FOTOT: Gjenden eshtrat e mamuthëve gjigantë, të vjetra mbi 10 mijë vjet

Punëtorët e ndërtimit në veri të kryeqytetit meksikan, aksidentalisht zbuluan një vendqëndrim të rreth 800 eshtravenga të paktën 14 mamuthë ndërsa gërmonin një gropë plehrash.

Kjo është gjetja më e madhe e këtij lloji e bërë ndonjëherë.

Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë i Meksikës njoftoi se kishte verifikuar mbetjet e gjigantëve të zhdukur që datojnë rreth 15,000 vjet më parë.

Ata u zbuluan në gropa 2 metra të thella e 25 metra të gjera në Tultepec.

Disa nga kockat treguan prova se kufomat ishin sakatuar, që tregon se vendi mund të ketë qenë një kurth i njeriut ndaj mamuthëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *