Historia e panjohur: Si i eliminoi Enveri të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste. Me kë e filloi që nga periudha e Luftës dhe cilët shpëtuan

Memorie.al sjell historinë e panjohur të pjestarëve të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të cilët Enver Hoxha i eliminoi të gjithë duke filluar që nga periudha e Luftës me Anastas Lulën dhe Sadik Premten, për të vazhduar më pas me Koci Xoxen, Kristo Themelkon, Tuk Jakovën, Sotir Vullkanin, Ramadan Çitakun e Koço Tashkon. Të vetmit që i shpëtuan ndëshkimit, ishin Pilo Peristeri që u la në postin e drejtorit të Kombinatit të Autotraktorëve dhe Sinan Hasani, i cili që gjatë Luftës u dërgua me mision në Kosovë prej nga nuk u kthye më, dhe pas vdekjes së Titos ai arriti postin e presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë…

Nga Dashnor Kaloçi

Kjo eshte historia e panjohur e pjesetarëve të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të cilët Enver Hoxha i eliminoi të gjithë duke filluar që nga periudha e Luftës me Anastas Lulën dhe Sadik Premten, për të vazhduar më pas me Koci Xoxen, Kristo Themelkon, Tuk Jakovën, Sotir Vullkanin, Ramadan Çitakun e Koço Tashkon. Të vetmit që i shpëtuan ndëshkimit, ishin Pilo Peristeri që u la në postin e Drejtorit të Kombinatit të Autotraktorëve dhe Sinan Hasani, i cili që gjatë Luftës u dërgua me mision në Kosovë prej nga nuk u kthye më, dhe pas vdekjes së Titos ai arriti postin e Presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë…

Plot 78-vjet më parë, në 8 nëntor të vitit 1941, disa antarë të grupeve komuniste të Shkodrës, Korçës dhe Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin e tyre ilegal që nga mesi i viteve ’30, u mblodhën në një shtëpi  tiranase dhe shpallën krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Pak muaj më vonë, në krye të asaj partie doli Enver Hoxha, i cili për afro 45-vjet me rradhë drejtoi me dorë të hekurt Shqipërinë, duke instaluar këtu një nga diktaturat më të egra të modelit stalinist.

Dorës së hekurt të Enverit, i cili gjatë gjithë periudhës së sundimit të tij despotik e mbushi Shqipërinë me kampe dhe burgje për kundërshtarët politikë, nuk i shpëtuan as vetë ata që kishin themeluar Partinë Komuniste dhe kishin sjellë atë në krye të saj. Po kush ishte njeriu që bëri përpjekjet e para për krijimin e Partisë Komuniste në Shqipëri, kush ishin ata që morën pjesë në mbledhjen themeluese të 8 nëntorit 1941 dhe si i eleminoi Enver Hoxha të gjithë ata, duke i ekzekutuar, burgosur apo internuar?

Koço Tashko: Enverin e mora se na duhej një myslyman

Një nga njerzit që tentoi i pari të krijonte në Shqipëri një Parti Komuniste, ka qenë Zef Mala, i cili që në mesin e viteve ’30, drejtonte Grupin Komunist të Shkodrës. Aty nga muaji korrik i vitit 1939, ai mblodhi një grup komunistësh dhe shpalli krijimin e një partie komuniste. Mbas internimit të Zef Malës në Ventotene të Italisë, shokët e tij i humbën lidhjet me të, për shkak të pamundësisë së komunikimit. Kjo gjë bëri që edhe partia e tij të shpërbëhej plotësisht. Lidhur me ekzistencën e kësaj partie, Koço Tashko ka dëshmuar: “Kur vajta në Itali për t’ju kërkuar ndihmë shokëve italianë për ndërmjetësimin e themelimit të partisë, ata nuk më pritën fare. Ndoshta ata njihnin Partinë Komuniste të Zef Malës, të themeluar në korrikun e vitit 1939”.

Pasi Koço Tashko nuk mori dot ndihmën e komunistëve italianë, ai vajti në Jugosllavi dhe u kërkoi atyre të njëjtën gjë. Jugosllavët i sugjeruan atij se atë punë mund t’jua bënte shumë mirë, anëtari i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, Miladin Popoviç, i cili ishte i internuar nga italianët në kampin e Peqinit. Koço Tashko e pranoi sugjerimin e tyre dhe aksioni për lirimin e Miladinit iu ngarkua Mustafa Gjinishit dhe Guri Dhorit, shok i Tashkos. Pas lirimit, Miladini u vendos në Tiranë në shtëpinë e Shyqëri Këllezit, e cila ishte bazë e Grupit Komunisit të Rinjve.

Pas shumë bisedimesh që Tashko bëri me krerët e tre grupeve, u ra dakort që ata të bënin një mbledhje në shtëpinë e Bojka Lazërit, të cilën asokohe e kishte me qera Xhemal Cani me të shoqen Zylfien. Që përpara mbledhjes, Tashko kishte rënë dakord në parim me krerët e dy grupeve që kur të diskutonin për krijimin e Partisë, asnjë prej krerëve kryesorë nuk do zgjidhej në postin e sekretarit politik. Për këtë Tashko ka dëshmuar: “Ato ditë që vendosëm për mbledhjen e grupeve, më vajti mendja që të merrja në grupin tonë edhe Enver Hoxhën, të cilin e kisha rregulluar që të punonte në Tiranë, tek kinkaleria e mikut tim, Esat Dishnica.

Duhej bërë kjo pasi shokët e tjerë të grupit tonë si: Mihal Lako, Koçi Xoxe, Pilo Peristeri, e ndonjë tjetër, ishin në Korçë me përgatitjen e demonstratës së 7 nëntorit. Enveri njihej si intelektual, kishte qenë profesor në Liceun e Korçës dhe kishte studiuar ca kohë në Francë. Po kështu ai ishte i gojës dhe i penës, e kishte një paraqitje për t’u admiruar. Ndër më kryesoret që unë mendova të merrja Enverin me vete në atë mbledhje, ishte se ai ishte i besimit myslyman, sepse ne të tjerët ishim të gjithë ortodoksë. Kjo gjë duhej bërë patjetër sepse duhej një myslyman të përfaqësonte aty gjithë atë popullsi myslymane që kishte Shqipëria”, ka dëshmuar Koço Tashko lidhur me pjesëmarrjen e Enverit në atë mbledhje.

Mbledhja themeluese e PKSH-së

Mbledhja për formimin e PKSH filloi në mbrëmjen e 8 nëntorit 1941 dhe aty erdhën përfaqësuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçës ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe, Sotir Vullkani dhe Enver Hoxha. Nga Grupi i Shkodrës ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i të Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani.

Po kështu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, për të cilët të tre grupet kishin rënë dakord që të ishin si ndërmjetës dhe t’i ndihmonin për punët proceduriale. Përveç delegatëve me mandat, aty ishin preznet dhe persona të tjerë pa të drejtë vote si Skënder Çaçi etj. Po kështu rreth shtëpisë bënin roje dhe shumë persona të besuar që i komandonte Ali Demi. Që me fillimin e mbledhjes filluan debatet, pasi Lula dhe Premtja nuk ishin dakort me propozimin e Grupit të Korçës që të shpallej njëherë formimi i Partisë dhe pastaj të diskutoheshin problemet që grupet kishin në mes tyre.

Sipas dëshmive të Premtes, thuhet se Grupi i të Rinjve nuk kishte fare njoftim se në atë mbledhje do procedohej për krijimin e Partisë, por ata kishin shkuar aty duke menduar se do të vazhdonte mbledhja që kishin lënë përgjysëm disa ditë më parë në shtëpinë e Bije Vokshit. Pas ndërhyrjes së Miladinit, u hodh në votë dhe fitoi propozimi që të formohej Partia, pastaj të bënin diskutimet. Me votim të plotë në mbrëmjen e 8 nëntorit u shpall themelimi i PKSH-së dhe u hartua rezoluta përkatëse. Për këtë Enveri në kujtimet e tij ka shkruar: “Ishte një çast solemn dhe unë i përqafova të gjithë. Atë mbrëmje përqafova dhe Anastasin e Sadikun për të fundit herë”.

Mbledhja vazhdoi edhe shtatë ditë të tjera dhe Tashko ishte ai që dëgjohej më shumë nga të gjithë, për arsye se ishte komunisti më i vjetër dhe me mandat nga Kominterni. Ditën e fundit të mbledhjes u zgjodh Komiteti Qëndror, ku fituan Qemal Stafa, Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Enver Hoxha, Gjin Marku dhe Kristo Themelko. Kjo gjë erdhi pasi Enveri me dinakëri propozoi që Tashko, Premtja dhe Lula të ishin tre pjestarët e komisionit që do zgjidhnin Komitetin Qëndror dhe kjo gjë u miratua duke i lënë ata jashtë Komitetit Qendror.

Enveri zgjidhet sekretar i PKSH, në mars ’43

Mbas mbledhjes themeluese, Komiteti Qendror provizor caktoi dhe detyrat për të gjithë anëtarët. Për këtë Enveri ka shkruar: “Për të ruajtur unitetin, nuk pati zgjedhje për kryetar apo sekretar dhe ne bëmë ndarjen e punëve, ku Qemali do merrej me rininë, Baca (Çitaku) me financat, kurse unë me shtypin e me organizimin e Partisë”. Kjo thënie e Enverit (te libri “Kur lindi Partia”) nuk i qëndron së vërtetës, pasi sipas shumë dëshmive, Enveri u ngarkua vetëm me financat e Partisë. Kështu Isuf Keçi ka dëshmuar se i dorëzonte Enverit rregullisht shuma të mëdha parash që ua merrnin tregtarëve tiranas për Lëvizjen.

Sipas Tashkos, ai insistoi që në postin e sekretarit organizativ të Komitetit Qëndror të mos zgjidhej njeri, pasi ajo gjë i takonte Grupit të Korçës dhe kështu ata thirrën Dr. Ymer Dishicën në atë post. Pas mbledhjes themeluese anëtarët e Komitetit Qendror u shpërndanë nëpër rrethe të ndryshme. Gjin Marku në Berat, Themelko në Gjirokastër, Tuku në Shkodër, kurse Enveri qëndroi në Tiranë, ku do të merrej me mbledhjen e financave të Partisë. Pas 8 nëntorit 1941, Enveri rrinte më shumë me Miladinin në shtëpinë e Shyqëri Këllezit. Lidhur me këtë në dëshmitë e tij për “Gazeta Shqiptare”, midis të tjerash Shyqëriu është shprehur: “Aty në shtëpinë time Miladini i thërriste një nga një të gjithë anëtarët e Komitetit Qendror dhe në mes të tjerash i pyeste edhe për problemin e Kosovës.

Kur ai pyeti Anastasin e Sadikun ata i thanë: ‘Ai problem është zgjidhur në bazë të Kartës së Atlantikut që më 14 gusht 1941 dhe në bazë të kësaj karte, të gjithë popujt me plebishit do të vendosin se me kë dëshirojnë të bashkohen. Popullsia e Kosovës duke qenë 80% shqiptare natyrisht që do të bashkohet me Shqipërinë’. Pas kësaj ndërmjet Miladinit dhe Anastasit e Sadikut filluan kontradikta të mëdha për të cilat, Hamit Keçi na ka dëshmuar publikisht për “Gazeta Shqiptare”, duke thënë: “E kam dëgjuar me veshët e mi nga goja e Sadik Premtes kur ai thoshte: ‘Miladini me Dushanin janë shovinistë serb”.

Sipas dëshmive të Këllezit dhe Keçit, pas kontradiktave që Miladini pati me Sadikun dhe Anastasin, ai afroi akoma e më shumë Enverin i cili e përkrahte në ato debate. Kjo gjë konçidon edhe me zgjedhjen e Enverit në krye të Qarkorit të Tiranës, gjë e cila u realizua me propozimin e Miladinit. Në krye të Partisë Enveri erdhi në marsin e vitit 1943 kur u mbajt Konferenca e PKSH në Labinot. Në atë mbledhje, Dr. Ymer Dishica që kishte funksionin më të madh në parti, si sekretar organizativ, propozoi Enverin si Sekretar i Përgjithshëm i PKSH-së, gjë e cila u miratua me votim të hapur nga të gjithë.

Si u zhdukën themeluesit e PKSH-së

Që pas mbledhjes së 8 nëntorit 1941, Enveri filloi goditjen ndaj anëtarëve të Komitetit Qendror që ai i shihte si rivalë në luftën e tij për të kapur kreun e partisë. Nga nëntori i ’41-it e deri në marsin e ’43-it, kur Enveri u zgjodh në krye të PKSH-së, u vranë Qemal Stafa, Vasil Shanto dhe Sadik Stavaleci, të cilët ishin kandidatë kryesorë për kreun e PKSH. Për këta të tre, sipas shumë dëshmive, janë hedhur dyshime duke akuzuar Enverin të implikuar direkt në vrasjet e tyre. Po kështu në mbledhjen e marsit ’43 ku Enveri u zgjodh në krye të PKSH-së, u mor vendimi i përjashtimit të Premtes e Lulës nga Komiteti Qendror i PKSH. Për këtë Enveri ngarkoi dhe personat për eleminimin e tyre. Për vrasjen e Anastasit, Ferik Demir Çorej nga Uznova e Beratit, na ka dëshmuar publikisht për “Gazeta Shqiptare”: “Më dt.12 mars 1943 erdhën në shtëpinë time një grup partizanësh të çetës së Ramiz Aranitasit që komandoheshin nga Orhan Frashëri dhe një kolonjar që quhej Dhori.

Ata na thanë se atë natë kishin pushkatuar në Qafë të Gllavës një partizan që quhej Anastas Lula, i cili kishte dezertuar nga rradhët e udhëheqjes dhe bashkëpunonte me okupatorin. Atë e kishin pushkatuar të lidhur me cigare në gojë pasi kishte thirrur: ‘Rroftë Shqipëria”. Pas pushkatimit të Lulës, Enveri urdhëroi të njëjtën gjë dhe për Sadik Premten. Por pasi Sadiku mundi që t’u shpëtonte pritave që i bënë partizanët e Hysni Kapos në Tragjas, Enveri shkoi vetë në Vlorë. Pas kësaj Sadiku u fsheh dhe më pas u arratis nga Shqipëria dhe jetoi në Francë. Pas këtyre i erdhi rradha Zef Malës. Kur u kthye nga internimi ai shkoi në Pezë, ku Babë Myslymi i tha: “Ik or babë e mçifu në Tiranë, se dun me t’vra”. Për këtë Myslymi kishte parë telegramin që Enveri i dërgonte Nako Spiros ku thuhej: “I dashur Nako, Zef Mala jo vetëm që nuk duhet të shkojë në Kosovë, por ai duhet të dekorohet me një plumb kresë.

Ai s’është i mirë prandaj duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por në asnjë mënyrë të mos lihet kjo gjë pas dore, sikur ka bërë Hyseni (Gogo Nushi) me të tjera këshilla që i kemi dhënë, për të cilat do përgjigjet. Të fala shoqërore Tarasi (A.Q.SH. fq 14, Dos 76. P 26.08.1944). Pas kësaj Zef Mala u fsheh në Tiranë deri në mbarim të luftës dhe më pas përfundoi burgjeve dhe internimeve deri kur vdiq në vitin 1976 në mjerim të plotë. Që gjatë Luftës me urdhër të Enverit u pushkatua pa gjyq edhe Lazri, i zoti i shtëpisë ku u mbajt mbledhja themeluese më 8 nëntor.

Eleminimet e themeluesëve të PKSH-së pas mbarimit të Luftës

Pas mbarimit të Luftës, në fillim Enveri eleminoi Koci Xoxen duke e akuzuar si agjent të jugosllavëve. Koçi kishte funksionet më të larta pas Enverit, si nënkryeministër, sekretar organizativ i PKSH-së etj., dhe u pushkatua më 10 korrik 1949. Më pas rradha i erdhi Kristo Themelkos dhe Sotir Vullkanit që Enveri i goditi duke i konsideruar si njerëz të Xoxes. Kristo kishte lindur më 1916 në fshatin Vërnik të Bilishtit (shule) dhe kishte bërë vetëm 5 klasë shkollë. Pasi kishte qenë kapterr në ushtrinë e Zogut në Milot, ai ishte lidhur me Grupin Komunist të Shkodrës.

Mbas lufte ai u emërua Komisar i Korpusit të Tretë në Berat me gradën gjeneral-major, deri në 1947-ën kur u emërua Drejtor Politik i Ushtrisë. Pas goditjes së Xoxes, Enveri e goditi si njeri të jugosllavëve (ishte me origjinë maqedonase) dhe e caktoi Kryetar të Arizanatit në Tiranë, brigadier për këpucarët, berberët dhe rrobaqepësit. Kurse Vullkanin i cili kishte qenë ndër komunistët më të vjetër të Grupit të Korçës (pas Koçi Xoxes) pasi punoi disa kohë oficer në prapavijë, Enveri e degradoi pse ai mbrojti Koçin.

Vullkani vdiq në Tiranë në vitin 1964, një vit pasi i biri i tij, Roberti, ishte denuar me 15 vjet burg politik për tentativë arratisje. Më pas Enveri eleminoi dhe Çitakun i cili kishte qenë me Grupin e të Rinjve. Pasi Baca qëndroi disa kohë ambasador në Beogradc, Enveri e hoqi dhe dërgoi zv/ministër për Financat dhe më pas në Bankën e Kursimeve. Çitaku vdiq në 9 prill 1990 dhe në atë kohë të gjithë u habitën, pasi nuk e mendonin se ai njeri ishte gjallë, pasi nga frika e burgosjes Baca nuk kishte dalë kurrë nga shtëpia për vite me rradhë. Në vitin 1956 Enveri eleminoi dhe Tuk Jakovën (zv/kryeministër dhe sekretar organizativ i PKSH-së) pasi në një mbledhje Pleniumi, ai kundërshtoi manipulimin që i ishte bërë në shtëpinë muze të themelimit të Partisë me figurat e udhëheqjes. (Jakova vdiq në burg dhe dyshohet se e kanë helmuar).

Në vitin 1960 Enveri eleminoi dhe Koço Tashkon duke e akuzuar si njeri të sovjetikëve. Tashko qëndroi në burg deri në moshën 80 vjeçare dhe vdiq në internim në kampin e fshatit Adriatik afër Mamurrasit. Të vetmit anëtarë të mbledhjes së PKSH-së që mbetën pa u goditur nga Enveri, ishin Pilo Peristeri dhe Sinan Hasani. Nga Peristeri nuk i vinte asnjë e keqe Enverit, dhe ai e la atë formalisht në funksionin e kandidatit të Byrosë Politike dhe Drejtor të Uzinës Autotraktorëve në Tiranë, pasi puna kryesore e Pilos ishte që të fliste në përvjetorët e Partisë për “gjenialitetin” e Enver Hoxhës. Ndërsa Sinan Hasani shpëtoi nga goditja e Enverit pasi që në kohën e Luftës, u caktua të punonte në Kosovë dhe nuk u kthye më në Shqipëri. Ai qëndroi atje dhe pas vdekjes së Titos u bë President i Republikës Federative të Jugosllavisë.

Në 1946-ën, Pilo Peristeri s’ia dha Enverit deklaratën, duke thënë se ai s’kishte qenë me Grupin e Korçës

Nga të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes themeluese të 8 nëntorit të vitit 1941, vetëm Pilo Peristeri mundi që t’i shpëtonte goditjes së Enver Hoxhës, duke rezistuar deri në shëmbjen e regjimit komunist. Por edhe ai nuk kishte mundur që të shpëtonte “pa u lagur”, pasi e kishte paguar haraçin që në vitet e para të pasluftës. Diku aty nga viti 1946, kur Enver Hoxha nuk e kishte konsoliduar akoma pushtetin e tij të hekurt në Parti ashtu siç ndodhi më vonë, ai i dërgoi njerëz Pilo Peristerit, për t’i kërkuar një deklaratë ku Pilo të dëshmonte, se Enveri kishte qenë pjesmarrës i Grupit Komunist të Korçës që në fundin e viteve ’30-të. Por Pilo Peristeri u tha njerëzve që shkuan për t’ia kërkuar deklaratën, se nuk mund t’ua jepte dot atë, pasi Enveri nuk kishte qenë me Grupin Komunist të Korçës.

Pas kësaj Enveri i dërgoi Pilos një nga njerzit e tij më të afërt, por edhe atij Pilo iu përgjigj negativisht duke i thënë: “Jo bre, s’i të gënjej unë, Enveri nuk ka qenë me Grupin e Korçës”. Pasi Enverit i dështoi edhe tentative e dytë me Pilon, ai dërgoi njerëz për ta marrë deklaratën pranë Sotir Vullkanit, por edhe Sotiri nuk pranoi që ta jepte atë deklaratë, duke dhënë të njëjtën përgjigjie si Peristeri. Pas kësaj, Enveri u hakmorr ndaj Peristerit e Vullkanit duke i shkarkuar ata nga funksionet që mbanin.

Sotir Vullkanin e arrestuan gjoja për armëmbajtje pa leje dhe në vitet që pasuan atij i arrestuan dhe i burgosën për vite me rradhë edhe djalin e tij. Por inatin më të madh Enveri e kishte me Pilon, të cilin si fillim e dërgoi në Kuçovë, gjë e cila i shkaktoi atij edhe një problem të madh familjar. Pilo qëndroi në Kuçovë deri në atë kohë që pranoi të jepte deklaratën për Enverin dhe pas asaj ai u rehabilitua dhe u soll përsëri në Tiranë./Memorie.al

23 komente në “Historia e panjohur: Si i eliminoi Enveri të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste. Me kë e filloi që nga periudha e Luftës dhe cilët shpëtuan”

  1. gjergji says:

    Enveri eliminoj komplet grupin komunist te Shkodres qe ishte I perbere nga kumunist te mire arsimuar e intelektual qe rrjedhnin kryesisht nga familje te mekambura apo te pasuna e qe ne fillim I eleminoj duke I zevendesuan kryesisht me kuadro te ardhur nga jugu ku edhe predominonte kryesisht nivel I ulet I shkollimit e I intelektit por besnik te tij dhe mentalitet fshatarak

  2. Shqiptari says:

    O kluç KARI , ai brez boni ç’boni iku e mbylli siç deshi dhe ju kurvave te kolaboracionizmit ja u futi koken mu ne byth , si kopila shuplaka i bet ju qe sot ju ka dal majasilli ne goj , ju dobiça per tju lepir atij sistemi çfar nuk bet , dhe familjaret tuaj spiunuat dhe i futet neper burgje ju vet , dhe sot per ti shpetu kurvllikut tuaj qe nuk ka uj qe e lan ja faturoni kurvllikun tuj Enver Hoxhes dhe sistemit , por ju nuk nderroni , keshtu do jeni ne perjetsi plera dhe llum , tashti problemi esht si do ja bojm me ket sistem qe kemi 30 vjet , jan vrar e zhdukur 100 mij SHQIPTAR dhe ju kurvave te kolaboracionizmit nuk ju ben fare pershtypje kjo gjo , por kerkoni gabimet e atij sistemi qe me te drejt ja u shkerdheu kurvat ty tufave te isht tradhtave dhe dervish bythove , sot llapni kot nuk keni çi beni atyre , ata sa ishin gjall e çliruan kte ven dhe ju tradhtarve ju dhan ate qe meritonit plumbin burgun dhe internimin , deri die ju qanim hallin , po ju qenket ca dobiça sa sot themi me plot gojen qe jua paskan qir nenen me te drejt se jeni vertet llumi i kti populli , kopila tradhtaresh. Vetem ju qe nuk u bokeni njerez.

  3. Shqiptari says:

    O kaluç KARI , ai brez boni ç’boni iku e mbylli siç deshi dhe ju kurvave te kolaboracionizmit ja u futi koken mu ne byth , si kopila shuplaka i bet ju qe sot ju ka dal majasilli ne goj , ju dobiça per tju lepir atij sistemi çfar nuk bet , dhe familjaret tuaj spiunuat dhe i futet neper burgje ju vet , dhe sot per ti shpetu kurvllikut tuaj qe nuk ka uj qe e lan ja faturoni kurvllikun tuj Enver Hoxhes dhe sistemit , por ju nuk nderroni , keshtu do jeni ne perjetsi plera dhe llum , tashti problemi esht si do ja bojm me ket sistem qe kemi 30 vjet , jan vrar e zhdukur 100 mij SHQIPTAR dhe ju kurvave te kolaboracionizmit nuk ju ben fare pershtypje kjo gjo , por kerkoni gabimet e atij sistemi qe me te drejt ja u shkerdheu kurvat ty tufave te isht tradhtave dhe dervish bythove , sot llapni kot nuk keni çi beni atyre , ata sa ishin gjall e çliruan kte ven dhe ju tradhtarve ju dhan ate qe meritonit plumbin burgun dhe internimin , deri die ju qanim hallin , po ju qenket ca dobiça sa sot themi me plot gojen qe jua paskan qir nenen me te drejt se jeni vertet llumi i kti populli , kopila tradhtaresh. Vetem ju qe nuk u bokeni njerez. Ju tradhtin ndaj kombit sot ta shisni per lavdi legenat e kti vendi.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Or zoti ‘shqiptar’ psikopat në radhë të parë mos i bëj dy e nga dy replikat sepse të njëjtën efekt kanë apo je ndonjë pensionist i pjerdhur dhe unë humbas kohën me ty?
      Shqipëria ka 30 vjet që nuk po hap dot një kapitull të ri prandaj është shumë jetike ti vendosim gjërat me rregull, e para dhe më kryesorja është që shqiptarët të dënojnë diktaturën dhe diktatorin sadist qoftëlargun enver. .në këta 30 vjet ‘demokraci’ kalohet nën zë diktatura dhe diktatori, unë e kuptoj që politika dhe media janë ish bashkëpunëtorët e regjimit prandaj edhe ju nuk ndaheni dot nga periudha e tij e qelbur. .ju çdo ditë sillni foto apo ngjarje nga periudha e diktatorit pra që ti bëni publicitet por kujt ja tregoni? Traumat e diktaturës janë shumë të freskëta në trupin dhe shpirtin e shqiptarëve. .qoftëlargu juaj do nxjerrë nga varri ti pushkatonin kockat ti dhjesim mbi to pastaj ta betonojmë përjetësisht. .

  4. H says:

    Këta zhurmues socio-politikë përpiqen të krijojnë idenë se vrasjet janë gjë normale në jetën e një shteti. Dje diktatura kriminele i vishte vrasjet me petk ideologjik, sot i vesh me nuanca fataliteti. I njohim mirë krimet e enverit. Na zbuloni krimet e sotme . Ndryshe nesër do kemi krime të tjera të zbukuruara.

  5. Mjedis says:

    Nuk eshte aspak histori e panjohur. Keto ghera perfliteshin qe ne gjalje te Enverit dhe u bene publike menhehere pas ’90-es. Po ti siduket rron ne ndonje planet tjeter e s ke ndjekur shtypin shqiptar apo radiotelevizionet e ketyre viteve qe jane çjerre per kete argument. Vetm personat nen 15 vjeç mund te mos dine keto gjera pasi nuk u interesojne.

  6. Buda says:

    Shkrim me mllef, pa asnje dokument, ne nje kohe kur kane kaluar 30 vjet nga ndryshimi i sistemit diktatorial te Enverit dhe ndergjegjesimit te gjithe shqiptareve se ai sistem nuk mund te rikthehet me ne Shqiperi.
    Sa per dijeni, mbledhja e PKSH ka filluar me 7 nentor , me rastin e pervjetorit te Rev. Tetorit;
    Qemal Stafa u vra per faj te vet qe nuk u shkeput me kohe nga ….te Drita Kosturit
    Vasil Shanto nuk eshte vrare para prillit 1943, por ne janar 1944, per faj te vet qe shkoi ne Vrake…
    Myslin Peza nuk dinte shkrim e kendim qe te kete lexuar telegramin e Enverit per Nakon;
    Pa dyshim se Enver Hoxha u fut ne PKSH per te marre pushtetin, por shumica e te permendurve te perjashtuar dhe te vrare
    kane pasur te njejtin synim.
    Enver Hoxha e vendosi perfundimisht pushtetin e tij mbi PPSH dhe gjithe strukturat shteterore te Shqiperise, pas Konferences se Tiranes (1956), kohe pas te ciles beri gabime dhe faje te medha historike qe e erresojne figuren e tij.
    Perpjekjet per baltosjen e rolit te tij gjate Luftes se Dyte Boterore jane te deshtuara ne rrafshin historik.

  7. hani kto patate te ktij stani ,
    qe mos te geli laps e ju shplaje bizgaaaaaaaaaaaaaa zorret e Trurve !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    uahahahahahahahahahaah ci ka bo miletit stallat e shdruara ne Medie e Shqipnie

  8. KOZi says:

    Ore cuna po ju ngeli mendja te koloboracionizmi e ballistet ! A lexoni cfare thote Kaloci ketu ? Komunistet qe ne ditet e para te organizimit duke qene armiku ketu ,vrane njeri tjetrin si qente e rruges !? Lere me pas kur nuk kishte pushtues dhe do perkujtoime 75 vjetorin ! A lexoni ndonje cike juve , i kujtoni pak grupet armiqesore te pas luftes !? Komandantet e formacioneve partizane , anetaret e Byrove Politike, Ministrat e brendshem pa perjashtim nga KOci Xoxe e gjer Kadri Hazbiu, e perkrahes e familjare te tyre !? Merrni njoftim ne institucione, jane deklaruar emer per emer te Gazeta Metropol e gazeta Tirana Observer ! Te pushkatuarit, burgosurit ,internuarit ish komuniste te denuar e te neperkembur po nga bashkeluftetaret komuniste dhe numerikisht keto jane shumica e ish te denuarve ne komunizem ! I denuari , gjykatesi, prokurori, polici, komandanti i kampit te internimit, toga e pushkatimit,, personi qe i qellonte pas kokes ne fund, etj te gjith komuniste ……gallate ne perkujtim ! ….tung

  9. !1!1! says:

    Shume shkurt per Hoxhen ;Divide et impera (Perca e sundo ) , dhe me tej deno e elimino . Dhe Hitleri do e kishte zili shtazen Hoxha .

  10. Tropojan says:

    Si eleminoi berisha …shoket e vet!

  11. Arben Thaci says:

    Eshte per te ardhur keq se sa pak i njihni kosovaret qe jane pjese e historise se Shqiperise e Kosoves!? Sinan Hasani, nga fshati Pozharan i Vitise se Kosoves, asnjehere gjate jetes se tij nuk ka qene ne Shqiperi, Kjo që po them eshte e vertete e pamohueshme.

    Nderkaq, ne mbledhjen Themeluese te PK nuk ka qene Elhami Nimani, i si perfaqesues i Gupit te te Rinjve.
    Elhami Nimani kish shkuar nga Gjakova, para Luftes se Dyte Boterore per t’u shkolluar ne shkollen normalen e Elbasanit, ne Shqiperi. Pas Luftes Elhami Nimani ishte zyrtar qe punonte ne Beograd por edhe ambasador ne disa vende te botes. Ka qene i martuar me serbe. Kah fundi i viteve te 1987- disa shoveniste serbe e mbytën ne qytetin e Beogradit.
    Edhe keto jane fakte historike te pamohueshme.

  12. Bruti says:

    Une jam historian dhe autor i shume punimeve shkencore dhe me duhet jap njw keshille modeste:
    Nuk shkruhet historia me “dyshohet se” e “dyshohet se”, as me “sic ka deshmuar ai” e “sic ka deshmuar ky”. Ne histori jo deshmite gojore (sidomos deshmite qe jepen per subjektet e historise pas vdekjes se subjektit) por edhe dokumentet e shkruara (sa dokumente dime ne qe pasqyrojne shtrember faktet ne interes te shkruesit te dokumentit) nuk merren per te verteta pa u shqyrtuar ne menyre kritikei sepse perndryshe nuk quhet histori por hartim me dore te lire.

    1. XheJ eN Bi says:

      Bruti….
      Ky Kaloçi ngeli duke na shitur për histori broçkulla të tij dhe të ” dëshmitarëve” të tij.
      U bëra kurioz dhe hapa Memorie al . dhe aty në të gjitha shkrimet në Dosier janë me ” më tha” e ” i thash “.
      Ne që jetuam periudhën para 90-ës shumë gjëra e shohim se stonojnë.

  13. luani says:

    O rrot , po Zef Malaj nuk ka kriju dhe nuk ka patur parti komuniste qe genjen ti por ka drejtu grupin komunist te Shkodres qe eshte grupi i pare komunist .Enveri paska bete shume gabime se paska harruar te pyt zotrrote se po te kishe qene ti punet do ecnin sahat . Po ai ka bere shume gabime qe ka lene shume si puna jote .

  14. Shqiptari says:

    Lavdi burrit me te madh te historis se kti kombi , komandantit dhe udheheqsit legjendar ENVER HOXHA , ti o kaloç bytha flisje sa ishte gjall ai se ta shkerdhente maman ai siç jua shkerdheu sa ishte gjall bythqir bur , se nuk je burr me dy rr ti dobiç kelysh tradhtaresh.

  15. Shqiptari says:

    Lavdi burrit me te madh te historis se kti kombi , komandantit dhe udheheqsit legjendar ENVER HOXHA , ti o kaloç bytha flisje sa ishte gjall ai jo sot, se ta shkerdhente maman ai siç jua shkerdheu sa ishte gjall bythqir bur , se nuk je burr me dy rr ti dobiç kelysh tradhtaresh.

    1. KOZi says:

      Perseritje e detyruar =Ore vertete e kini apo eshte qellimi te na bejne te comentoime kot se koti ?! Enver Hoxhen nuk e ka mbrojte Partia e tij ! Enver Hoxhen nuk e mbrojti as gazeta e tij Zeri Popullit.! Cfare kerkohet tani nga neve kur shumica e popullit ka lindur pas vitit 1985 ? Te dilte dikush ne 1991 e te kundershtonte kalimin ne PS. Te dilte dikush e te kundershtonte heqjen e gazetes Zeri Popullit !
      Kujtese – ne 1990 Partia Komuniste Italiane ne KOngres te radhes vendosi te bente reforma si Gorbacovi. U quajt Partia Demokratike e Majte dhe ndryshoi program e statut . Ama rreth 1/3 e delegatve dhe rreth 8 deputet komuniste nuk pranuan ,dolen nga salla e vazhduan kongresin si Parti Komuniste me simbol Antonio Gramshin ( keto dite ne Itali behet nje ceremoni me emrin e Antonio Gramshit ku eshte edhe Presidenti yne )Me tregoni juve sa deputet e sa delegate te KOngresit te 10 te PPSH nuk ishin dakort dhe dolen duke mbajtur simbol Enver Hoxhen ?! Asnje !!! Atehere cfare kerkoni ? sikur edhe nje grup te largohej ate dite nga KOngresi i 10 sot nuk do bente kundershtime asnjeri !? tung e mos na konsumoni me kohen ! Zgjidhen problemet ndermjet komunisteve me perpara pastaj jepen parulla me rrofte e me lavdi.

  16. Arben Thaci says:

    Korrigjim i gabimit, lapsus kalami

    Ndërkaq ne Mbledhjen Themeluese te PKSH me 8 Nëntor 1941 ne Tirane ka marre pjese Elhami Nimani, gjakovar, i cili para Luftes se Dyte Boterore kish ardhur ne Shqiperi per t’u shkolluar ne gjuhen shqipe dhe e ka kryer Normalen e Elbasanit. Në Elbasan u përfshi ne Grupin e te Rinjve dhe si i tille ka marre pjese me 8 Nëntor 1941ne Mbledhjen Themeluese te PKSH.
    Redaksise e lexuesve u kerkoj ndjese per gabimin!
    Arben Thaci

  17. Po normalisht se Enveri i zhduku shoket e vet komunista. Ate qe e beri me vone ja pat thene Petro Markos ne Tirane shume para formiomit te PKSH.Kur Petro e sfidoi per shoket e vet komunista ai i tha: ketyre komunistave une do tu q…. motrat te gjitheve me radhe….
    Dhe vertete se ushtu jua beri, lista eshte e gjate. Tragjedia eshte se perveq shokeve komunist ai e sh……tere nje popull per 40 vite me radhe andaj jemi ku jemi.

  18. T.Voda says:

    — HEU..!!! .. MOS E PRISHNI GJAKUN, BRE BURRA…,!!! ..Mereni bute , bute….. e shtruar,,shruar…
    SOT ….. , 8 NENTORI , eshte ditelindja e ” PARTISE MEME ”…E cila, lindi 78 vite me pare .. tek SHTEPICKA ME QERPICKA.-.. Ndersa…. nje muaj me vone, 9 DHJETOR vijojne D /LINDJET e BIJAVE TE SAJ , [te pas 1990].
    —Nuk dime ..ne se do te qetsonin …apo shkonin per shtat VARGJET E DERGUARA… qe vijojne me posht…
    ****************************************
    @=KJO SHTEPICKA ME QERPICKA *=;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;
    Ne shtepicken me qerpicka
    8 Nentor, lindi particka
    Dhe u rrit ne ball t’furtunes
    Sokolesh , Partia e Punes
    Sokolesh, por mbet’ beqare
    Thone se s’u martua fare
    **
    Thone s’u martua kurre
    Vec shkoi , burre me burre
    Ku me Titon, ku me Stalinin
    Ku me Mosken ,ku me Pekinin
    Rrugn’e m…t kishte marre
    Domosdo, mbeti me barre.
    ***
    Mbire fara komuniste
    Rritur barku sa ti pelciste
    Here qante e here villte
    Mbetur barse , por nuk po pillte
    Dhe u beme pike e vrer
    C’ka Partia qe s’po nxjerr
    Pritem pritem, 50 vjet
    Prit te pjelle, partia shtet
    ****
    Kur aty, nga 90-ta
    Tu shtri Partia , or tungjatjeta
    Dhe renkonte, si nje dreq
    I plasen ujrat, i plasen keq
    *****
    Hajde mor te pjelle hajde
    E zbrazi barkun si gajde
    Dhe nuk polli pak e pake
    Ku binjake e ku trinjake
    Pill parti e pill particka
    Ku te beshme, e ku kerthicka
    Mengjarashka e djathtanicka
    Parti blu , roze e kaleshka
    Pill e pill, e s’ju lodh pjeshka
    O ta lumsha moj parti nene
    Edhe bushter te kishe qene
    ******
    Moj parti ta lumsha synin
    Kyce pjeshken , e ver’ drynin
    30 vjet , vec nxjer particka
    Nga shtepicka, me qerpicka
    ……………………………………………….
    Pershendetje , –Tomor Voda -NY-USA

  19. Skenderbeu says:

    Ky do I Kaloci qe hengri buken e Zerit te Popullit deri ne 1990 thur histori sipas oreksit. Ne mbledhjen e 8 Nendorit vetem Miladini ka qene nga jugosllave Dushani erdhi pas mbledhjes dhe kritikoi Miladinin. Po keshtu nga Kosova ka qene Fadil Hoxha qe u dergua ne Kosove me pas dhe haroni Miha lakon qe ishte kryetar I grup it te Korces . Sa per partise komuniste ate qe ne1939 e kish krijuar nje Zai Fundo qe kishte mare buken e kominternit nga Ali Kelmendi dhe komunikonte me kominternin nepermjet Greqise. Keto dokumenta dhe buken ai I fshehur ne minjeren e Selim Mborjes dhe Enveri i ka kerkuar me airing deri Sa I gje ti dhe eleminoi Zain ne Kosove.Shtremberomet behen sot ngado mjafton te kene vrer dhe mllef ndaj punes vetmohuse te atyre njerzve idealists.

  20. Pokeristi says:

    Z.autor i shtepickes me qerpicka!!
    Te lumte dorra te rofte kusicka
    Partise i rrofte kuticka
    Ka zonja ka nevricka
    Ka bura ka guricka
    Mbi te gjitha qendron p.cka
    Qe jemi shqipetare jemi.Por qe nje Enver te na marr emrin
    nderin e namuzin per 50-te vjet me readhe,te pakten te pretendojme te behemi qytetare.
    Te me falesh z.Kaloshi ne pac takat e deshire mos e nderprit kete pasion e kete perkushtum.
    Eshte sherbim qytetar,eshte sherbim intelektual eshte sherbim patriotik.Te gjithe duhet t’i dime ukuretet e Enverit dhe sistemit despotik obskurantist qe ai keijoji dhe ushtroiji.
    Te pergezoj se tepeemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *