoma. Pse nuk po ikën?!?!

  12. Dymi says:

    O Benush, po ti ç’pret akoma. Pse nuk po ikën?!?! Apo këto që thua këtu i ke për konsum.

  13. arti says:

    Jo zoteri nese i fute te dyja bashke nuk ben gje tjeter vetem ndihmon mafiozat.E merni me merite medaljen KAZAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje