FAKSIMILE: Prokuroria pranon se Basha ka dhënë 625 mijë dollar cash, por e mbylli dosjen pa hetuar

8 Nëntor 2019, 19:11Politika TEMA
FAKSIMILE: Prokuroria pranon se Basha ka dhënë 625 mijë dollar

Prokuroria ka vendosur të mbyllë sytë përpara provave, për lobimin e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës në SHBA, me para ruse.

Në dosjen hetimore, Prokuroria e pranon vetë se PD ka paguar 625 mijë dollarë cash tek Nick Muzin.

Por, pavarësisht kësaj, prokurorët e çështjes nuk e kanë hetuar këtë fakt, që është edhe thelbi i çështjes, pasi hetimet për Lulzim Bashën, nisën pikërisht për këtë akuzë.

Prokurorët kanë formuluar një akuzë qesharake, për falsifikim letrash, ndërkohë që vetë në dosje pranojnë se PD dhe Basha kanë dhënë në dorë 625 mijë dollarë.

Vetë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, pranoi se gjatë hetimeve janë konstatuar parregullsi dhe se prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë vepruar me kokë të tyre.

Ata madje e kanë dorëzuar dosjen në Gjykatë, pa firmosur prokurori i tretë i çështjes, Kolë Hysenaj.

Basha u mor i pandehur në qershor për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratike të disa qindramijëra dollarëve për lobim në SHBA gjatë vitit 2017.

Por prokurorët e çështjes e banalizuan dosjen hetimore, duke ngritur akuzë vetëm për falsifikim dokumentesh, ndërkohë që hetimet nisën për tjetër gjë.(TemA)

9 komente në “FAKSIMILE: Prokuroria pranon se Basha ka dhënë 625 mijë dollar cash, por e mbylli dosjen pa hetuar”

  1. toni says:

    Si duron o popull dele qe shkerdhatat ne krye tallin kaq ashper trapin me ty?! Skandal pas skandali dhe asnjeri nuk denohet. Ne Shqiperi duhet rikthyer jeta nga e para.

    1. vang says:

      cfare i thua kesaj gjeme?Keta prokurore e kane kaluar vetingun.? Si eshte e mundur te te behet gjithe ajo zhurme dhe te dali si fllucke sapuni.Keta prokurore nuk i kontrollon njeri? Ky eshte nje demoralizim i tmerrshem .Ose mos te flasin ne portale e kudo ose drejtesia te kryej detyren perndryshe edhe keta mund te jene KCK.

  2. Lola says:

    WOW ? Ky vend nuk do behet kurre!

  3. pjeter says:

    Duhet bere nje pyetje atij largpamsit te ps-se, Majko, si promotor, dhe kryetar i komisionit te ligjeve, per ligjin e mos procedimin per personat e gjykuar nje here per te njejten akuze. Majko sharlatani, e dinte shume mire, qe ai ligj kerkohej nga BE, por duhej bere pas reformes.E kerkoi edhe e mori shpejt e shpejt per ti shpetuar bithen shokut te nje mije betejave ,Like floririt, e tani ç’dote thote kur kane per te dal paq nga rrjeta edhe peshqit e tjere?sepse keshtu ka per te ndodhur, ky zanatciu, LULUSHI, gjykohet per parate ruse, por jo tjeter gje vec fallcifikim dokumentash, i futin ndonje pafajsi ne fund, dhe ja mori fundn me ligj kjo pune e parave te putinit per pd-ne.

  4. Patriot says:

    “Ne Shqiperi duhet rikthyer jeta nga e para”
    @toni nuk kam lexuar fjali me te sakte se kjo qe ke shkruar, ne rast se e kam kuptuar sic duhet.
    Te pershendes

  5. PO , PO says:

    Po , edhe une keshtu mendoj , qe ky vend nuk ka
    per tu bere kurre , ne se nuk shuhet fara e derrave
    te “tokes se xanun” me Akademine e Shkolles se Plepave !

  6. kashta says:

    dmth nuk ka levizje bankare, qe do te thote jane dhene cash 650.000 USD, dhe kjo eshte ne rregull… hajde prokurore hajde, i bie qe luli mbaka neper xhepa qindra mijra Dollare.

  7. Detari says:

    kjo ishte drejtesia amerikane qe po na prrallisni per 2 vite?

  8. Flamuri says:

    Prape shpetojne keta qelbesira!!!!!!Prape korrupsion e mosndeshkim!!!!!!Hapur fare………Tmerr……Prandaj nuk kane frike ligjin se nuk e zbatojne kurre……Ligji zbatohet vetem per popullin.A nuk te bejne te marresh patllaken e tu dalesh para ti vrasesh vete??????????He me thoni mo shoke??????Si more nuk po ngrihet njeri????Na kane katandisur vetem per buken e gojes e nuk kemi fuqi!!!!!Bobobo!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje