Rama: Akademia e Sigurisë, institucion elitar që përgatit policinë e gjeneratës tjetër

7 Nëntor 2019, 19:12Politika TEMA

“Një institucion elitar që përgatit policinë e gjeneratës tjetër”. Kështu e quan Kryeministri Rama, Akademinë e Sigurisë, ku sapo kanë nisur vitin e ri mësimor 500 të rinj dhe të reja që do të jenë pjesë e trupës së policisë së shtetit, teksa publikon një video me pamje nga trajnimi dhe kurset që mundësohen në këtë akademi.

Mes të rinjve që studiojnë janë edhe ata që kanë zgjedhur Fakultetin e Hetimit në Akademinë e Sigurisë, që sipas Kryeministrit do të shtojnë kapacitetet e strukturave të hetimit dhe do të rrisin forcën goditëse ndaj krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Në ERTV u publikua një intervistë e zëvendësministrit të brendshëm Julian Hodaj, nga mjediset e kësaj Akademie, ku shpjegoi risitë lidhur me cilësinë në programet e studimit për oficerët e rinj.

“Akademia ka funksionuar si shkollë e policisë nga viti 2005 dhe për fat të keq, për një perudhë gati 10 vjeçare u shndërrua vetëm në qendër trajnimi, ofronte vetëm kurse të trajnimit bazë, por jo nivelin bachelor dhe master të domosdoshme për karrierën në trupën e policisë.

Nga viti 2015 është rikthyer si Akademi e Sigurisë, e cila rekruton çdo vit të rinj dhe të reja, e vetëm këtë vit numri i studentëve është 500 që do jenë pjesë e policisë së shtetit dhe 30 të tjerë që fillojnë kursin për të marrë gradën Nënkomisar. Po ta llogarisim në këto 4-5 vite që po funksionon Akademia, rreth 35 % e inspektorëve vijnë nga kjo akademi, pra janë prurje të reja. Janë 35 % e një trupe prej 7300, 7500 njerëzish të nivelit bazë”, tha Hodaj.

Një tjetër risi e kësaj Akademie janë programet e reja të studimit për studentët, cilësia e të cilave garantohet nga një marrëveshje me Kolegjin Policor të Bashkimit Europian dhe duke u bërë pjesë e rrjetit Akademik të FRONTEX-it.

“Nga 4,5 programe që ofronte Akademia në vitin 2005, prej vitit 2015 e sot që flasim kemi plot 64 programe të ofruara që mbulojnë gjithë fushat, jo vetëm ato që mbulojnë policinë e shtetit, por edhe ato që i shërbejnë institucioneve të tjera të sigurisë, si programet për gardën e shtetit, programe për policinë bashkiake, programe për zjarrfikësit, apo policitë private. Gjithashtu sapo kemi konkluduar një program Twinning me Bashkimin Europian, një program trevjeçar, ku ekspertë europianë, të akademive të ngjashme, do vijnë dhe do ndihmojnë në këtë akademi”, theksoi Hodaj.

Rreth 400 studentë janë diplomuar disa javë më parë nga kjo Akademi, për të shërbyer në trupat e patrullës së përgjithshme dhe në gradën më të lartë nënkomisar, ndërkohë që 500 të tjerë kanë nisur vitin e ri të studimeve.

2 komente në “Rama: Akademia e Sigurisë, institucion elitar që përgatit policinë e gjeneratës tjetër”

  1. Denis says:

    Po çfare Shkolle
    Ylli Vasili apo ai fiera ku qe pergatit policine privateka mare 3000€-5000€ vetem per testin fizik
    Po deshe ju jap Emra konkret

  2. Zagora says:

    Per cfare policie te gjenerates tjeter derdellit ky megalloman delirant!
    Ule more hunden,se mbete duke bere reklame groteske kur KRIMI I ORGANIZUAR ka pushtuar vendin?
    Ti mendoke per gjeneraten e neserme,sepse kete gjeneraten e sotme ia ke lene MAFIES?
    Kaq pa tru je sa nuk di cfare derdellit,sepse ne koke ke vetem fjale te medha te tipit PORDHE me RIGON!
    Krimin e ke te ulur kembekryq kudo,ndersa ti e shikon realitetin njelloj si DON KISHOTI I MANCES!
    Kriminelet te duken si mullinjte e eres!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje