“Basha s’mund të gjykohet vetëm si fallsifikator”, Balla: Gjykata duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK

8 Nëntor 2019, 16:31Kronika TEMA

Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pasi Prokuroria mori të pandehur Lulzim Bashën vetëm për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprave penale, duke pushuar akuzën për pastrim parash.

Në një shënim në twitter Balla bën me dije se Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator, pasi sipas tij Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë dollarë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron.

Më tej Balla shprehet se Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim.

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator.

Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë ? & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron.

Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?

Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda.

Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK.”- shkruan Balla. (TemA)

1 komente në ““Basha s’mund të gjykohet vetëm si fallsifikator”, Balla: Gjykata duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”

  1. asji sduhet ti shpetoje denimit
    nga kta bij putanash atishqiptare !

    ne G I J O T I N E -GJITHE KRIMIELET E TRADHETARET E KOMBIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje