Muriqi zbulon gjithçka: Kombëtarja e Turqisë, Fenerbahçe dhe idhujt e tij në Evropë

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, ka dhënë së fundi një intervistë për televizionin turk NTV dhe u përgjigj disa pyetje të ndryshme për karrierën e tij.

Muriqi kishte përmendur edhe në një intervistë të mëparshme se Turqia e kishte kërkuar për të qenë lojtar i Kombëtares U-21, gjë që e ka konfirmuar sërish futbollisti.

“Ne kishim ngecur në procedura. Një familjar me origjinë turke më pyeti se a kisha pasaportë turke, s’e kisha. Trajneri i Kombëtares U-21 Abudallah Ercan më ka thënë se i kisha pëlqyer shumë”, ka thënë Muriqi.

Megjithatë, ai vendosi ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, ndërsa verës mori një tjetër vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, duke vendosur të kalojë nga Rizespori në Fenerbahce.

“Gjyshi im është arsyeja pse e zgjodha Fenerbahen. Unë e pyeta se çfarë lloj klubi është Fenerbahce dhe ati më tregoi. Unë s’mund ta refuzoja. Them se ky ka qenë fati im”, shtoi kosovari.

“Qëllimi im i parë ishte të luajë në klube të mëdha në Evropë. Pastaj Fenerbahce erdhi me një ofertë zyrtare dhe nuk ishte aspak e lehtë ta refuzoj. Një ëndërr e imja është të luaj në Premierligën angleze, pasi që besoj se mund të përshtatem atje”.

Muriqi mund ta ketë mundësinë të luajë në Premierligën angleze në të ardhmen, apo edhe në ndonjë tjetër ligë të madhe evropiane, pasi që paraqitjet e tij mbresëlënëse në ndeshjet e këtij sezoni kanë bërë që për të të shprehin interesim shumë klube.

“Unë e marr shembull qetësinë e Ibrahimovicit në fushën e lojës dhe saktësinë e Lewandowskit para portës. Edhe ambiciet e Cavanit më bëjmë përshtypje. Po tentoj t’i inkuadrojë këto pika në lojën time”.

Vedat Muriqi po shkëlqen aktualisht në kampionatin turk teksa te Kosova ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm, që përbën një sulm të frikshëm, bashkë me Milot Rashicën dhe të dëmtuarin, Arbër Zeneli.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *