Blerja e raketave ruse, SHBA sanksione ndaj Serbisë!

“Armatosja deri në dhëmbë” me raketa ruse duket se mund t’i kushtojë Serbisë shumë shtrenjtë.

Pas paralajmërimit të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin, Mattheë Palmer, Perëndimor, se Beogradi mund t’i nënshtrohet sanksioneve nëse blen armë ruse, Departamenti Amerikan i Shtetit duket se ka vendosur të marrë të tjera masa.

Pas injorimit të këtyre paralajmërimeve nga qeveria serbe, zyrtari amerikan Thomas Zarzecki, i cili kryeson Task Forcën e sanksioneve në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të mbërrijë në Beograd të premten, ku pritet të paralajmërojë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

Mediat serbe shkruajnë se si ëshë përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve që lidhen me armatimet ruse dhe atyre që bashkëpunojnë me Moskën në sektorin e sigurisë.

“Vizita e Zarzecki ishte planifikuar menjëherë pasi u njoftua Serbia kishte blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore ‘Pantsir’, por u zëvëndësua me vizitën e Palmer”, shkruan sot media serbe “B92”. Task Forca për të cilën ai është përgjegjës parashikon mekanizma penalizues për çdo individ, firmë ose shteti, i cili zbulohet se ka bashkëpunuar qëllimisht me sektorin ushtarak dhe atë të inteligjencës ruse.

Kjo task force rendit gjithashtu kompanitë e industrisë së mbrojtjes ruse me të cilat është e ndaluar të bashkëpunojnë partnerët e SHBA-së. Serbia duket se mund të goditet me sanksione pasi ka bashkëpunuar dhe ka blerë pajisje ushtarake nga kompanitë “e ndaluara” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Lista e zezë” e SHBA-së përfshin gjithashtu edhe kompaninë që prodhon helikopterët Mi-17 dhe Mi-35 , të porositura tashmë nga Serbia. Javën e kaluar, Palmer “kërcënoi” Serbinë me sanksione nëse blen armë ruse.

“Shpresojmë që partnerët tanë serbë të jenë të kujdesshëm në lidhje me transaksionet e këtij lloji,” tha Palmer në një intervistë për televizionin maqedonas “Alsat M”.

Edhe pse Beogradi është akuzuar nga fqinjët si Bosnja dhe Kosova për nxitjen e një gare të re armësh në rajon, qeveria serbe ka injoruar të gjitha kritikat, duke u pajisur me raketa ruse.

Pavarësisht paralajmërimeve amerikane, Rusia ka njoftuar se do të dorëzojë sistemimin e sofistikuar të raketave të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër në Serbi. Agjensia e lajmeve shtetërore ruse TASS raportoi më 6 nëntor se sistemi “Pantsir-S” do t’i dorëzohet Serbisë “brenda disa muajve të ardhshëm në përputhje me kontratën e nënshkruar”.

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaronte me mburrje muajin e kaluar se asnjë ushtri në rajon nuk mund të krahasohet me atë serbe. Serbia mbajti stërvitje të përbashkëta ushtarake ajrore me Rusinë, në të cilën ishin vendosur sistemet me rreze të gjatë S-400 dhe raketat “Pantsir-S “të prodhuara nga Rusia.

Kjo ishte hera e parë që një batalion S-400 dhe një bateri Pantsir-S ishin shfaqur në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, deklaroi Ministria e Mbrojtjes Ruse.
Vuçiç tha se Serbia po blen armë mbrojtëse nga rusët por se dëshiron të shmangë çdo “konfrontim me Amerikën”, njoftoi AP.

Rusia i ka shitur ndër vite aeroplanë luftarakë helikopterë dhe tanke Serbisë, duke ngritur shqetësime në rajonin.

“Serbia po armatoset vsepse është një vend i lirë i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s me të cilat ne duam të jemi miq,” tha Vuçiç.
Serbia planifikon të dyfishojë me miliarda euro buxhetin ushtarak, duke blerë tanke dhe një sërë pajisjesh të tjera ushtarake. Këto plane bëhen më alarmante në konktekstin e përplasjeve dhe rritjes së tensioneve me Kosovën.

Autoritetet serbe thonë nga ana tjetër se ata duhet të modernizojnë ushtrinë e vendit të tyre, për t’i bërë ballë të gjitha kërcënimeve ushtarake. “Ne po forcojmë në mënyrë dramatike ushtrinë tonë, po marrim hapa gjigant në këtë drejtim”, tha presidenti Vuçiç.

Vitet e fundit Serbia ka shpenzuar qindra miliona euro për blerjen e avionëve ushtarake nga Rusia, dhe ka blerë gjithashtu edhe dhjetëra helikopterë ushtarakë nga Gjermania si dhe një sërë armësh të tjera nga Kina.

10 mjeteve të blinduara ruse kanë mbërritura së fundmi në një bazë ushtarake të ushtrisë serbe në Nish. Automjetet ushtarake ruse, të llojit “BRDM-2” i janë dorëzuar Serbisë, pavarësisht refuzimit të Rumanisë fqinje për të mos i lejuar ato të kalojnë përmes lumit Danub për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. Edhe pse presidenti serb u mundua ta mbante të fshehtë, mediat europaine kanë zbuluar se automjetet e blinduara u transportuan për në Serbi nga aeroplanët rus javën e kaluar, duke përdorur hapësirën ajrore hungareze, pasi Budapesti ishte i vetmi që lejoi transportin e armëve ruse.

Presidenti serb njoftoi se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera.

Marrjen e këtyre automjeteve duket se erdhi si një demonstrim i përpjekjeve të autoriteteve serbe për fuqizimin e aftësive ushtarake të Beogradit.

Vitin e kaluar, agjencia ruse e lajmeve, “Tass” njoftoi se Serbia dhe Rusia kishin rënë dakord për prokurimin e armëve të reja të Serbisë, duke përfshirë helikopterët Mi-17, tanket T-72, automjetet luftarake BMP-2 dhe një sërë pajisjesh të tjera ushtarake. Serbia ka lidhur gjithashtu këtë vit marrëveshje ushtarake edhe me Bjellorusinë. Më 29 janar të vitit 2017, ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç tha se Bjellorusia ishte e gatshme t’i dhuronte Beogradit tetë aeroplanë “MIG 29”, si dhe disa sisteme raketore të dizajnuara nga Rusia. Mediat serbe njoftuan në prill se avionët pritet të mbërrijnë këtë vit.

Zëvendësministri serb i Mbrojtjes, Nenad Miloradoviç njoftoi vitin e kaluar Serbia kishte rënë dakord të blinte armë të sofistikuara dhe teknologji ushtarake nga Kina, “të cilat nuk i ka asnjë vend tjetër në Ballkan”. “Kjo është aftësi që vetëm ushtarakët më të aftë të botës e kanë dhe do ta jetë tanimë në dispozicion të ushtrisë serbe”, shtoi Miloradoviç.

Ekspertët ushtarakë serbë besojnë se përmirësimi ushtarak është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të treguar popullsisë kryesisht pro-ruse se Serbia po thellon lidhjet me aleatin e saj të vjetër, Moskën. SHBA-ja po ashtu ngriti dyshime të forta mbi një qendër humanitare ruse në qytetin jugor të Nishit, duke deklaruar se ajo shërben si bazë spiunazhi. Këtyre shqetësime ju bashkuan edhe disa qeveri perëndimore duke shprehur pakënaqësi të thella ndaj Beogradit zyrtar. Serbia këmbënguli nga ana tjetër se qendra është ndërtuar vetëm për të siguruar ndihma emergjente në rast fatkeqësie natyrore në rajon.

Beogradi shpalli doktrinën e neutralitetit ushtarak në dhjetor të vitit 2007 dhe qeveria aktuale nuk ka sinjalizuar se mund ta ndryshojë këtë politikë zyrtare. Por sipas sondazheve, NATO nuk është aq i mirëpritur në Beograd sa Rusia, për shkak të sulmeve ajrore në vitin 1999, të cilat e detyruan Serbinë të tërhiqej nga Kosova.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Blerja e raketave ruse, SHBA sanksione ndaj Serbisë!”

  1. roza says:

    DERI SA BE I KTHEN KRAHET BALLKANIT SHUME MIRE BEN SERBIA DHE KESHTU DUHET TE BEJ GJITH BALLKANI……
    NE JEMI SHTET PA USHTRI DHE KY ESHTE NJE TURP…
    LIDHUNI ME KINEN DHE MOS MBANI SHPRESE TE NATO SE KJO KA MARE TATEPJETEN VETE….

  2. lesh e li says:

    Perendimi duhet te kuptoje se serbet e kane koken ne rusi. Serbet e kane mendjen te lufta, te tetitoret. Eshte mendesi disa shekullore qe mbeshtetet dhe nga kisha, mendesi qe nuk ndryshon dot ne disa vite.

  3. Ilirida says:

    E çka bëri shqipërija e Sali tradhtarit?E shkatroi
    ushtrinë e vet !!!!????e zhbëri për skrap.

  4. Samba says:

    Rrofte sali Berisha qe e la Shqierine pa ushtri.
    Gjeniu prej Vicidoli

  5. Berti says:

    Habitem kur Serbia kerkon t’i bashkohet Bashkimit Europian, kur nuk don te njohe fqinjet dhe ben gjera kundra paqes dhe bashkimit.Mua me duket skicofreni totale

    1. Kuq e zi says:

      Jo i nderuar berti
      Serbia e njeh shume mire mentalitetin e perendimit, aq me shume ajo i afrohet rusise me shume leshon dore be per ta bere per vete
      Kurse politikanet tane thone qe skemi alternative tjeter pervec be e cila eshte e vertete por c’politikan je ti kur hap letrat pa filluar loja?
      Morali, shqiptaret le te presin sepse ska konkurent te be prandaj le te presin
      Une mendoj qe partneriteti ekonomik te jete me kinen meqe be fle, mos harrojme qe kina ka financuar 40% te gjithe borxhit te be po ashtu dhe amerikes pra ska asgje te keqe qe te kete shtrirje dhe te ne
      Ndersa fusha e mbrojtjes me shba qe eshte i vetmi shtet qe hyri ne lufte per shqiptaret

  6. Jo per gje... says:

    Ti jap amerika ca miliarda me shume mbase zbutet serbia, kurse Franca si gjithmone ti japi bythen serbise mbase I zbutet.

  7. rexha 10 says:

    TANI FILLON LOJEN E VETE BIRISHA ,KURE THOTE GJINI . MEQE EUROPA E THA TROCE ,BERISHA MUNDE TE PERFITOJE DHE TI JAPI KEPIN E RODONIT JUGOSLLAVISE. KJO ME KONCESION 100VJECARE SE GATI ESHTE EDHE KRYEMINISTRI . MJAFTON TI NDRYSHOJNE EMRIN KONCESIONEVE.
    PASTAJ SA PER EMBARGON E NAFTES JA JEPE PERSERI BERISHA. PO VJENE KOHA ME KERKUAR BUNKERET E LEGJENDARIT DUHANSHITESIT NE FRANCE,PORE SHUME I NDERUAR E I RESPEKTUAR PO NGA KETA NJERZE NE KOHEN KURE ISHTE GJALLE. KURE NJERIU ESHTE I VDEKUR AI I KA MARRE TE GJITHA ME VETE ,SI TE MIRAT ASHTU EDHE TE KEQIJAT. PO U MORET ME TE VDEKURIN ,KURRE NUKE DO TE BENI HAJER.MENJEHERE SA E NXORET NGA VARRI ERDHI NJE TJETER EMER ,PORE ME I TMERSHEM SE SA ENVERI ERDHI KOPILI I ENVERIT QE NA E SOLLI SHUSHUNJA E ENVERIT QE ISHTE RAMIZI,JO PAKE PORE 30 VJETE. KY QUHET KRIMINELI I SHQIPRISE BERISHA.

    1. ILYRIA - Frankfurt am Main says:

      As Piken e as Presjen nuk ja heq Mendimit tend o Rexh-(a)10……………kthjellet , kthjellet dhe me shume qetesi nuk kuptoj Njerezit, qe edhe mbas gati 30-Vitesh nuk arrijne te dallojne se cfare i ka ber Sal Ram Berisha atij Vendi………….Shtetit / Arsimit / Mbrojtjes / Ekonomise ……eh ….duhet shume kohe ti shkruash te gjitha……..Kalofsh mire o Rexh……

  8. KORÇARI says:

    Qeni që leh nik kafshon , thotë populli .
    Kështu dhe SHBA -ja ka nisur nga kërcënimet (Lehjet) por kur të vijë puna te veprimi se deri tani jemi në teoria , SHBA – ja nuk do bëjë asgjë .
    Rusia dhe Sërbia e kanë kuptuar shumë mirë që SHBA nuk është më ajo e para Superfuqi , por ka humbur shumë nga ndikimi i saj botëror , gjithashtu kanë kuptuar shumë mirë që Trampi nuk ka dëshirë të hapë luftëra dhe këto fakte i shfrytëzojnë në maksimum.
    Politika dhe Politikarët shqiptarë duhet të marrin seriozisht gjëndjen e re klimës ushtarake në Ballkan, Europë e botë dhe të nisin të ORGANIZOJNË USHTRINË, TË KRIJOJNË FLLOTËN AJRORE DHE ATË DETARE DUKE E PAJISUR ME AEROPLANË E ANIJE PËRKATËSISHT DHE KËTË DUHET TA KISHIN BËRË DJE JO SOT.
    KY GALLOFI PIKTOR QË FLE MË KËMBË DHE JETON NË BOTËN E ËNDËRRAVE MOS FLEJË GJUMË ME NANURIZMAT E VUÇIÇIT E TË DAÇIÇIT SE SËRBIA PO E VE NË GJUMË KËTË GALLOFIN PIKTORESK DUKE I TREGUAR PËRRALLA ME MBRET PËR PAQE E MINI BASHKIM BALLKANIK E TË TJERA PORDHË ME RIGON , NDËRKOHË QË VETË SËRBIA PO ARMATOSET INTESIVISHT DERI NË DHËMBË .
    ASHTU SIÇ E KAM THEKSUAR DHE MË PËRPARA , DAULLET E LUFTËS KANË NISUR TË JEHOJNË GJITHNJË E MË FUQISHËM.

    1. beni says:

      Serbet Jane me shum pran nesh si me kulture dhe ne mentalitet!
      Problemi eshte se orienti kerkon te mbijetoj e nuk kerkon te integrohen qe te mos kemi probleme me me t’a!
      Vojsava nena e Skenderbeut eshte teresisht sllave dhe ne nuk mundet t’a shkelim historin me kombet tona!
      Historia e Shqiprisë eshte e lidhur teresisht me Serbinë pavarsisht se historianët Tane demagoge te orientalizmit kan denigruar aq shum sa vëllezerit e tyre t’u a bejn armiq!

  9. ILYRIA - Frankfurt am Main says:

    Gabimet dhe Mekatet e Sal Ram Berishs do te shkruhen nje Dite neper disa Faqe te Historise Shqipetare……Ishte, jetoj dhe vdiq nje MUT-MUTI.
    Problemi dhe zgjidhja e tij , ne keto Momente qe flasim, eshte tek armatimi serb dhe une mendoj se edhe shqipetaret (dhe pikerisht ata te paret ne Ballkan) duhet te armatosen…..pervec amerikaneve me ndonje tjeter Partner te NATO-s, mua nuk me bie ndermend Alternative tjeter, por edhe ata nuk i kane te gjitha per Dhurata, pra sido qe te jete paguhen Shuma teper te medha per Amatim te sostifikuar.
    Pervec Buxhetit qe parashikohet cdo Vit nga Shteti Shqipetar, mendoj se do te ishte teper e rendesishme qe Shqipetaret qe jetojne ne Emigracion me Parate qe harxhojne ne Vendin e tyre jane nje Ndihme shume e madhe per Ekonomine shqipetare dhe si rrjedhoje perqindja e shtuar ne Buxhet perkthehet ne me shume INVESTICIONE ne Ushtri (pergjithsisht) dhe ARMATIM……..une per vete aty dy Lek qe i kam i shpenzoj me shume kenaqesi ne Vendin tim edhe pse jane si dy Pika Shiu ne Shkretetire……….sidoqofte duhet te mbahet ne Konsiderate per Njerezit qe megjithmend e duan ate Toke ……Gjith te mirat ju uroj

  10. Albani says:

    Dhe ne blejme freza plugje dhe autoblinda…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *