“Goli” i Edi Ramës

8 Nëntor 2019, 16:31Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Data 17 nëntor do të jetë një datë shumë e veçantë dhe e rëndësishme në Shqipëri, veçanarisht për komunitetin e futbollit. Një impiant modern, “Arena Kombëtare”, i ndërtuar sipas standarteve europiane në zemër të kryeqytetit do të hap dyert për të pritur për herë të parë nje ndeshje zyrtare, e cila do të inagurohet ndaj kampionëve të botës, Francës.

Ish stadiumi “Qemal Stafa”, tashmë i quajtur përkohësisht “Arena Kombëtare” që do të jetë shtëpia e re e kuqezinjve, është padyshim një nga investimet më të mëdha që qeveria shqiptare ka kryer në këto gjashtë vite qeverisje, natyrisht me ndihmën e UEFA-s dhe një mbështetje të vogël nga FSHF-ja.

Ish sportisti Edi Rama – tashmë Kryeministër i vendit që po qeveris prej gjashte viteshn, ka pasur një qeverisje me plot probleme, ka shumë të pakënaqur në shumë fusha të caktuara për shkak të pritshmërive të larta që kanë pasur në kohën kur morën pushtetin dhe që nuk janë realizuar. Është një qeverisje me dritë-hije, por sporti është një fushë që shënjon një sukses në qeverisjen e tij.

Sot Shqipëria gëzon tre impiante moderne, “Elbasan Arenën”, “Loro Boriçin”, si dhe “Arenën Kombëtare”, stadiume të cilat plotësojnë të gjitha standartet e kërkuara nga UEFA.

“Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” janë një aset i jashtëzakonshëm për Elbasanin dhe Shkodrën, duke e ndihmuar akoma dhe më shumë zhvillimin dhe rritjen ekonomike në këto dy qytete. Janë një luks për klubet vendase dhe për Kategorinë Superiore.

Atyre po ju shtohet edhe “Arena Kombëtare”, një impiant aq i kundërshtuar, por edhe aq i dashur për shume persona, sidomos nga fusha e futbollit, të cilët e kanë mirëpritur këtë projekt dhe këtë investim madhor.

Ndërtimi i këtij impianti u bë i domosdoshëm pasi neglizhenca e FSHF-së bëri që ekipi jonë kombëtar të rrezikonte shtegëtimin në mënyrë të turpshme jashtë vendit për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Kjo bëri që qeveria shqiptare të ndërhynte me emergjencë për të ndërtuar sa më parë një stadium të ri, duke ndërtuar në kohë rekord “Elbasan Arenën” dhe më pas “Loro Boriçin”.

“Arena Kombëtare” është një tjetër vepër që do të na bëjë që sfidat e Kombëtares t’i ndjekim si sportdashës europian. Ndërtimi i këtij impanti është kundërshtuar shumë nga personazhë që nuk është se kanë ndonjë njohuri për futbollin dhe që prezencat e tyre nëpër stadiume numërohen me gishtat e dorës.

Mund të kënë disi të drejtë që pas ndërtimit të “Arenës Kombëtare” fshihen interesa korruptive (si në çdo gjë që behët fatkeqsisht në këtë vend), por ndërtimi i një impianti të tillë në Shqipëri dhe në kryeqytet ishte diçka emergjente, biles eshtë shumë i vonuar, pasi të shihje një ndeshje të rëndësishme në ish stadiumin “Qemal Stafa”, ka qenë një tmerr.

Këta që kanë qenë kundërshtarë të ndërtimit të “Arenës Kombëtare” nuk i kanë përjetuar ndonjëherë ato vuajtje që shumë tifozë, kanë përjetuar për tu futur brenda në ish stadiumin “Qemal Stafa” për të parë ndeshjet.

Qëndrimi me orë të gjata, gjendja e të fiktit që përjetoni shumë vajza dhe djem nga qëndrimi në rradhë, tmerri nga ndonjë vjedhje e mundshme nëpër xhepa, ishin një mankth që të mbante mbërthyer deri në momëntin që arrije të futeshe në stadium.

Dhe ky mankth më në fund do të përfundojë më 17 nëntor me“Arenën Kombëtare”, që tifozët shqiptar kishin kohë që e meritonin një impiant të tillë.

Për ta vërtetuar se shumica ka qenë pro ndërtimit të këtij stadiumi, kritikët mjaftojnë të shkojnë e të shohin rradhët e gjata të tifozëve që kërkojnë të sigurojnë një biletë për në “Arenën Kombëtare”, që sërish po ndeshen me një padrejtësi nga ana e Federatës që u ka caktuar çmime të shtrenjta dhe mezor po i pajis me bileta – sepse kritikët kanë futur mik për ta siguruar një të tillë, që të jenë të pranishëm në takimin me Francën për të shijuar stadiumin e ri.

35 komente në ““Goli” i Edi Ramës”

    1. Doni says:

      Brravo Edi Rama.

  1. FSHF MAFIA says:

    Stadium i madh ne nje vend qe ka nje futboll e federate te korruptuar

  2. AnalLBAN Stafa says:

    Ram futbollisti/basketbollisti etc………

    1. isuf says:

      Po stadiumi i 100 vjetorit te pavarsise kur do te behet? A ju kujtohet?

  3. Deti says:

    Po, Tirana do shijoje kete veper te mrekullueshme. Gezuar stadiumin e ri!

  4. Futbolldashesi says:

    Bravo fatjon baze,,,, shqiperia e meriton ne stadium te tille……

  5. klodi says:

    Investimet me te medha te bera nga Qeveria??!! O fatjon stadiumi eshte bere nga privati i cili ka marre si dhurate nje kulle.

    1. ka rrjedhur says:

      Ty “klpodi” per te degjuar dhe te tjeret, te intereson stadiumi apo kulla dhe çfare te ra ty dhe te tjereve nga xhep?! Jeni njerez perseprapthi. Shijoni keto dite qe u ka fale natytra dhe kaq.

      1. Klodi says:

        O i rrjedhur..thjesht dhashe mendimin tim..nese ste pelqen..merr fryme thelle dhe shijoje diten..

    2. Maverick says:

      Dhe kane bere mire. Une do t’a beja me 4 kulla per efekt simetrie sepse jo vetem qe do te ishte falas, por edhe do te futej diçka ne buxhet.

      1. Revizori says:

        Katunaret kane frike nga fjala kullë. Sepse kullë quhet shtepia karakteristike dykateshe me frengji, siç e ka patur Katunar Berisha.
        Thuaj grataçielë dhe atyre u duket gje e huaj. “Kullë? Jo, ne asnje menyre. Grataçiele? Natyrisht po! Por ka lezet mër vlla. Edhe kur e thua, rreshqet goja, grataçiele”. “Ej, çfare do me thene grataçielë. Po pse qesh? Nje pyetje bera. Jo, se, si emer i bukur me duket. Çielo gratis. Domethene ta japin qiellin falas me duket. Apo ja futa kot me kete falas. Mos ma vini re.”

  6. SHBA says:

    Urime te gjithe tifozeve kuqezi, ata e meritojne me shume nga te gjithe

  7. Rilindasi says:

    SHum bukur stadiumi do inagurohet diten e çlirimit te TIRANES ME 17 NENTOR , ka ber mir ed rama qe e ka lon diten e çlirimit inagurimin , te pellcasin ballistozogistet dhe tradhtaret tufat e kulufat mbetjet e kolaboracionizmit.

  8. Rilindasi says:

    SHum bukur , stadiumi do inagurohet diten e çlirimit te TIRANES ME 17 NENTOR , ka ber mir ed rama qe e ka lon diten e çlirimit inagurimin e stadiumit QEMAL STAFA , te pellcasin ballistozogistet dhe tradhtaret tufat e kulufat mbetjet e kolaboracionizmit.

  9. SALIU NGA SERBIA says:

    CFARE NJEREZ PESHTIRE GJEN NE SHQIPERI
    EDI RAMA ESHTE I KEQ QE NUK NFERTON STADIUM
    EDI RAMA ESHTE I KEQ QE NDERTON STADIUM
    PO NUK DINI O TE MJERE TE THONI NJE FJALE TE MIRE PER KRYEMINISTRIN EDHE KUR NDERTON NJE VEPER .PASKENI QENE PRIMITIVE FARE .

  10. saliu nano meta rama luli cizmja dhe ushtaret says:

    Nje stadium me 20000 vete i ndertuar per kullat dhe dyqanet qe disa oligark te pastrojne parate shitet per sukses,PS PD LSI jane kanceri i shqiperise

    1. Xeni birrishes says:

      SHOKU NGA QE E NJIHNI SHUME POLITIKEN KENI 30 VJET VOTON I BIRRISHEN DHE PALOQEN DHE JU KUPTOJE QE RAMA NUK ESHTE PER JU RAMA ESHTE NJERIU I KULTURUAR TE VENDI BARINJEVE
      LLUMBI KERKONE LLUMBIN PO NE EUROOE NUK HYJET ME LLUMBIN SHOKU LLUMBI

    2. toni says:

      Komenti me i sakte, madje une do shtoja – edhe estetikisht shume i shpifur, me minare dhe pa tribune kryesore. Dymetroshi bythpambuk vazhdon ti hedhi hi syve popullit dele.

      1. Iliri says:

        Cfare rrote cari ky ‘toni’ yne ! Shko mor zog kamari…mos u merrme pesha te renda…. Me pune me rendiment..ruajtjen e gomarve.kuave e qeneve rrugac…! kam frike se po i fyej kafshet e gjora !

  11. Tani says:

    Dhe nje gje te beje Edi Rama te cliroje FSHF nga njerez qe manipulojne zgjedhjet ne kete institucion.Duhet ndryshuar skema e zgjedhjeve qe ato te jene reale jo si deri tani qd delegatet perzgjidhen nga FSHF.

  12. lolita says:

    Keni harruar kompleksin e lojrave me dore te liqeni plus godinen moderne te FSHF…..

  13. URITHI says:

    rrofte partia me shokun ne krye hahahahahahaah Po ju nuk edini qe cdo shqiptar eshte borxh 3200 euro dmth nje familje prej 5 vetash 16000 euro !

  14. Tropojan says:

    Puna eshte te mbahet me FITORE….

  15. meçoja says:

    Eshtê gjë e mirë që u ndertuan 3 stadiume,por nuk jetohet vetëm me futboll.Vendi ka nevojë për për vende pune.Puna dhe një pagesë diçka më dinjitoze,do ti bente të rinjtë të mos e braktisin vendin.Jemi nder vendet me nr.aksidentesh sh. të lartë.Trasporti hekrudhor që kudo në Europë ka perparësì,e që eshtë sh. më i lirë dhe më i sigurtë,thuaj nuk ekziston.
    “Nuk ua dì i ngopuri,të uriturit”.Ai që eshtë maje kalit,nuk pyet për për atë që eshtënë kembë.Prioritet punës pastaj edhe sporteve.
    Sidoqoftë,stadiumi komb. DUHEJ.URIME

  16. Qytetari i Thjeshte says:

    Shoku investimin nuk e ka bere Qeverria por Privatiiiiiiii, fiksoje mire ne koke.
    Qe eshte merite e Rames kete nuk e mohojme dot..

  17. rexha 10 says:

    JO PER RAMEN,PORE PER OLSIN SE RAMA E KA DA MENDJEN ME BE TEATRIN .AI PO QE ESHTE I RAMES.
    SA PER STADIUMIN KRYEMINISTRI DONE ME E BO NE ZALLE TE KIRIT,AFER LOCKES.

  18. Debatik says:

    Gezohemi per cdo veper qe ndertohet hidherohen vetem ata qe nuk duan vendin kjo nuk ka lidhje me kullat ata le ti gezojne kullat ne stadiumin

    1. Tu i says:

      Urithi i di te gjitha asht finanzieri i birishes e luluse

  19. NNP says:

    Nuk e caj trapin fare per stadiumet pasi mbi te gjitha jane njerezit e ketij vendi.Kjo qeveri muti nuk mendon se pari per pensionistet e fukarenjt por per xhepat e vet.Ky fare K.r/ministri do te mbahet mend si KOCI i teto Ollges. Sidoqofte i lumte qe na e hodhi e po tallet me ne e me kete vend.

  20. Nick says:

    Nga Fatjon Baze?? Nga soji i Meros ka dalë ky frut mo? Epo, molla mbi mollë do bjerë. Megjithatë andej nga katundi im, thonë edhe: Mut i ati, mut i biri, mut edhe ai që bëri të atin. Për nga mënyra (bythëlëpirëse) e të shkruarit nuk i ka lënë gjë Meros ky. Bëji fresk kumandarit! S’ka rëndësi fare nëse shkrimi është plot me gabime drejtshkrimore. Rëndësi ka të shkruash ndonjë paçavure për të justifikuar pagën dhe për t’i ndrequr humorin kryeministrit, që mezi e kemi, mor aman. Të gjatë si kullën e sahatit, e kemi (apo si kullën e re të stadiumit, mo Fatjon?). Le t’i gëzojë mafia rilindase dhe mafia e FSHF-së pronat e reja mbi truallin shtetëror në mes të Tiranës, që e grabitën në mes të ditës, përpara syve të popullit sylesh që e ka mendjen vetëm për birra me qofte dhe për të bërë valixhet gati që t’ja mbathë nga tokat e rilindjes me lulëzim, me Monikë, edhe me bekimin e gjithë vagonave të tjerë të trenit të kusarëve.

  21. labi says:

    Nje idiot na tregon se ky vend ka nevoj per vende pune e jo per nje stadium per te cilin shteti nuk ka derdhe dollar.E drejte,por nuk shton ate qe :ja u ndertuan qindra fabrika prodhimi,por a jemi te afte te prodhojme mallra me cilesi e kosto me te ulet,a jemi te afte ti menaxhojme ato, a jemi te afte te hyme ne tregjet botnore apo pas 1 viti te mbyllim te gjithe ato fabrika?Jo vetem stadium por e gjithe superstruktura ndihmon ne paraqitjen pozitive te vendit perball investitoreve te ndryshem e pak a shume ndikon tek ato.Mendoni e diskutoni per nje project e ndertese qe si ne te gjithe boten eshte vend clodhje familjare javore dhe sigurisht edhe tregetare apo qendra biznesi ku si ne gjithe stadiumet modern ne bote)jane qendra biznesi(ka restorante,kafene)nga ku nga aty mund te shohesh edhe ndeshjet.GJithecka ne deshiren tande e gjithecka sipas xhepit.ore miq projektuesi ka experience e ka shetitur e pare shume stadium ne bote e ne pergjithesi ne projektin e tij ka future element te ndryshem pozitiv qe sot jane bashkohor ne stadimet modern.prandaj mendoj stadium jo vetem asht I bukur,por ploteson nevojat kryesore edhe si qender biznesi.Mentaliteti jone Akoma don kohe te ndryshoj.Duam qerpiq jo godina shume kateshe,duam qerpiq e jo beton kur e gjithe bota mendon e vepron kunder ktij mentaliteti haxhiqamilist.Prandaj pergezime kryeminister per kte dhurat qe I ben popullit e je kryeministri me I mire,me I kulturuar e me produktiv I 30 viteve te fundit.Inshalla inagurimi behet me fitore ndaj Frances.P.S. te mos pranohen ne stadium haxhiqimilistet keqdashes e populist megjithese tani nje pjese e tyre kan ndruar mendje. Cudi!Ndoshta kan te drejt,se kohet modern guri e gomari nuk luajne nga vendi(fjala) njeriu luan nga “vendi” mbi bazen e logjikes.Nuk besoj se ju merzita.

  22. a.f. says:

    Kampioni i mashtrimit dhe vjedhjes, Edi Rama, mbasi ka shkaterruar ansamblin arkitektonik me te bukur qe ruhesh ne Shqiperi, mbasi ka grabitur bashke me ndertuesin pronen publike te stadiumit dhe perreth tij, vazhdon te genjeje shqiptaret duke paguar shkrime dhe artikuj prej mercenaresh ordinere, per te mbuluar te verteten dhe krimin. Tashme nen hijen e narko-gerdalles shumekateshe dhe stadiumit te tjetersuar, Kompleksi i vjeter sportiv, sheshi Nene Tereza, Bulevardi, Instituti i Arteve, Universiteti dhe Biblioteka Kombetare, si nje ansambel i perkryer qe parfaqesonte nje periudhe te rendesishme per qytetin eTiranes, e kane humbur pergjithmone vleren urbanistike, historike dhe muzeale. E njejta babezi pritet te ndodhe edhe ne sheshin ku ndodhet Teatri Kombetar. Mjere Shqiperia per kete popull qe thur lavde dhe brohoret per hajdutet dhe kriminelet Rama, Berisha, Meta, Basha, etj.

  23. a.f. says:

    Kampioni i mashtrimit dhe vjedhjes, Edi Rama, mbasi ka shkaterruar ansamblin arkitektonik me te bukur qe ruhesh ne Shqiperi, mbasi ka grabitur bashke me ndertuesin pronen publike te stadiumit dhe perreth tij, vazhdon te genjeje shqiptaret duke paguar shkrime dhe artikuj prej mercenaresh ordinere, per te mbuluar te verteten dhe krimin. Tashme nen hijen e narko-gerdalles shumekateshe dhe stadiumit te tjetersuar, Kompleksi i vjeter sportiv, sheshi Nene Tereza, Bulevardi, Instituti i Arteve, Universiteti dhe Biblioteka Kombetare, si nje ansambel i perkryer qe parfaqesonte nje periudhe te rendesishme per qytetin eTiranes, e kane humbur pergjithmone vleren urbanistike, historike dhe muzeale. E njejta babezi pritet te ndodhe edhe ne sheshin ku ndodhet Teatri Kombetar. Mjere Shqiperia per kete popull qe thur lavde dhe brohoret per hajdutet dhe kriminelet Rama, Berisha, Meta, Basha, etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje