FOTOT/ U shemb nga përmbytjet, ushtria zbarkon në Delvinë për të rindërtuar urën

Xhenierët dhe mjetet e Forcave të Armatosura kanë mbërritur në fshatin Vanë të bashkisë Delvinë për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.

Prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, e cila u shemb si pasojë e përmbytjeve në dhjetor të vitit 2017, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë marrë përsipër ta riparojnë për rreth 5 ditë urën e gjatë 33 m, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë.

 

 

1 komente në “FOTOT/ U shemb nga përmbytjet, ushtria zbarkon në Delvinë për të rindërtuar urën”

  1. Skrapari says:

    Po ndertoje njehere pastaj nxirr foto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *