Elisabeta Imeraj akuzon prokurorët e dosjes “Basha”: Kanë vepruar me kokë të tyre, hetimet kanë parregullsi

Dosja e shumëpërfolur e hetimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së gjendet aktualisht e bllokuar në Prokurorinë e Tiranës pa një vendimmarrje finale për shkak se një nga tre prokurorët nuk kanë firmosur njoftimin e përfundimit të hetimeve.

Pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha se pasi ishte njohur me dokumentet që kanë të bëjnë me dosjen hetimore kishte konstatuar parregullsi.

“Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende,” tha Imeraj për BIRN.

“Për hetimin e kësaj çështje ka urdhër për ngritjen e një grupi hetimor me tre prokurorë të cilët janë: Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako.

Për arsye shëndetësore nuk kam qenë në punë këto ditë, por konstatoj se dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë vendosur apriori dhe kanë marrë iniciativë të vetë-shpallen prokurorë të çështjes, duke e përjashtuar kolegun e tyre,” shtoi Imeraj.

BIRN mësoi se prokurorët Karanxha dhe Tako kanë firmosur vendimin për dërgimin e çështjes për gjykim për veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga ana e Bashës dhe dy drejtuesve të tjerë të partisë së tij, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Karanxha dhe Tako kanë firmosur një dokument të dytë ku pushojnë çështjen për akuzën e dytë, atë të pastrimit të parave.

Vendimet e tyre rrodhën në media në mënyrë të pjesshme duke shkaktuar konfuzion në opinion publik.

Basha u mor i pandehur në qershor për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratike të disa qindramijëra dollarëve për lobim në SHBA gjatë vitit 2017, para që nuk ishin deklaruar si shpenzime në bilancin që PD ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Basha dhe dy zyrtarët e tjerë i mohojnë akuzat.

“As kam firmosur, as kam vulosur dhe as kam përpiluar akt dhe për rrjedhojë nuk kam se si të kem falsifikuar,” deklaroi Arben Ristani, ish-sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe një nga të pandehurit.

“Për të mos hequr veten time mënjanë, edhe PD ka plotësuar formularin sipas ligjeve në fuqi dhe ka deklaruar ato para që ka pasur dhe që ka shpenzuar. PD nuk mund të deklaronte para që nuk i ka pasur,” shtoi ai.

Falsifikimi i parashikuar nga neni 190/3 i Kodit Penal parashikon burg nga tre deri në shtatë vjet në rast se të pandehurit gjehen fajtorë nga gjykata.

Akuza për të cilën dy nga tre prokurorët e çështjes janë tërhequr, ajo e pastrimit të parave sipas nenit 293ç, parashikon burg nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Megjithatë, për shkak të konfliktit midis prokurorëve, fati i dosjes hetimore mbetet i paqartë.

“Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende. Patjetër që prokurorët kanë të drejtë të vendosin bazuar në ligj dhe në bindjen e tyre të brendshme, por duhet të jemi në rregull edhe nga ana procedurale,” deklaroi Imeraj.

“Prokurorët në fjalë nuk kanë njoftuar as zëvendësuesin tim gjatë këtyre ditëve që nuk kam qenë në detyrë për arsye shëndetësore”, shtoi ajo.

Gjergji Tako, një nga tre prokurorët, refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të BIRN duke thënë se për këtë çështje flet vetëm zëdhënësi.

Ervin Karanxha konfirmoi se dosja nuk është dërguar në gjykatë dhe se gjendet ende në “proces administrativ”.

“Dy të tretat jemi dakord, nuk e di pse i treti nuk ka firmosur. Hetimet janë mbyllur zyrtarisht sot,” tha Karanxha.

Prokurori i tretë, Kolë Hysenaj nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Elisabeta Imeraj akuzon prokurorët e dosjes “Basha”: Kanë vepruar me kokë të tyre, hetimet kanë parregullsi”

  1. Erisa says:

    Ymeraj te zgjidh divorcin se e ka hall me te madh se halli i dosjes Lulit
    Se spo justifikon veten e saj me burrin

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Mos mbroni Lulin
      Te GJITH duhet te jen Njesoj
      Po u mbrojt Luli
      Kot qe flasim per drejtesi
      Edhe Luli nuk duhet te pranoi padrejtesi
      Te bej denimit PASTAJ le te behet KRYEMINISTER

  2. Kosovarja says:

    “Dy te tretat jemi dakord” – prokurori flet sikur te ishte kryetar i grupit parlamentar…jo mor shok jo, nuk mbyllet me vote kjo pune, hetimet kane llogjiken e tyre dhe mund te perfundojne vetem kur jane levizur te gjtha guret, dhe rezaurura te gjitha provat dhe materialet, e jo kur e thtote thirrja e brendshme e 2/3. Nuk eshte pune shifrash e thyesash, eshte ceshtje kombetare. Eshte me e ndershme te japin doreheqjen me 2/3.

  3. ka rrjedhur says:

    Atje tek shtrunga e gurte, do tu futet huri drunjte, o pisa prokurore!

  4. shoku i klases says:

    Kjo pokurere tropojane,”bishe” e saliut,kur morri dosjen e Remzi Hoxhes,….beri sic i tha “baca”.Te gjitha dosjet sensitive,i merrte grupi i prokuroreve tropojane,qe i shplahu vettingu.Kjo biba ,per interesa te Baces,po divorcohet tani edhe nga burri.
    E kuptoni o njerez, sa kamikaze jane!

  5. TURI EMIGR says:

    po per keta prokurore palaco per te tilla veprime nuk ka burgggee,

  6. Muli says:

    Po shpetoi dhe kete rradhe,atehere shkoni mbytuni dhe ne nuk kemi me shtet. Si ka mundesi qe nje hale si lulezimi dhe nje kriminel si saliu livadhisin te lire ne kete vend?

  7. BURG says:

    …. Prap VERIORET si gjithmone ashtu si gjate HISTIRISE Shqiperise kurre nuk kane punua per te miren e vVENDIT … kjo TROPOJANE e Berishes nuk pelqeka DREJTESINE e Verete …
    Moj Zonje iku koha RRUMPALLES kur dhe Ti mbushje xhepat me leket e krimineleve per mos t’u denuar …

    BASHA do perfundoje ne BURG … boll hengri, vodhi, vrau dhe nxiti flake dhe zjarr PARLAMENTIT … BURG

  8. Shef Kola says:

    Me fal shefe, nuk me pyeten shefe Eli, e bënë Karanxha dhe Tako me koken e tyre. Te lutem shefe , me kupto. Un nuk te zhgenjej, te arrestojm Lul Bashen qe te kalosh vetingun ti, por nuk me degjuan ata. Merru me divorcin ti, hiqe qafe Gonin se na i mori gjithe parate. Ne bejm punen ai merr parate. Dhe nje gje shefe, keto dite me kane kontaktuar shume nga biznesmenet e tvsh qe i thirrem bashke dhe ju morem parate, me thane qe duhet tju kthejm parate, se di cdo bejm…. jemi ne hall. Gjithsesi shiko vetingun se po ngele ti do largohemi ne azil, sepse nuk kemi vend më këtu !

  9. Dauti says:

    Sa te kete prokuror plepash,nuk i hyn gjemb ne kembe politikaneve

  10. Ramazan ilnica says:

    Ska faj kryeministri qe i quan organizata kck…Ksha I thone njeri thumbit tjetri patkoit por kur di zbatojme ligjin ? Ku je klp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *