Macron, një president i vogël i një kombi të madh

NATO është duke vdekur, Amerika i tha lamtumirë Europës, shqiptarët mund të shkaktojnë tollovi në rajon, Bosnja vatër e xhihadistëve – të gjitha këto i tha Emmanuel Macron në një intervistë për «The Economist». Dhe të gjitha këto janë marrëzi të një politikani popullist që po e dëmton Perëndimin.

Nga Enver Robelli

Emmanuel Macron i ka dhënë një intervistë revistës globale britanike «The Economist». Ka folur për shumë tema dhe, me këtë rast, presidenti i «grande nation», i kombit të madh, e ka lëshuar gjuhën aq shumë, aq poshtë, aq marrëzisht, saqë lexuesi mund të pyesë: a bëhet fjalë për një president të një shteti të madh me armë bërthamore dhe me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së apo për një pronar të një kafehaneje në provincën franceze?

Tri deklarata të Macron tërheqin vëmendjen.

E para: Rajoni (Ballkani) mund të destabilizohet nëse turpërohet Shqipëria, sepse kudo ka komunitete shqiptare. Kjo është një analizë absurde. Nuk janë shqiptarët ata që po e destabilizojnë Ballkanin, por në radhë të parë Serbia me politikat e saj hegjemoniste – duke mos pranuar pavarësinë e Kosovës, duke hapur debate për ndryshim të kufijve, duke shkaktuar tensione në Bosnjë, duke provokuar trazira në Mal të Zi. Pasi me mendjelehtësi dhe pa dije gjeostrategjike Macron i bllokoi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ai tani, në mungesë argumentesh, i shënjon shqiptarët si faktor destabiliteti.

Këtë e thotë një president që nga prapaskena e ka pritur mirë idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Një president që në Samitin e Berlinit me vendet e Ballkanit, Kosovës i bëri një ofertë prej tyxhari politik: ju hiqni tarifat ndaj Serbisë, ne po ua heqim vizat – ndonëse kushtet për heqjen e vizave janë plotësuar qëmtoi nga Kosova dhe tani ky vend ndëshkohet për arsye politike, ndërkohë që qytetarë të vendeve si Ukraina dhe Gjeorgjia gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në Zonën e Schengenit. Kosova ballafaqohet me shumë probleme, por sa i përket sundimit të ligjit nuk është nën nivelin e republikave postsovjetike.

Deklarata e dytë: NATO është duke vdekur, tha Marcon. Këtë e thotë presidenti i një vendi që ndaj NATO-s historikisht ka mbajtur qëndrim ambivalent. Për Donald Trumpin NATO është një «projekt komercial», shtoi Macron. Trump mund të mos i pëlqejë Macronit, mund të mos u pëlqejë francezëve, gjermanëve, ballkanasve. Por, le të shihen së pari faktet. Trumpi nuk është (krejt) Amerika. Në Kongresin amerikan ka qindra përfaqësues që prioritet kryesor të angazhimit të tyre politik e kanë ruajtjen dhe forcimin e aleancës së Amerikës me Europën. Siç thekson gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) në një koment, në tri vitet e fundit Amerika ka investuar gjithnjë e më shumë miliarda dollarë në sigurinë e Europës.

Trupat amerikane nuk e kanë braktisur Europën, por janë kthyer në numër më të madh. Vitin e ardhshëm, shkruan FAZ, në Europë do të vijnë 20 mijë ushtarë për të marrë pjesë në një manovër të madhe. Në çerekshekullin e fundit nuk është shënuar një ardhje e tillë e ushtarëve amerikanë në Europë. Kur kësaj i shtohet rritja e pranisë amerikane në Poloni, Rumani, Bullgari dhe vendet baltike, atëherë deklarata e Macron për vdekjen e NATO-s është qesharake. Këto ditë, në 30-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, në Gjermani po qëndron ministri i jashtëm amerikan Mike Pompeo. Pasi kreu akademinë ushtarake në West Point më 1986, Pompeo ishte komandant i një njësie tankiste në kufirin gjermano-gjerman.

Macron është i ri, 41-vjeçar, ky është fat i tij i mirë. Por për të bërë politikë të mençur Macron e ka një mangësi: kur ka filluar lufta në Jugosllavi, ai ka qenë gjimnazist, rrjedhimisht deklaratat e tij mbi Ballkanin janë aq absurde. Mund të shtrohet një pyetje ndoshta cinike: çfarë ka bërë Franca për sigurinë e Europës? Macron flet shumë për «autonominë strategjike» të europianëve, por kur së fundi amerikanët tërhoqën trupat nga Siria veriore, edhe ushtarët francezë ikën – Parisi nuk ishte gjendje t’u garantojë sigurinë atyre. Në këtë gjendje Macron gjuan me kallashnikov retorik kundër Amerikës dhe i ngjan vetëm një figure që vendoset në kopshte për frikësimin e korbave.

Deklarata e tretë: Macron e përshkroi Bosnjën si vend që ballafaqohet me problemin e xhihadistëve të kthyer nga Siria. Kështu ai u përpoq ta prezantojë Bosnjën si vatër të islamistëve agresivë. Bosnja ka shumë probleme, por vatër e fanatikëve dhe terroristëve islamikë nuk është. Më shumë islamistë nga Franca i janë bashkuar milicisë terroriste ISIS se sa nga Bosnja. Fashizmi i gjelbër i islamistëve duhet të luftohet si në Francë, si në Bosnjë, por ta etiketosh një vend me histori tragjike si Bosnja se na qenkësh vatër e xhihadistëve tregon për një injorancë kolosale presidenciale. E ky president është i Francës.

Një vend që me dekada ka injoruar rrezikun që vjen nga fanatikët myslimanë, që me dekada nuk ka bërë gati asgjë për integrimin e myslimanëve dhe ka lejuar që ata të jetojnë në geto. Kur së fundi një islamist që punonte në policinë e Parisit, vrau disa kolegë, ministri i Brendshëm i Macronit u përpoq ta fshehë prapavijën islamiste, pastaj, nën presionin e fakteve, Macron u përbetua se Franca duhet t’ia heq qafën hidrës islamiste. Kësaj hidre vërtet duhet t’i hiqet qafa, por kjo nuk mund të bëhet me akuza pushalle kundër një vendi të dobët si Bosnja. Dhe të dobët këtë vend e kanë lënë sidomos europianët duke iu nënshtruar agresionit serb në Bosnjë. Bie në sy që në analizat fluturuese të Macron Serbia nuk përmendet fare. Me sa duket agresori është amnistuar. Mirë, së paku, që kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshtoi gjuhën e pathemeltë të Macronit kundër NATO-s dhe Amerikës.

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Macron, një president i vogël i një kombi të madh”

  1. fit-tim says:

    Nje analize shume e qelluar dhe gjitheperfshirese

  2. PEPJA says:

    AI S’QE I ZOTI PER VETE JO TE JETE PER EUROPEN.

  3. Kodra says:

    Macroni eshte globalist i vene ne krye nga cifutet.

    Edhe Merkeli po ashtu.

    Edhe tere strukturen ekonomike-mediatike dhe kinematografike cifutet e kontrollojne jo vetem ne Amerike por tere perendimin.

    Kjo edhte loja 4D Chess quhet.

    Lepuri fshihet tjeterkund.

  4. Gjon Leka says:

    Të lumtë dora, Enver. Ky Makroni, që është mikro presidenti i Francës së madhe, dufin e tij kundër Amerikës e ka shprehur ndaj popujve të vegjël pro-amerikanë të Ballkanit dhe si filorus ka kursyer Serbinë, këmbën ruse në rajon.

    1. ## says:

      Duket se Franca po kerkon te dominoje duke krijuar nje ushtri europjane me arme, strategji dhe komande franceze. Pas largimit te Anglise, ngelet vendi i vetem europian me arsenal nuklear dhe kerkon qe orekset e veta imperiale, impotencen ekonomike, gjeopolitike dhe degradimin ksenofob te popullsise se saj , ta mbushe me gjoba ndaj vendeve te Europes, qe tashme kerkon ti detyroje te paguajne armet e saj dhe ti ktheje qytetaret e Europes ne ushtare te nje Legione Straniera nen urdherat dhe komanden e Le Penit.
      Europa po trembet nga Putin, por duhet te trembet me shume nga Franca, sepse eshte barku i saj i semure dhe rreziku me i madh qe i kanoset.
      Nje kontinent i bashkuar si Europa perpara se te mendoje per nje ushtri, mund ti shpjegoje botes se ne cgjuhe do merren vesh ushtaret e saj?! 50 vjet bashkuar dhe europjanet merren vesh o me shenja o me google traduttore.

  5. H says:

    Vazhdon kompleksi shekullo shqiptar. Ne jemi të mirë por fajin na e kanë të tjerët. Kur të fillojmë të mendojmë që “. ne jemi provincialë të prapambetur” dhe do përpiqemi të mësokmë nga të tjerët, atëherë mund të fillojë përparimi.

  6. Vladimir says:

    Urime Robelli!
    Nje shkrim fantastik nga nje intelektual europian, i drejtperdrejte, i qarte dhe pa doreza. Ashtu siç i do mushka drute, -thone nga anet tona.
    Flm

  7. AC/DC says:

    O Vero e ke ti pashaporten franceze qe te behesh president i madh i nje kombi te ‘vogel’ si Franca??? Brekgris,gjithmone sunit ne mendime vetem kritika per te tjeret qe te pelqeje vetja.

  8. Piro says:

    Burrat i pjek puna, vuajtja, lufta. Si mund te jete nje 49 vjecar qe s’ka kaluar asnje test te tille?

  9. rexha 10 says:

    NUKE I DELE INATI KOLLAJ KETIJE KOLONIZATORI TE VENDEVE AFRIKANE ,PER ATE QE NATO I BERI SERBISE .E GJITHE URREJTJA PER NATOn ESHTE SE PRESIDENTI I AMERIKES BILLE KLINTON BOMBARDOI SERBINE.PER TI DHENE NJE HERE E PERGJITHMONE PAMVARSINE KOSOVES.KURSE PER LUFTEN KUNDER LIBISE DHE TUNIZISE KRYEMINISTRI I FRANCES U ZU ME KRYEMINISTRIN ITALIAN SEPSE DONIN KUSHE E KUSHE TA BOMBARDONTE ME PARE. KJO NDODHI SE PERFITIMET EKONOMIKE ISHIN TE MEDHA .KUJTONI KETU REZERVAT E MEDHA TE NAFTES TE SHTETIT LIBISE QE UDHEHIQEJ NGA KADAFI. KY MACRON NUKE E KA IDENE SE KU BIE SHQIPRIJA ,AI KUJTON SE ESHTE ANDEJ NGA GUINEJA,DHE JO NE BALLKAN. SA PER ATE QE HHHHHHH SHKRUAN , I THEMI QE KULTURA NUKE ARRIHET ME LUFTE.NE KEMI NJE SHPREHJE ,PO QE SE JE SHQIPTARE:ARMIKUN E PRESIM KE DERA.SHQIPTARI KURRE NUKE KA SULMUAR NDONJE SHTET. DUHET TE JESHE ME I HUMBURI NE BOTE QE SOTE NE KETE KOHE MOSE TA KUPTOSH QE CDO VEPRIM BEHET PER INTERESA EKONOMIKE .CDO GJE ESHTE BISNES. MAKRON BENE SI I PARE SEPSE PERKRAHET NGA GJERMANIA,TE TJERAT JANE PALLAVRA.GJERMANIA ESHTE E LIDHUR ME RUSIN ,DHE RUSI ME AMERIKENE TRAMPIT.KY ESHTE TRINOMI I EUROPES DHE BALLKANIT. PASURIJA TE BENE MBRETE OSE PERANDORE.

  10. Iliria e bashkuar says:

    Macron 100% kalova lumin te befsha… kalin.

  11. rroku says:

    Ky xhuxh do te behet si Bonaparti por nuk behet dot se ska bythe…..
    Fundin si Bonaparti do ta kete….
    Me gjith plaken qe ka per grua…..

  12. Jam pishman says:

    O AC/CD Veroj dhe islamistët mamanë.

  13. Olimpia says:

    Makron eshte nje presidente i Vogel,por edhe Franca nuk eshte me e madhe. Edhe BE me 500 milione banore e saj dhe prodhuesen me te madhe ne bote,perpara SHBA dhe Kines ,ne se realizojne nje integrim me te forte politik dhe ushtarak mund konkurojne me to ,ne te kundert do te jene ne rolin e perhereshem te vasalit.Sa per trupat amerikane, ato nuk do te largohen kurre nga Europa dhe sidomos nga Gjermania,por edhe nga Japonia.SHBA nuk mund te lejojne kurre nje aleance te mundeshme ruso…gjermane,nje dominim gjerman apo nje rrezik rus mbi kontinentin e vjeter.Largimi i trupave ruse nga Gjermania,fale idiotizmit te Gorbacovit,ishte e barabarte me nje lufte te fituar pa shkrepur asnje arme dhe kete avantazh te realizuar falas amerikanet nuk do ta humbasin kurre.Megjithate kete radhe le shkruar mire Ribelli.

  14. SHKELZENI says:

    NJE NJERI QE U MARTUA ME NENA GJYSHEN TREGONE SA I PA AFTE ESHTE .
    NUK ESHTE FRANCA ME DÉMOCRATIKE SE SUÈDE FINLANDE QE PRANUAN HAPJEN E NEGOCIATAVE TE PAKTEN MOS TE TREGOJNE PERALLA MONSIEUR MANU .
    DO ISHTE NE NDERIN E TIJE SI PRESIDENT I QE TE ARGUMENTONTE ATE ( JO ) FRANÇAIS KUSH ISHIN ARESYET EDHE NESE DO HAPESHIN NEGOCIATAT SHQIPERIA NUK DO HYNTE TE NESERMEN .
    JO E FRANCES ISHTE NJE JO E KEQE SE NUK DUHET HARRUAR.

  15. demokrati says:

    Me ne fund qullosi dicka qe mund te lexohet edhe kosovaristi antishqiptar robelli.Po ja ndjen fundshpina ujin dhe tani qe serbia po nxjerr dhembet po kujtohet per aleatet natyral te shqiptareve.Macron ka bere te veten diskursin e vucic, vetem vucic perdor poshterimin si pjese e ligjerates politik.Me largimin tragjjk te Britanise nga BE,Franca e kulisave mendon se ka ardhur koha te behet jo vetem violina e pare politike madje ne menyre me arrogante te mundshme por edhe pushka e pare e BE.Por nga pervoja pushka franceze eshte me keq se pushka e jevgut,.Nese Franca e Macron vazhdon ne kete menyre jo vetem qe Gjermanise do ti dale turpi por do te kemi nje ridemensionum te rolit te saj dhe atehere Macron do te kuptoj se cdo te thote poshterim.

  16. Kola says:

    O Robell, eshte e kunderta: Macron eshte President I Madh, i nje Kombi.

  17. ben says:

    Artikull brilant. Dhe te mendosh se asnje artikull I shkruar nga Robelli me ka pelqyer me pare, por kesaj here duhet qe ti jap 200% kredit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *