Çfarë tregojnë sot krimet dhe përplasjet për pronat në Shqipëri?

8 Nëntor 2019, 12:22Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Ngritja e një instituti shkencor për çështjen e pronës në Shqipëri, është kërkesë imediate e kësaj kohe. Në Shqipërinë e sotme, krimi shtetëror si korrupsion, krimi i rrugës dhe krimi i organizuar, të tre bashkë, operojnë egërsisht në funksion të pronës. Ky krim gjigand, e ka pushtuar plotësisht jetën shoqërore në Shqipëri, dhe ka skllavëruar shqiptarët.

Çfarë po tregojnë sot krimet dhe përplasjet për pronat në Shqipëri?

Kapitalizëm do të thotë pronë private e fituar me trashëgim apo me një kontratë ligjore, dhe e vënë në efiçencë nëpërmjet një tregu të drejtë, të lirë dhe të mbrojtur me ligj.

Po në Shqipëri?

Sot në Shqipëri çështja e pronës dhe e pronësisë është, në fakt, epiqëndra e krizës shoqërore që ka shkatërruar shtetin ligjor dhe drejtësinë, nëpërmjet krimit.

Kushdo që realisht dhe me ndershmëri po merret sot me zgjidhjen e krizës shumëdimensionale të Shqipërisë, shqiptar apo ndërkombëtar qoftë ky, nuk duhet që, pas pemëve, të mos shohë pyllin.

Në këtë figurë, pemët përfaqësojë pronësinë indivuduale. Kurse, prona si tërësi dhe si territor shqiptar, është pylli.

Kjo duhet të jetë filozofia e trajtimit ligjor dhe e hetimit profesional të çështjes së pronësisë në Shqipëri. Prona është pylli, kurse krimi qëndron te pronësia, domethënë te pemët.

Por, a i ka mundësitë profesionale dhe morale Shqipëria sot, që, me njerëzit të cilët duhet të merren me këtë çështje, të mund ta shpëtojë shoqërinë nga krimi që po e sundon?

Jo. Nuk i ka.

A është çështja e pronësisë fokusi kryesor nga ku gjeneron me metastaza i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror, dhe, bashkë me të, dhe i gjithë krimi i organizuar?

Po, prona dhe çështja e pronësisë është fokusi qëndror nga ku gjeneron krimi shtetëror si korrupsion, dhe krimi i organizuar si dhunë joligjore, e ushtruar nga individë dhe grupe individësh. Gjithçka sot në Shqipëri, është ngritur arbitrarisht për të grabitur pronën e tjetërkujt.

Kjo e ka krijuar krizën aktuale dhe të gjithë pështjellimin antiligjor sot në Shqipëri. Në fakt, kjo tani është Nyja Gordiane që duhet prerë me forcën e ligjit për të shpëtuar shoqërinë.

Por, këtu del kjo pyetje: kush duhet ta presë këtë nyje? Këtë nyje mund ta presë vetëm shteti me forcën shtypëse të ligjit, për të vendosur drejtësinë në Shqipëri.

A i ka mundësitë sot shteti shqiptar që ta presë këtë Nyje Gordiane profesionalisht dhe me drejtësi? Jo, sot shteti shqiptar e ka krejt të pamundur që vetë ta ndërmarrë këtë betejë ligjore, e cila kërkon një profesionalizm shumë të lartë. Strukturat e shtetit shqiptar sot janë joprofesionale dhe të korruptuara. Domethënë drejtohen nga krimi.

Krimi kurrë nuk mund ta luftojë krimin, sepse si natyrë, krimi nuk e pranon as ligjin dhe as drejtësinë. Kurse, pikërisht për këtë, në Shqipëri sapo është strukturuar ligjërisht dhe ka filluar reforma në drejtësi.

Por edhe këtu na del sërish një pyetje: po pasi të jetë kryer reforma në drejtësi, a do ta ketë Shqipëria potencën intelektuale dhe profesionale që ta kryejë profesionalisht një ndërmarrje të tillë në lidhje me pronën dhe pronësinë? Jo. Edhe pas reformës në drejtësi, shteti shqiptar do ta ketë thuajse të pamundur që ta rregullojë me drejtësi çështjen e pronësisë.

Atëherë, çfarë duhet bërë?

Reforma në drejtësi, pasi të përfundojë, kryesisht do të merret me penalizimin e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar. Ky është objekti i SPAK-ut të famshëm. Dhe ky është përcaktim ligjor kushtetues, që ngre organet e reja të goditjes penale: Gjykatën e Posaçme, Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Megjithatë, edhe pas ngrirjes së këtyre organeve të reja, mundësia e arritjes së suksesit në funksion të pronës është shumë e vogël. Kjo sepse, Shqipëria, në funksion të individëve që do të emërohen në këta organe, nuk është e përgatitur as profesionalisht dhe as moralisht.

Këta organe vërtet që do godasin me ligj dhe do të penalizojë korrupsionin e lartë shtetëror dhe vetë krimin e organizuar, por nuk kanë mundësi profesionale që ta zgjidhin dhe të rregullojnë në perfeksion çështjen e pronësisë në Shqipëri.

Atëherë, çfarë duhet bërë?

Nëse në Shqipëri nuk do të zgjidhet çështja e pronësisë në mënyrë të drejtë, Shqipëria nuk mund të ketë të ardhme.

Prona ka qenë pika e mjaltit për të cilën është përplasur krimi shtetëror dhe krimi i organizuar në Shqipëri, dhe ka dëmtuar moralitetin dhe ligjshmërinë në qeverisje. Kurse, kjo përplasje, e ka sjellë Shqipërinë disa herë në zgrip të shpërbërjes.

Pikërisht kështu ka qenë Shqipëria edhe në vitin 2016, kur u miratua kushtetuta e re antikorrupsion, por, kështu është edhe sot. Sepse akti shtetëror kundër dy ingredientëve kryesorë të krimit: shtet dhe organizata kriminale – është shumë i dobët. Gjithsesi po pritet SPAK-u. Dhe e gjithë shpresa e shqiptarit të ndershëm është mbështetur aty.

Po SPAK-u, a do të mund ta zgjidhë çështjen thelbësore të pronësisë. Jo, e ka thuajse të pamundur. Atëherë, çfarë duhet bërë?

Kjo vepër kaq madhore që ka të bëjë me çështjen e pronësisë në Shqipëria, kërkon domosdoshmërisht ekspertizë mes intelektit të lartë profesional, ndihmë fizike si forcë policore, dhe një institut shkencor qëndror: të gjitha këto, të drejtuara nga ekspertiza dhe financimi i Uashingtonit, Berlinit dhe vetë Brukselit. Gjithësesi, nëse do të operohet kështu, forca kryesore do të jetë politika dhe ekspertiza amerikanë, e cila duhet të drejtojë në Shqipëri Institutin Shkencor të Pronës. Ngritja e këtij Instituti sot, për Shqipërinë, është domosdoshmëri.

Ky Institut duhet të jetë epiqendra e drejtimit ligjor për rregullimin me drejtësi të çështjes së pronësisë në Shqipëri.

Çështja e pronësisë, kështu siç është shregulluar, do një vizion historik, kërkon një analizë profesionale dhe një analizë shkencore arkivore, punë kjo që mund të kryhet vetëm me anë të një instituti shkencor.

Prona në Shqipëri tani, në 90 përqind të saj, është e grabitur nga hordhitë e korrupsionit shtetëror dhe të krimit të organizuar. Ky është realiteti. Dhe është pikërisht analiza arkivore dhe juridike e një profesionalizmi të lartë, ajo që duhet sjellë në Shqipëri me anë të Institutit Shkencor të Pronës. Por, a e ka në plan ekspertiza amerikane ngritjen e këtij Instituti në Shqipëri?

Deri tani nuk e kemi dëgjuar, por sigurisht që duhet ta këtë në program, sepse kjo është rruga adekuate për reformimin e plotë institucional të Shqipërisë.

Në fakt, çështja është kjo: a ka sot një dominancë të krimit në Shqipëri, e cila ka ardhur nga motivi i grabitjes së pronës? Po. Krimi mbi pronësinë dhe falsifikimin e saj, sot po e dominon të gjithë jetën shoqërore.

Atëhere, sistemimi ligjor i pronësisë është shpëtimi real i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga dominanca e krimit në shtet, në treg dhe në rrugë.

Ja pse, ngritja e Institutit Shkencor të Pronës, është një domosdoshmëri sot për Shqipërinë.

14 komente në “Çfarë tregojnë sot krimet dhe përplasjet për pronat në Shqipëri?”

  1. Virusi says:

    Eshte nje nga shkrimet e avokatit qe me Ka pelqyer. Shoqeria shqiptare duhet te kuptojne SE orjentimet dhe zhvillimet e rendesishme duhet te kryhen permes studimesh profedionalisht shkencore. E ne kete mes nuk perjashtohet as prona. Studimet shkencore duhet te paraprijne cdo vendimmarrje te rendesishme Shoqerore. Vender e zhvilluara, vecanrisht amerika, I kane studimet metodologji baze per cdo buznes te ri e Jo me per pronen. Kjo metods I Ka bere ato vende te ecin te sigurte ne cdo zhvillime. Jo si ne qe marim vendime te nxituara dhe i ndrysjojme here pas here.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Yes sir..

  3. ertv says:

    Une e kam gjetur se kush duhet te drejtoje Institutin SHKENCOR TE PRONES :

    AVOKAT PROF. DR. SPARTAK NGJELA d.v.

  4. prona says:

    jeni kujtuar shume vone perfshire avokatin qe mund te kishte ndikuar shume koheme pare kur ishte aktiv ne politike.

  5. "BOHOTINA" says:

    Bravo avukat. Me mire prishet.

  6. cubi.matjan says:

    Utopi. Ngjela Utopik. Prona Te I zoti???!!! Asnjehere dhe asgjekundi ne Bote prona dhe i Zoti nuk Kane bashkejetuar gjate. Indianet e Amerikes nuk Jane pronare Te Sh.B.A., ndonese toka ishte e tyre para dhe pas zbulimit Te Amerikes deri 250 vite me pare. Reformat Agrare ne shume e shume vende Te Botes e Kane tjetersuar pronen dhe pronaret e saj., etj., etj. Pra, prona dhe pronari Jane ato qe percaktojne fatin e vet, Jo institutet shkemcore.
    Institutet Jane vegje. Kafja pihet me filxhan, e Jo me bishtin e filxhanit. Pronari ekziston ngaqe ekziston prona. Kurse Kapitalizmi ekziston ngaqe ekzistojne kapitalistet, Te cilet e sjellin pronen dhe pronarin ashtu sic atyre u intereson, mjafton qe Ata Te ekzistojne ne pushtet politik, gjyqesor, ekzekutiv. Kishte institute ne kohen e Enverit por nuk e ndryshuan dot pronen nga kolektive ne private. U desh Ramizi kapitalist qe ajo Te ndryshonte, sic edhe ndryshoi. … … .

    1. hahahaha ,
      ka plot te filozofe idiote
      prandaj ka kaq mjerim ne bote

      kush ne utopi zhytet ,noton mbi te

  7. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Sali berisha me shpellaret e tij,me dashje apo pa dashje e futi Shqiperine dhe popullin shqiptar ne rruge pa krye dhe me kalimin e viteve u thellua nga hajdutet e te gjitha ngjyrave se u pelqeu rrumpalla berishiane duke perfituar prona dhe pasuri….
    Tani le te behen studime dhe te ngrihen insitute ,asgje nuk do zgjidhet,por vetem do kete viktima dhe grupe kriminale….
    Shikoni cndodh me tokat e xanuna qe nga astiri ne lalez ku jane strehuar te gjithe hajdutet e politikes….
    Si u bene te gjithe politikanet e drejtesia me prona,vila e para si sheike…
    Pse pronaret e vertete bredhin zyre me zyre e neper gjyqe me letra ne dore…..
    Kush do i zgjidh keto dhe kur?insituti i leshit…
    Vetem nje enver i zgjidh si dikur,duke i shtetezuar dhe ti ndaj sipas pronarit….
    Dhe puna me e poshter qe beri sali berisha ,eshte se zhduku shume doc ose tjetersoi dhe nuk i ruajti si enveri i poshter… .

    1. Tetovari says:

      Saliu i viçidollit punoi e veproi sipas direktives së
      UDB sërbe e greke.Ky mut duhet dënuar për tra-
      dhëti kombëtare publikisht!

  8. Lumturi Harizi says:

    Avokat Ngjela:Nuk je person qe I bie problemeve anash.Thuaje shqip dhe me force:Te ndryshoje Ligji famekeq 7501.Ai eshte dhe do jete burim konfliktesh.Nuk ta fal kurkush djersen dhe mundin e familjareve qe e kane vene me shume sakrifica ate prone.Ngrihen nje grusht hajdutesh dhe I thone dembeleve dhe krimineleve:Mere se kjo te perket ty dhe jo atij qe ja ka lene babai.Jo nje Istitut por 10 te ngrihen,hakun te I zoti e con vec rrezimi I 7501.Atehere e merni vesh Ju se Kush dhe ku jane ulur kembekryq politikanet dhe shpura e tyre grabitqare.Na mbeten dosjet ne krahe ka 30 vjet duke I cuar nga nje zyre ne tjetren,nga nje gjykate ne tjetren.Aq leke Sa kemi harxhuar per noterizime,per avokate dhe te tjera qe Ju I citoni perdite,nuk ben prona qe Na takon.Ne mbetem Ish ish ish,dembelet dhe maskarenjte krekosen me pronat tona..Nuk eshte e drejte te zbatohet ligji sipas deshire:Verioret moren tokat e tyre dhe jane ulur kembekryq ne pronat e Shqipërisë se mesme ,jugut Po I behet krahe shteti qe e quan pronar ate qe ka nje toke ne bregdet,po ne te tjeret ?Ti mbajme syte nga quelli dhe te vrasim zaptuesit se shteti ke qe pronar e cpronesoi,kush qe pa gje e beri pronar,dhe per Clare:per je grusht votash te pa Merituara.Bjeri drejte Avokat se je I vetmi se ne shkretetire.

  9. Tak truthari says:

    Ky thote gjithnje gjera qe i dine te gjithe me seriozitetin e “dickaje te re”…
    Lol, idioti i numrave romake..

  10. t.n.t. says:

    Z. Njgjela, shume dakort me Ju, por a nuk kini qene edhe Ju pjese e atij koalicioni qe anashkaluat Institutin e topografise ushtarake, i cili kishte te gjithe bazen hartografike per te realizuar procesin e kthimit dhe kompesimit te pronave?
    Por edhe ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, cilat prona duhej te trajtoheshin?
    A duhej te trajtoheshin ato te perfituara me Fermane te Sulltanit?
    Perse ligji ndryshoj nga kthimi 5000m² truall te lire, ne 10000m² e me von (mbasi u zu nga shume ozurpatore), u vendos te kthehej e gjithe sipefaqja e lire?
    Qysh ne vitin 1917 e deri ne vitin 1944, ka vazhduar regjistrimi i prones toke truall, tokes bujqesore, kullote, pyje, moçale etj, ne Hipotekat dhe Kadastrat Shqipetare, pra rreth 27 vite, Atehere te pyes: Perse duheshin kaq shume padi ne gjykata per vertetime pronesie kur pronaret i kishin ne hipoteka dhe kadastra? Mendoj se ato jane dashur vetem per saktesim kufijsh kur pronaret kufitare nuk ishin dakort.
    Si eshte zbatuar VKM nr.88, date 01.03.1993 dhe VKM 321, date 20.07.1992 Per miratimin e vijes bregdetare nga derdhja e Bunes deri ne kepin e Stillos? Me duket se eshte 3 km nga vija e ujit.
    Perse i meshohet kaq shume ligjit 70501 (pavaresisht se edhe ati i duhet meshuar), kur ai ben fjale per tokat bujqesore ne fshat, dhe nuk i meshohet VKM-se per ndarjen e tokave te fermave, te cilat ishin ne zonat rreth qyteteve?
    Perse nuk i meshohet ligjit te kalimit te tokes bujqesore nga perdorimi ne pronesi pa shperblim (pa u miratuar Kushtetuta, kur keto toka kryesisht ishin toka te fermave), mbasi kjo toke ishte rreth qyteteve dhe ne shume raste, pjese te konsiderueshme te saj, kishte hyre edhe brenda vijave kufizuese te qyteteve?
    Perse gjithe ato ndryshime ligjore, kohe mbas kohe qe i bene lemsh, tokat me gjithe pronaret brenda?
    Perse nuk u vu ndonje rregull ligjor per hipotekat e kadastrat me miratimin e ligjit per kthimin e kompensimin e pronave?
    Ka patur nje Udhezim te Kmitetit Shteteror te KKP, per formen e dispozitivit dhe hartografise, se si duhej te pergatitej nje Vendim per njohje apo kthim prone, dhe sa konstatojme ne vendime, nuk eshte zbatuar si duhet.
    Shume Vendime te KKKP, te leshuar nga komisionet perkatese jane goditur ne gjykata, dhe ndryshimet besoj se nuk jane reflektuar ne dispozitvet qe disponon AKKP-ja.
    Ka nje VKM nr. 556, date 23.10.2000, per dorezimin ne ZRPP te dokumentacionit origjinal nga institucionet qe kane te drejte ligjore te leshimit te titujve te pronesise. Po ky si eshte zbatuar?
    Ka nje ligj 7980 te vitit 1998 per shitblerjen e tokes, ku percaktohet se kur, per çfar dhe kush ka te drejte te beje kalim pronesie te truallit, para se kryhet kompensimi i plote i pronareve. Po ky ligj si eshte zbatuar?
    Ka edhe shume te tjera Z. Ngjela, por ti permenda keto sepse edhe Ju kini qene disa kohe pjese e politikes ne pushtet, bile edhe atehere kur
    filloj prishja e Instituteve tona Shkencore.
    Nuk ka gje qe nuk ndreqet, por kekohen specialiste e profesioniste te zot, sedelinj e me integritet, qe njohin jo vetem profesionin por edhe kuadrin ligjor (te kaluar dhe ate te momentit), te Institucioneve ku pnojne dhe te Institucioneve nga u vine e ku do ti adresojne dokumentacionin.
    Te gjithe jemi shqipetare, te gjithe e duam kete vend, politika eshte politike dhe e ka vendin atje ku behet politika, specialisti eshte specialist dhe ne punen si specialist ne istitucionet ku punon, nuk ka vend politika por kryerja me ndershmeri e detyres per te cilen e paguan me taksat e veta Populli.

  11. Bujku me Turbo Navara 4x4 says:

    Prona tek i zoti thotë Njgjela!
    Kush është i zoti i pronës?
    Ku e gjeti dhe si e përfitoi?
    Është krejt absurde kjo që ndodh në Shqipëri, u jepet prona ster sterniperve të bejlerëve, agallarve dhe qehajenjve të Turqisë akoma dhe me tapitë e Stambollit,. Çfarë ishin ata? Sigurisht sahan lëpirës të Turqisë, dhe u pinin gjakun vëllezërve të tyre, ndërsa ster sterniprit e atyre që luftuan që të shporret prapambetja dhe skllavëria të cilët luftuan për pavarësinë e vendit duhet të mbeten pa pronë se skane tapi.
    Kjo është “Drejtësi” Bravo Taku.

  12. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    SUPET TAKU si përherë !!! RROFSH 1000 VJET AVOKAT !! Je LEGJENDË dhe i PAZËVENDËSUESHËM AVOKAT ! ! RESPEKTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje