Kushtetuesja, Manja: Ligji nuk e lejon presidentin ta bllokojë, të hënën votohen në Kuvend 2 anëtarët

“Nëse, presidenti nuk ushtron kompetencën e tij, brenda afatit 30 ditor, kandidati i listuar i pari, konsiderohet i emëruar dhe ky afat është afat prekluziv”, ka deklaruar sot Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Manja tha se “ditën e hënë Kuvendi i Shqipërisë do të votojë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ndonëse presidenti Meta refuzoi për të zgjedhur anëtarin e radhës.

“Presidenti ka dërguar një letër ku kërkon pezullimin e dekretimit të vakancës së dytë që i takon presidentit, dhe unë nuk di që letra pezullon një veprim juridik. Kushtetuta flet shumë qartë.

Secili nga institucionet kushtetuese të përfshira në procesin e kompozimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe këtu e kam fjalën për presidentin e republikës, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë nëse nuk e ushtrojnë këtë kompetencë brenda afatit 30 ditor kandidati i listuar i pari konsiderohet i emëruar dhe ky afat është afat prekluziv. Kuvendi i Shqipërisë ditën e hënë do të ushtrojë këtë kompetencë në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Manja.

Po ashtu, Manja tha se presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë këndvështrime të ndryshme për mënyrën si gjykojnë ligjin dhe Kushtetutën.

“Kemi këndvështrime të ndryshme si gjykojmë Kushtetutën dhe Ligjin. Nga sot presidentit i ka skaduar afati 30 ditor për të dekretuar vakancën e dytë të shpallur prej tij për Gjykatën Kushtetuese”, shprehet ai.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *