Nga Edmond Arizaj
Ngjarja e Durresit, evokoi edhe njehere, me nje vertetesi te frikshme fjalen e shqiptareve te thjeshte: Peri keputet aty ku eshte me i holle.
E ku me i holle se Andi Maloku do te ishte peri i ngjarjes se pak diteve me pare.
Natyrshem, ne te dhenat e shumta per prokurore te mpleksur me krimin, kriminele bashkepunues me shtetin, toka te grabitura, te shitura e rishitura, politike qe flet sipas qejfit te koqeve te saj, kush do te kujtohej per Andi Malokun, shoferin qe mori plumbat qe kush e di per ke ishin nisur.
Kam ate keqardhjen e thelle, si per cdo djale te ri te ndare dhunshem nga jeta.
Kam tronditjen per vdekjen e dikujt qe e njihja.
Ashtu si kam deshperimin e ankthshem se jeta mund te te ike krejt kot ne nje vend ku krimi dhe shteti prej vitesh puthen dhe bejne seks çdo darke e grinden e qellohen çdo mengjes.
Edhe Andi ne kete mishmash te pamundesise per te mbijetuar, si shume te rinj qe provuan çdo pune jashte e brenda vendit, zuri nje vend shofer (ndoshta me mik) me mendimin “mbase del ndonje gje me shume se rroga”.
Ajo qe doli ishte vdekja, dhe pyetja e madhe qe mbeti pas: Pse?!
Ik Ando, jo i qete sigurisht, por fatkeqesisht kaq ishte fati yt.
Te shpresojme se nuk do te mbetesh si shume vetem statistike e nje ngjarjeje me shenjester te gabuar.
Sijur ti te kishe çuar neper mend ate shprehjen e shqiptareve te thjeshte, “kush fle.me qenin gdhihet me pleshra” nuk do ta kishe shkruar kete artikull. Krimi i organizuar shqiptar nuk do kishte arritur keto nivele pa kontributin e çirakeve si Andi.
“Kush fle me pula,gdhihet me pleshta”
Shoferi, gjithmone ka qene ‘zevendes I drjtorit” .
Rastini Andi Malokut,na kujton identik me rastin e shoferit te kryeprokurorit Dhori Sollaku, ku shoferi i tije u ekzekutua ne syte e familjes te Dhori Sollakut.