Shqipëria, ambasadorët dhe rreziku fals nga Huawei kinez

Nga Zef Mazi

Asnjehere me shume se sa vitet e fundit vendi yne eshte bere si top futbolli prej lecke. Kjo vjen nga futja e tmerrshme e hundëve në të gjitha qelizat nga ana e disa vendeve të mëdha, veçanërisht e ndonjerit prej tyre. Edhe ajo pikëz autonomie që mund te mendohej se i kishte mbetur vendit tonë, po preket e po dhunohet, permes ndonjë të ngarkuari me pune apo nje sekretari te parë të ambasades, duke i luajtur gishtin tregues shqiptarëve dhe t’u thuhet “bëj keshtu, bëj ashtu, mos bëj keshtu” etj.

Jam i ndërgjegjshëm se disa “kritizere” te zellshëm, apo puthadorë të pahijshëm të ambasadave, do të nguten të më etiketojnë keshtu apo ashtu, se si mund të guxohet te flitet keshtu ndaj partnereve tane strategjike qe kane bërë këtë apo ate për ne, e ku di une, të tilla gjera. Nuk ka rëndësi, thoshte dikush, nese une e njoh ose jo ministrin e arsimit per t’i kërkuar një bursë studimi, rëndësi ka si me njeh ai mua, për të ma dhene ose jo bursen! Edhe ne kemi bere shumë për ta, përfshirë duke i vene ne dispozicion gjithe territorin, si partnere, për çka edhe na duan aq shume.

T’i thuhet nje vendi te vogel si i yni se nuk duhet te zhvillojë teknologjinë 4G apo 5G, sepse është rreziku kinez apo rus, më duket një marrëzi totale. Ajo fsheh vetëm interesat e atij apo ketij vendi që thotë kështu, si dhe konfrontimet midis tij dhe firmave te tij dhe Kines dhe firmave kineze. Huawei, per shembull, nuk ka spiunuar ose nuk do të spiunojë më shumë se ç’spiunon Ipad-i ose Iphon-i. Të gjithë bëjnë të njëjtën punë, bejne të njëjtat gjera, perfshire spiunimet. Për këtë nuk duhet te kihet asnje pike dyshimi. Ka dalë prej kohesh, përfshirë në media, që kjo gje behet si dhe nga cilët firma e institucione behen.

Kina ka zhvillim aq dinamik ne te gjitha sferat sa nuk eshte aspak vështirë të shihet qarte se, ndërsa sot është fuqia e dyte me e madhe industriale botërore, brenda një 10 vjeçari tjeter, ajo do te jete numri nje, me rritjet qe ka sot, pa i ngadalesuar ato, sipas ekonomisteve me ne ze ne bote. Huawei, dihet, eshte konkuruesi me i madh i i-phone-it, i-pad-it, etj. Ai po i merr me rradhë tregjet në zona të ndryshme gjeografike te globit. Ai ofron te njejtat sherbime, me cilesi me te larte se konkuruesit e tij, dhe me çmime më të uleta. Kete thone specialistet. Kjo humbje e terrenit gradualisht, e te tjera, shqetesojne se tepermi perendimin apo disa shtete kryesore te perendimit. Te tjerat jane retorikle dhe justifikime te shëmtuara per supremaci e dominim ne tregjet ekonomike.

A i thane lojtaret kryesore perendimore, per shembull, Luksemburgut, se cfare duhet te bente ose te mos bente kur kinezet blene aksionet e njeres prej bankave me te medha te Luksemburgut? Apo kur kane blere dhe krijuar kete apo ate zone te lire tregetare ketu dhe aty, pa permendur emra te tjere? A u degjua te thuhej mos e bej kete apo ate gje? Po Greqise a iu tha “mos” kur kinezet ishin ne bisedime dhe me pas blene Portin e Pireut? A iu tha gje anglezeve, deri në “mos”, kur ata filluan bisedimet me kinezet per ndertimin e nje reaktori tjeter berthamor? Ndoshta iu eshte thene, ndersa media ka heshtur, ose ka bere sikur nuk e ka ditur.

Vendi yne, sot e 30 vjet te shkuara, i ka hyre rruges te ekonomise te tregut. E tille eshte ekonomia jone. Kemi mesuar nga perendimoret se oferta dhe kerkesa percaktohen nga tregu, ose tregu luan rolin kryesor ne percaktim. Shteti, permes levave te tij, luan rolin e rregullatorit, dhe nuk shet disa sherbime kyce te rendesise strategjike. Çdo individ, firme apo vend, keshtu na eshte mesuar nga partneret tane perendimore, blen ate qe eshte me e leverdisshme nga e gjithe paketa qe ofrohet. Shume shpesh vetem cmimi me i lire, kundrejt sherbimeve po ashtu te plota dhe me te lira, ndikon apo percakton marrjen e vendimeve. Kete, ne shqiptaret, e perseris, e kemi mesuar nga vendet perendimore, nga partneret tane. Nga regjimi komunist nuk mund te mesonim gje me hollesi te kesaj natyre, pervec parimeve dhe nepermjet librave.

Te jesh mik e partner i afert me dike, perfshire i madh ose shume i madh, dhe te behesh armik me dike tjeter, perfshire shume i madh, do te thote qe te mos ta kesh te mprehur mire majen e lapsit. Shtetet e vegjel nuk mund dhe nuk duhet te bien pre e perplasjeve te te medhejve. Te vegjelit, sa me shume “sandëitch” te zihen ne mes te kacafytjeve te te medhejve, aq me te veshtire do te jete ose mund te jete per ta e ardhmja. Te medhejte sot kacafyten, neser behen perseri miq, sepse te tilla I kane ngerthimet ndermjet tyre. Duhet qe te evitohet, pra, me cdo kusht kapja “sandëitch” ndermjet te medhejve. Ajo sjell pasoja sot dhe neser per nje vend te vogel.

Te mëdhenjte nuk i harrojnë lehtë bëmat dhe budallëqet e të voglit. Ata nuk harrojne por veprojne edhe pasi t’i kenë përmiresuar dhe rregulluar marredheniet ndermjet tyre. I vogli eshte ai qe e peson. Kjo nuk do te thote aspak qe ne te ndryshojme drejtimin dhe qasjet tona strategjike, aspak. Ato jane percaktuar tashme prej dekadash. Por t’i thuash jo ketij apo atij vendi te madh, ofertave dhe sherbimeve qe vijnë prej tyre, thjeshtë se vijne prej tyre, se jane kineze, etj., kur ben absolutisht sens te mos veprosh keshtu, do te thote qe te jesh teper naiv, miop, i paorientuar dhe i frikesuar ne palce.

Mjafton te shkosh ne te gjithe qytetet kryesore perendimore, apo te hulumtosh lehte dhe shkurt, se çfare po ben, çfare prezence ka, çfare fabrikash ka ngritur apo cfare ka blere Kina ne keto qytete apo vende, do ta kuptosh qarte se sa u tha me lart eshte krejtesisht e vertete. Kina dhe fuqia e saj ekonomike, etj., do te jene te pandaleshme ne kete shekull, pavaresisht deshires, synimeve apo presioneve qe vijne nga kjo apo ajo ambasade. I tille eshte dimensioni, zhillimi dhe potenciali i saj.

Ne Kine ka ende funksionare te larte, qe jane edhe pak te moshuar, te cilet ende mbajne mend mire marredheniet miqesore apo vellazerore, si i thonim ne atehere, qe Shqiperia ka patur me Kinen per afro tre dekada. Kinezet mbajne mend mire, sepse ata shenojne çdo gje (kulturë mijera vjeçare), se çfare ka bere per ta Shqiperia e vogel per te fituar votat e duhura qe Kina te futej ne OKB dhe ne Keshillin e Sigurimit, duke nxjerre jashte Tajvanin, perfshire edhe duke lundruar ne ujrat nderkombetare me flamurin shqiptar deri atehere.

Sa jane ende gjalle keta udheheqes ne Kine është mirë që strategjikisht të bashkepunohet ngushte ekonomikisht edhe me Kinen. Nuk ka perse jo! Nuk ka perse te mendohet qe kjo e keqe apo ajo e keqe do të na vijë nga Kina. Ka pak rendesi se jemi ne kete apo ate organizate sigurie. Mund te thuhet se tani mund te jemi, apo te dukemi, mjaft te vonuar ne krahasim me çfare është bërë dhe vazhdon te behet ne mjaft vende perendimore, përfshire edhe ne ato me kryesoret. Përsëri ka kohë.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Shqipëria, ambasadorët dhe rreziku fals nga Huawei kinez”

  1. Na myten marçelot says:

    Sa per garniture po theksoj qe para 20-30 vitesh. ….70% e tere importit te SH.B.A-ve ishte « Made in Cina » dmth bej sic thème une dhe mos bej siç bej une,,!!! Daj Sami-u njeh vetem ‘jeshilen’ dhe ‘çizmen’.

    1. Rebel says:

      A ka ndonje shtet i fuqishem qe te mos kete interesa tregetare me Kinen?
      ASNJE!
      Me Kine dikur na lidhte tregetia me kromin.
      Sikur te gjitha minierat r kromit ne Shqiperi t’i jepeshin Kines me koncesion duke kushtezuar investimet me cikel te mbyllur me ndertimin e uzinave,hekurudhes,dhenien me koncedion te portit te Shengjinit etj, me siguri qe i gjithe veriu do jetonte ne parajse!
      Ne se shume pjese te bregdetit tone do t’u jepej vendeve nordike,Britanise,Irlandes,Islandes etj si vende me pak diell,jo vetem bregdeti do zhvillohej shume,por do garantohej edhe nje klientele gati 12 mujore,se dimri ketu eshte si vera atje!
      Si mund te lihet Sazani e Divjaka humbetire kur mund te ishin bere perla te Mesdheut duke gjeneruar miliarda dollare?
      Kemi nje shtet te pa afte e te korruptuar dhe nje kryeminister antishqiptar!

      1. pjeter says:

        Ne nuk kemi luksin te veme ne dyshim ate ç’ka kerkon Amerika nga ne.Kina nuk eshte partneri yne strategjik.Interesat Americane ne rajon,perkojne per fat te mire ,me interesat tona kombetare afatgjata.Te vesh ne dyshim kete lloj strategjie,jo vetem qe eshte budallek nga ana jone,por mund te konsiderohet fare mire edhe tradheti kombetare.Disa gabime te vogla dhe te nje pas njeshme,pefbejne né gabimte madh fatal e te pa ndreqshem per ne,po nuk u kushtuam rendersi te veçante rekomandimeve Amerikane.

        1. Tiger says:

          Ne po vdesim per Buke ti na can derrasat.Amerika vetem,po te rrjep dhe ska ber Asnje investim. Ti qenke kok e kembe trap

  2. Lee lee says:

    Zoti Zef nuk e bleu Cosco portin e Pireut. Asnje port nuk shitet ne bote. MoriI me PPP 30% te portit nuk e di per sa vjet. Pas 2 muajsh Google nuk do jete pjese e Huawei. Prandaj Russia po behet gati per sistemin e vet Data. Por si njeri I formuar Profesionalisht dhe I ditur keni shume te drejte qe po u thoni ketyre qypave te Albanistanit qe bota po shkon drejte balances se saj historike shekullore drejte lindjes. Dhe duhet urgjentisht te hypin ne kete tren. Ska me stacione.

  3. katarakti says:

    Nuk jam dakort me autorin. Ne jemi shume te vegjel, shume te dobet, shume te parendesishem per te vepruar me koken tone. Ne nuk jemi Jugosllavia e Titos qe e mbante mire edhe me Lindjen edhe me Perendimin. Sot eshte Serbia qe ka marredhenie shume te mira me Rusine, Kinen dhe Turqine! Me Francen, po ashtu. Nga ana tjeter ne nuk paraqesim asnje interes ekonomik per Kinen. Sa jemi ne te gjithe ajo ka nje qytet te vogel. Shqiperia ka shume nevoje te kete nje aleat. Nje mbrojtes te interesave te saj. Dhe ky mbrojtes deri tani kane qene Shtetet e Bashkuara te Amerikes Do Zoti dhe ata nuk na braktisin. Siç bënê me kurdet. Ndryshe na shkelen te gjithe me kembe. Shqiperia e sotme nuk eshte Shqiperia e Enver Hoxhes. Sot nuk jemi te zote te mbrojme veten dhe prandaj nuk na ka kush ne refene.

    1. #Varijanullen says:

      E kemi provuar me orizin kinez, nuk del gje. Vetem USA 🇺🇸 eshte shteti qe nuk i perdor territoret Shqiptare si kusur dhe monedhe shkembimi. Ne BE nuk na konsiderojne si te barabarte, kinez nuk jemi, sllave jo e jo. Absolutely Partneritet Strategjik me 🇺🇸.

      1. Raimond vlonjati says:

        Po komentin tim pse nuk e keni postuar ?

  4. Albann says:

    Me ne fund nje shkrim i guximshem….Shqiperia humbet duke u sjelle servilisht ndaj perendimit.Nuk e ben as Serbi e as greku.Jo vetem qe nuk ndeshkohen po jane mbeshtetur me shume se Shqiperia….Prandaj populli i thjeshte duhet ti detyroje socialistet te mos mbyllin tregjet e lindjes thjesht per servilizem.
    Shkrim dinjitoz qe ve piken mbi i

  5. Pellazgos says:

    Ne vitin 1913te,amerikanet krijuan kete shtet myslimane te quajture Al- bani me deputete turq dhe governatore si Ismail Beu,Frashellinjte te ardhur nga Stambolli.
    Ate e beren vetem e vetem per te mos qene nje Komb i Madh Ilyro Epirote qe me vone do kerkonte jugun e Italise te cilin nuk mundi ta cliroi Pirrua i Epirit.
    Po ashtu si Epirote do kerkonte te kishte qendren e Tij Kostandinopolin e pushtuar nga Turqia,ashtu sic ishte ne kohen e Kastriotit.
    Amerika nuk njohu Qeverine Demokratike te Theofan Stiliane Mavromatis Nolin e Madh.
    E dini pse?Se nuk donte nje Patriote por servile si Ahmet Zogollin.
    Perca e sundo.

  6. Tiger says:

    Amerika eshte mallkimi i ketij vendi dhe vetem Enver Hoxha qe i zgjuar dhe i pavarur

  7. Tiger says:

    Amerika eshte mallkimi i ketij vendi dhe vetem Enver Hoxha qe i zgjuar dhe i pavarPerendimi do qe ti Zhduk Shqiptaret me varferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *