I dyshuar për atentatin ndaj Ndojit: Do kryente një tjetër atentat të bujshëm, si i iku policisë 1 muaj më parë “Juli i Pashakos”

Policia ka shpallur në kërkim Julian Sulajn, pasi grupi hetimor zbuloi gjurmë të tijat në makinën që u përdor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe shoqëruesve të tij.

Abcnews.al mëson nga grupi hetimor se Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rendësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, “Juli i Pashakos” zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar atentatin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor.

Nikla nën rrethim për atentatin, si u zhduk “Juli i Pashakos” para bastisjes nga policia?

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit, i cili thirret ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqin.

Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zone, por operacioni rezultoi pa sukses.

Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.

Në fillim të këtij muaji, drejt makinës ku po udhëtonin prokurori Arjan Ndoj, Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi u qëlua me breshëri automatiku.

Të tre ata mbetën të plagosur, ndërsa Maloku ndërroi jetë ditën e djeshme pas komplikacioneve shëndetësore.

Policia ka arrestuar Redjan Rrajën për atentatin në fjalë pasi prokuroria theksoi se kishte gjetur gjurmë të tijat në makinë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rënde.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “I dyshuar për atentatin ndaj Ndojit: Do kryente një tjetër atentat të bujshëm, si i iku policisë 1 muaj më parë “Juli i Pashakos””

  1. L.R says:

    Mos e hani sapunin per djathe o gazetare… pasi i ndjeri dmth shoqeri u vra nga vete dora e krimit dmth nga banda e prokurorit per te bere pak zhurme ne media gjoja po lufton korrupsionin por ne realitet ne Durres eshte mafia e gjalle ne shumicen e Istiucioneve… edhe pak dite cdo gje do harrohet…. le te presim krimin e radhes per ditet qe do vijne.

  2. KORÇARI says:

    Prapë ndonjë Polic i korruptuar dekonspiroi operacionin , ose ndonjë prokuror apo gjyqtar i korruptuar.
    RROFTË SALI MUTI QË QELBI ME ERËN E TIJ TË PËSHTIRË GJITHË KOMBIN SHQIPTAR.

  3. ; says:

    Njoftim:
    Ne zonen e kenetes,qe te kapesh nje te kerkuar duhet:
    -Te mos kalosh nga dera e policise sepse te tre rojet jane nga veriu
    -Te mos ta dine policat e sherbimit sepse jane nga veriu( njeri qe s’eshte eshte gjitheashtu i tyre)
    -Drejtori i kriminales nga veriu
    -Nendrejtorat nga veriu
    -Te plotfuqishmit nga veriu
    – Spiunat (bashkepunuesit) jane nga Skrapari ….hahaha
    Ku veriu,vendosni grupi i katolikeve…ate qe dine e kuptojne…ata qr s’dine =T D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *