I dërguari i SHBA flet për Shqipërinë, apel për dialog e marrëveshje. Palmer: Do të na pëlqente të kishim rezultate

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, përfaqësues special amerikan për Ballkanin Perëndimor deklaroi se në Shqipëri duhet një dialog për të miratuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Teksa mbajti fjalën në forumin ekonomik në Davos, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama,  Palmer theksoi se “që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.”

“Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.

Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare” tha Palmer.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *