“Tifozët kanë gjithmonë të drejtë”, legjenda angleze këshillon Xhakën

Legjenda e Manchester United dhe e kombëtares së “Tre Luanëve”, Gary Neville pranon se futbollistët modernë “perceptohen ndryshe” ndaj paraardhësit e tyre, por thotë se Granit Xhaka duhet të jetë i gatshëm t’i pranojë kritikat e tifozëve.

Arsenali e zhgradoi mesfushorin shqiptar si kapiten, pas reagimit të tij plot zemërim ndaj tifozëve, gjatë ndeshjes së fundit të Premier League kundër Crystal Palace.

Xhaka tha se kishte arritur “pikën e vlimit”, pasi kishte marrë komente abuzive e kërcënuese në rrjetet sociale, pre e të cilave kishin rënë edhe gruaja e vajza e vogël. Ish-përfaqësuesi i Anglisë kishte insistuar se në Premier League duhet të kesh “lëkurë të trashë” për t’i përballuar edhe kësi situatash, me të cilat përballesh çdo javë.

“Të gjithë sprovohen në dashuri dhe në luftë (beteja), – tha Neville për “Omnisport”. – Në ndeshjet kundër Liverpool-it, tifozët kundërshtarë më shanin tërë kohës në kor nga nëna. Unë nuk isha i lumtur, por kjo nuk më shqetësonte deri në shpërthim. 

Nuk të pëlqente, por duhet ta pranoje si pjesë të lojës. Shikoni se çfarë ka ndodhur ndaj lojtarëve me ngjyrë, ne duhet ta ndalojmë racizmin. Ajo që bënë tifozët bullgarë ndaj Anglisë ishte e papranueshme.

Futbolli duhet të jetë pararojë e ndryshimeve, por stadiumet kanë nevojë të jenë vende më të sigurta për të shkuar e parë një ndeshje me gjithë familjen.

Premier League dhuron emocione çdo ndeshje. Ne kemi aktualisht futbollin më të mirë në Europë, ndaj nuk duhet ta njollosim me episode të veçanta.

Futbollistët perceptohen ndryshe tani. Trajtimi i Xhakës nga tifozët e Arsenalit nuk ishte për shkak të rritjes së çmimeve të biletave. Kjo ka ndodhur gjithmonë.

Askush nuk mund t’i injorojë tifozët, aq më tepër në Angli. Gjithkush, nga drejtuesit e klubeve deri te futbollisti më i thjeshtë, duhet të jetë gati t’i pranojë kritikat e tyre. Në futboll thuhet se tifozët kanë gjithmonë të drejtë. Ky sport luhet për ata”.  

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *