Hetimet për lobimin rus, flet sërish Arben Ristani dhe kërcënon Bashën: As unë dhe as financieri nuk e njohim Nik Muzin. Kjo histori nuk do përfundojë me kaq

8 Nëntor 2019, 21:30Politika TEMA

Ish sekretari i Pergjithshem demokrat Arben Ristani shprehet se ai dhe as financieri i PD Ilir Dervishi nuk e njohin shtetasin Nik Muzin, i cili ka deklaruar para drejtësisë amerikane se ka marrë 625 mijë dollarë për lobim në favor të Partisë Demokratike.

Duke folur për vendimin e sotëm të Prokurorisë për mbylljen e hetimeve për Bashën dhe PD, Ristani ka thënë se pasi Organi i Akuzës hetoi për rastin, provoi se akuzat nuk qëndronin.

“Unë nuk e njoh Muzin, as kam folur dhe as kam bërë ndonjë telefonatë me të. Po ashtu dhe financieri. Mbasi Prokuroria hetoi, provoi se akuzat nuk qëndrojnë”, tha Ristani.

“Ka dhe një çudi në këtë mes. Prokuroria kërkoi zgjatje të afatit prej 15 ditësh. Arsyeja ishte se kishte kërkuar të merrte dëshiminë e Muzinit, ndërkohë erdhi përgjigja nga SHBA e cila thoshte: Na sqaroni me çfarë statusi do ta pyesni Muzinin. 

Sepse nëse është në bazë të dëshmitarit, në bazë të amendamentit 5 të Kushtetutës ai refuzon të përgjigjet. Dhe këta nuk pyetën Muzin po mbyllën fare çështjen”, tha më tej Arben Ristani.

Ish-sekretari i PD theksoi në emisionin “Java” në RTSH se do t’i shkoi deri në fund kësaj çështjeje për të mbrojtur veten.

“Kjo histori nuk do pëfundojë me kaq se unë do ndjek rrugën ligjore për tu mbrojtur vet por dhe për të dënuar këta shkelës të ligjit. Unë sot kam marrë të gjithë dosjen dhe e kam parë”, tha Arben Ristani.

7 komente në “Hetimet për lobimin rus, flet sërish Arben Ristani dhe kërcënon Bashën: As unë dhe as financieri nuk e njohim Nik Muzin. Kjo histori nuk do përfundojë me kaq”

  1. Blanco says:

    Llumi i kombit jeni. Gazetare qelbesira. Ku eshte kercenimi ndaj Bashes ketu?

  2. Nick says:

    Shume mire ke bere qe e ke marre dosjen…po…mos e mbaj ne bagazh te makines se do prishesh semiaksin e kush e di nga do rrokullisesh!

  3. ky shkerdhate do perfundoje shume shume me keq se Gaddafi
    kush i qendro pas vrymes ,ktij putane qe vazhdo kerce bel danc ,
    para Drejtesise e shqiptareve ?
    Apo ata qe e hodhen ne politiken shqiptare .
    vetem VENDETTA shpeton Shqiperine nga kjo bande mafioze
    qe po cvlereson gjithcka shqiptare dhne e largoj nga Bota e civilizuar
    duke shkaterruar cdo te ardhme .
    Te ishte vall keshtu planifikuar per shqiptaret,
    me prurjen e Kalin e Trojes ,
    quajtur” Demokraci ”
    qe na rrasen Miqte tane ,qe sot po Heshtin duke na pare te shkaterruar ?!
    Po qeverria perse hesht ?
    Cfar po ndodh me qeverrine e mashtruseve ?
    vetem nji termet i fuqishem shpeton ate vend ptuuuuuuuuuuuuuuuuu
    shqiptare mos votoi me asji politikan e parti i kemi te gjith kunder shkerdhatat ,
    politikan ,medie ,e ci permban
    na tradhetuan Besen , ne skemi me asnji perfaqsues ,vetem veten tone ,
    duart tona . le te bejme ate qe i behet shkerdhatave qe na shkaterruan Atdheun e jeten
    pregatituni per hakmarrje eshte koha jone …

    1. Lul basha says:

      Corba Ristan, corba. Ka qene corba e prishur.

  4. Pedro i ri says:

    Mos harro te numerosh perseri votot per Bashkine e Tiranes si ne 2011

  5. Astriti says:

    Filloni t’i nxirrni syte njeri – tjetrit! Dita qe prisja. Ka lezet!

  6. Lliari says:

    Te lumte! Uje te zi se nuk ke gisht ne kete pacavure te ngjitur ndaj teje je jurist dhe kush e ka ngritur tanta marri ai qe i takon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje