Lëreni djalin të shkojë në shtëpi dhe kthehuni merrni të tjerët. Nëse ua mban…

Nga Mentor Kikia

Një shfaqje përtej çdo logjike vazhdon prej dy ditësh me marrjen e djaloshit 11 vjeçar Alvin Berisha nga një kamp në Siri, ku mbahen ish luftëtarë të ISIS si dhe gratë e fëmijët e tyre.

Video dhe foto pa fund. Njësoj si ata bamirësit që, edhe kur i japin një copë bukë fukarait, bëjnë disa bubla filmimi që të kapet imazhi më i mirë.

Në Romë një ushtri me zyrtarë, përfshi edhe ministrin tonë të Brendshëm, dolën në një konferencë për shtyp duke treguar me radhë se si e morën Alvinin nga kampi. A thua kanë evakuuar të gjithë kampin.

Në fakt i gjithë ky show, shqiptaro-italian, është një tym që hidhet për të mbuluar heshtjen skandaloze të të dy shteteve për të tërhequr nga ky kamp njerëzit e tyre.

Atje besohet se janë të paktën 80 shqiptarë, shumica gra e fëmijë, të cilët shteti ynë nuk pranon ti riatdhesojë, sikundër edhe vendet e BE-së. Sepse ata ikën vullnetarisht.

Operacioni për marrjen e Alvinin ishte një show politik pasi historia e tij shkaktoi një reagim shumë të madh mediatik e publik në Itali.

Alvinin e shpëtoi një baba i përkushtuar, që për 5 vjet nuk reshti së kërkuari, si dhe dy gazetarë, një italian e një shqiptar, që shkuan dhe e gjetën mu brenda në kamp.

Ndërsa gara mes qeverisë dhe presidencës shqiptare se kush dha më shumë kontribut për shpëtimin e Alvinit është qershia mbi tortë e kësaj hipokrizie.

Për të marrë njerëzit nga kampi në Siri nuk ka nevojë për Rambo, apo luftëtarë Ninxha. Mjafton të duash ti marrësh.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Lëreni djalin të shkojë në shtëpi dhe kthehuni merrni të tjerët. Nëse ua mban…”

  1. laura says:

    Ore Mentor, A ka ndonje moment qe e ve ne dyshim mendjen tende per cka thua, apo te merr perpara andropauza dhe nuk i ve dot fre logorese…..

  2. flora says:

    Shume e vrtet ,na lodhen koken kane nje jave gjithe televizionet kane mbushu oret me kete lajm.
    Po i duan aq shume keta njerez qe kan mbetur atje ne kamp le te shkojne televizionet ti marrin me leket e tyre.
    Ne jemi popull i varfer dhe ato leke qe shteti harxhon per shou le ti harxhoje per ata femije te semur ne pediatrine e Tiranes.
    Nuk eshte faji jon qe keta njerez ndodhe neper kampe,ata qe i cuan le ti sjjellin,nuk kan pse ja kerkojne shtetit.

    1. vang says:

      NJerezit qe shkuan atje shkuan me deshiren e tyre dhe detyrim qeveria nuk ka.Ata imame qe i frymezuan me Kuranin perpara tu bejne derman e jo te dalin ti bejne thirrje qeverise per ti kthyer.Asnje detyrim dhe jo sic thote ky KIKIA:”NE u a mban……”” Perse more gazetar i mencur duhet te ja ”mbaje” qeverise per ata njerez qe iken me deshire nga frymezimi i avujve te propagandes ISIS??? Rasti i djaloshit 11 vjecar eshte i vecante sepse mbeti pa te jemen dhe i jati luftoi dhe kerkoi ndihme. Te tjeret ashtu deshen me ndergjegje dhe le te enderrojne parajsen e premtuar.

  3. kujtimi says:

    More kikia, ndiqe edhe nje here konferencen per shtyp ne Rome dhe pastaj dhjasu ne media. Turp nuk dini te vleresoni as me minimalen, qe nje minister i brendshem organizoi veprimet dhe beri te mundur shpetimin e djalit rob lufte. Qeveria duhet te beje perpjekje per shpetimin e femijeve te tjere nqs ka ne ato kampe te mallkuara, ndersa per te rriturit, ato mire e kane. Te shlyejne fajin e tyre ne burgjet e roberve te luftes.

  4. Totololi says:

    Ju jeni hipokrite dhe nuk dini se c’flisni. E kuptoni se ne cfare rreziku hyjne te gjitha vendet po te kthehen te gjithe ata ekstremist. Ju hiqeni si me humanet dhe llogjiket, po kush do paguaj per kthimin e atyre kafsheve qe shkuan atje per te bere 1001 te zeza e tani duan te kthehen e te jene te sigurt. Aje te rrine qe te behen mesim edhe per te tjeret qe duan te bejne te njejten gje me vone.

  5. skender Lipo says:

    Zoti Mentor, i lexoi shkrimet e tua dhe jam, ne shumicen e rasteve, dakort me shqetesimet qe ngrini!!
    Me kete shkrim nuk jam dakort. Nuk eshte aq problemi i te angazhuarave ne kete askion, eshte me shume problem i mediave.

  6. rexha 10 says:

    GJITHESESI KY VEPRIM ISHTE KURAJUSE ,PORE LE TE SHPRESOJME QE NE KETE MYNYRE TE MARRIN NGA AI KAMPE TE GJITHE FEMIJET E TJERE.FEMIJA ESHTE FEMIJE DHE NUKE DINE GJE.PERSE DUHET TI VUAJ FEMIJA DESHIRAT E NENES ,APO BABAIT.
    KUJTONI SE PREJE FEMIJEVE QENDRON KJO BOTE NE KEMBE .NJERIU LINDE ENGJELL ,DHE SHENDRROHET SIMBASE ZGJEDHJES QE BENE NE JETE KURE BEHET I MADHE.MEQENSE LIGJET NUKE FUKSIONOJNE MUNDE TE KTHEHET EDHE I PA DENJE PER SHOQRINE KU JETON.MUNDET TE SHENDRROHET EDHE NE KANIBAL,KU HAJNE NJERI TJETRIN.KY ESHTE EVOLUCIONI I DARVINIT NE SHOQERINE NJERZORE.
    NJERIU PA LIGJE ,BEHET KAFSHA ME E ZGJUAR NE BOTE., PRA SUNDON BOTEN.

  7. TIRONA says:

    Femija vertet eshte femije,por kush beri kete femije,kush pergjigjet per femijen .C’fare gen ka dhe cdo te behet kur te rritet.Akoma do te vuaje shoqeria ? moo

  8. Nik says:

    Z. Kikilig e beka shume te thjeshte dhe fare te lehte shpetimin e ketyre femijeve fatkeq nga kampet e vdekjes. “Mjaf te duash” thote ai!?!? Po vetem me deshiren e mire te Kikiligut atehere duhet te kishin shpetuar te gjithe femijet apo jo o Z. Kikilig?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *