UEFA: Po monitorojmë "Arenën Kombëtare"

7 Nëntor 2019, 20:18Sport TEMA

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e programuar për t’u zhvilluar në datën 17 nëntor nuk e ka ende një stadium të përcaktuar nga UEFA.

Ekskluzivisht për Euronews Albania, UEFA në përgjigjen e dhënë konfirmon se nuk është caktuar stadiumi ku do të luhet kjo përballje.

“UEFA po e monitoron nga afër punën në stadium, e cila është në fazën e saj finale. Miratimi përfundimtar do të vijë në momentin e duhur”.

UEFA lë të hapur mundësinë e licencimit të Arenës Kombëtare, por nga ana tjetër ekziston rreziku që kjo përballje mund të mos luhet në stadiumin e ri, për sa kohë nuk është marrë licenca.

Pak ditë më pare, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit theksoi se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e fundit kualifikuese të kampionatit evropian.

1 komente në “UEFA: Po monitorojmë “Arenën Kombëtare””

  1. Kiri says:

    Stadium pa tribune pare te harxhuara kot ishte me mire me pyt tifozet se si ta benin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje