“Më ka ftuar Putin”, Trump mendon të shkojë në paradën ku Rusia “tregon muskujt”

8 Nëntor 2019, 21:18Bota TEMA
“Më ka ftuar Putin”, Trump mendon të shkojë në

Donald Trump vazhdon të surprizojë me disa nga deklaratat e tij. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi sot se po merr seriozisht parasysh ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në paradën madhështore në Ditën e Fitores, festë kjo që zhvillohet në 9 maj dhe kujton fitoren e Rusisë dhe aleatëve ndaj forcave nazi-fashiste.

Parada është tradicionalisht edhe një mjet i fuqishëm i propagandës ushtarake të Kremlinit, që përfiton nga vëmendja e opinionit publik dhe asaj mediatike për të “treguar muskujt” me risitë më të avancuara të industrisë ushtarake ruse.

“Jam i nderuar nga ftesa, dhe po mendohem”, deklaroi Trump, i cili gjithsesi shtoi se parada “bie në mes të fushatës për zgjedhjet presidenciale”, gjë që mund të pengojë praninë tij, që do të ishte një event sigurisht historik.

1 komente në ““Më ka ftuar Putin”, Trump mendon të shkojë në paradën ku Rusia “tregon muskujt””

  1. Arber iliri says:

    Ky nuk eshte nje 12 vjecar ne kullen e kontrollit por nje 5 vjecar aty qe shkateron gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje